| E marte, 14.12.2021, 08:00 PM |
Nga E.B., Nju Jork
Më 27 Nëntor 2021,
u mbajt me sukses për të pestin vit radhazi konferenca ndërkombëtare LEAPin
Albania e organizuar nga Leadership Development Association Balkan. Në sallën e
konferencave në Tirana Business Park, në konferencë morën pjesë rreth 210
pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme.
LEAPin Albania
2021 zgjati rreth 4 orë dhe përfshiu fusha të ndryshme bazuar në tema që i
përshtaten më së miri profilit profesional të folësve dhe e vendosin atë në një
kontekst më rinor dhe bashkëkohor.
LEAPin Albania u
hap me fjalimet përshëndetëse nga Presidenti i Shoqatës për Zhvillimin e
Lidershipit Ballkan, z. Marilo Meta, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore dhe
Menaxherja e LEAPin znj. Iva Durdaj, duke vazhduar me fjalimin e drejtuesve të
bordit rajonal të LDA Ballkan, duke falenderuar folësit, mbështetësit e
eventit. dhe të pranishmit që zgjodhën ta kalonin të shtunën ndryshe. LEAPin
Albania mblodhi së bashku 9 folës, individë të njohur që kanë pasur sukses në
fusha të ndryshme si sipërmarrje, politikë, art, arsim, kulturë, aktrim,
gazetari, televizion etj.
LEAP nënkupton
Learn (mësoj), Engage (angazhim), Act (vepro), Progress (progres) dhe synon të
bashkojë në një samit të gjatë e interesant folës motivues, të cilët ndajnë
përvojat e tyre të jetës dhe motivojnë të rinjtë për të arritur qëllimet e
tyre. Të ftuar nderi të samitit ishin: Michael Hoeft, Elsa Skenderi Rakipllari,
Sazan Guri, Habit Hajradini, Kristaq Xharo, Altin Borici, Enisa Kadrii, Richard
Russell, dhe Xhevat Bajrami.
“Jemi të
emocionuar që mbajmë për të pestin vit LEAPin Albania 2021. Vizioni ynë i
përbashkët është të aktivizojmë, fuqizojmë dhe forcojmë potencialin rinor
përmes asistencës, edukimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive për të
përmirësuar fuqinë punëtore dhe profesionalizmin në Shqipëri”, tha Marilo.
Meta, President i LDA Balkan & Leader Salesforce Community Albania.
“Ne besojmë se
potenciali i të rinjve është një lëvizje për të ardhmen dhe për një të nesërme
më të mirë. Ne inkurajojmë të rinjtë në Shqipëri të përfshihen në organizatat
rinore. Mesazhi ynë është të mbështesim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin me parime
progresive për të ardhmen e vendit,” theksoi Marilo Meta.
“Është thelbësore
të jesh një dëgjues aktiv në tema si të folurit publik, vetë-përmirësimi,
politika, inovacioni dhe marketingu, që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e
të rinjve. Kjo konference ishte shumë e dobishme sepse të gjitha sfidat me të
cilat mund të përballet një i ri në ditët e sotme për të pasur sukses u ndanë
nga folësit me publikun. Në fund të kësaj konference, shpresojmë që të rinjtë
të kenë një mentalitet të ndryshuar drejt suksesit dhe mundësive që mund të
gjenden në vendin tonë,” tha Qëndrim Hoxha, Zëvendës President dhe CEO i LDA
Balkan në Kosovë.
Fjalë hyrëse nga Drejtuesit Rajonal të LDA Ballkan:
Marilo Meta –
President & Themelues i LDA Balkan
Iva Durdaj –
Drejtoresh Burimesh Njerëzore, LDA Ballkan në Shqipëri
Qëndrim Hoxha –
Zëvendës President dhe CEO i LDA Balkan në Kosovë
Dafina Memeti –
CEO e LDA Ballkan në Maqedoninë e Veriut
Leonora Pajaziti –
CEO e Lda Balkan në Luginën e Preshevës, Serbi.
Folësit e konferencës:
Michael Hoeft –
Ekspert Ekonomik
Elsa Skenderi
Rakipllari – Zëvendësdekane, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Sazan Guri –
ambientalist, gjeolog nafte dhe inxhinier shqiptar
Habit Hajradini –
Zyra për Qeverisje të Mirë, Republika e Kosovës
Kristaq Xharo –
Dr. Prof. Ekspert i Studimeve të Sigurisë
Altin Borici –
Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim, Preshevë
Enisa Kadrii – CEO
në Zyrat e Ena Group në Maqedoninë e Veriut
Richard Russell –
Drejtor i UTDS Optimal Choice
Xhevat Bajrami –
Udhëheqës i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës së Kosovës
Moderatorja e Konferencës:
Kristina Mere –
Gazetare
Fotografja e konferencës:
Hygerta Lalaj –
Fotograf
Ekipi organizativ:
Marilo Meta, Iva
Durdaj, Eljona Avdo, Klerina Lamce, Albina Caci, Anduel Boci, Genart Nura,
Irida Dervishaj, Egida Delibashi, Tatiana Zylyftari, Kristina Zhuleku, Luciano
Biçaku, Irisa Agalliu.