Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Profesorë!

| E diele, 12.12.2021, 09:35 AM |


PROFESORË! *

In memoriam:Profesorëve të mi në NORMALEN e ELBASANIT!

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Sot kam ardhur në ELBASAN,

Se sot aty është "NJË DITË E MADHE"

DITË E MADHE për KOMBIN mbanë

Më 1 dhjetor 1909 u hap SHKOLLA NORMALE!

PROFESORË! Asnjërin nga ju nuk mund të veçoj

SE JU, që të gjithë, ishit të mrekullueshëm!

Kurrë, sa të jem gjallë, nuk mund t'ju harroj

Dhe loti i mallit është i papërballueshëm!

Ju që të gjithë punonit me përkushtim

Ishit modele që duheshit ndjekur

Për të gjithë Ju kam të veçantë adhurim

Mjerisht, të gjashmit me JU, kund s'i kam gjetur.

E di që nga kjo botë kini ikur

Por shpirtërisht vij dhe puth çdo pllakë varri

Sado i moshuar dhe kokëthinjur

Për JU lot lëshoj nga malli.

* kam qenë maturant në vitin 1959, në 50-vjetorin e shkollës.

Tiranë, 1 dhjetor 2021