| E marte, 07.12.2021, 08:09 PM |
JEHONA E VEPRËS HEROIKE E ADEM JASHARIT NË DIPLOMACINË BOTËRORE -- LIDHJET E FAMILJES JASHARI ME LAHUTËN E MALCISË TË AT GJERGJ FISHTËS
Nga
Frank Shkreli
Përshëndes
organizatorët e këtij tubimi – Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane,
“Skenderbej”, Zotin Mark Qehaja, me bashkpuntorët e tij të Shoqatës – e cila me
krenari mban emërin e Kryetrimit dhe të Përgjithëmonshmit të Kombit shqiptar –
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, si dhe Shkollën Shqipe Alba Life - Ambasador i
Kombit. U falënderoj përzemërsisht për ftesën. Gjithmonë qofshi faqe bardhë!
I
am humbled and so honored to be here with one of the greatest friends of the
Albanian nation, His Excellency Ambassador William Walker. I don’t know what
would have happened if Ambassador Walker had not gone to Reçak that cold day of
January 1999. We need more ambassadors
like William Walker -- to speak the truth to the world. Ambassador Walker may
God give you health and a long life, so that you may continue to be a Witness.
And
Mark Gjonaj, our Councilman – how great is this place for our community – the
best thing that has ever happened for the Albanian-American community. You have
given a voice to this community, like never before. Thank you for your
exemplary service to our community. God
bless you, and we wish you the best in whatever new endeavor you decide to
pursue, my friend!
Të
nderuar pjesëmarrës: do preki, shkurtimisht, dy tema: Jehonën që bëri vepra heroike
e Adem Jasharit në diplomacinë botërore, perëndimore – dhe frymëzimin e
fuqishëm që Familja Jashari si dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjetën në
veprën Lahuta e Malcisë të At Gjergj Fishtës – një ndikim ideshë dhe ndjenjash
të forta që besoj se mund të kenë gjallëruar dhe ngritur aftësinë vepruese të
UÇK-së dhe të udhëheqsit moral dhe komandantit legjendar të saj, Adem Jasharit.
Pak
kohë më parë më tërhoqën vëmendjen deklaratat e historianit të njohur shqiptar,
Profesor Jusuf Buxhovit në një intervistë, me Blendi Fevziun në programin
“Opinion”. Ai tha se në takimet me amerikanë -- pas “paralajmërimit të
Krishtlindjes” i Presidentit Xhorxh Bush në vitin 1992 --sipas tij, u ishte thënë përfaqsuesve të
Kosovës, se “deri tani keni bërë rezistencë institucionale, me fjalë tjera deri
tani keni bërë “politikë pa luftë dhe kështu do të vazhdoni”, por do vijë koha
që “do bëhet luftë, pa politikë”, sipas
historianit Buxhovi. Duke folur për librin e tij të fundit, ai shtoi se
amerikanët i kishin thënë grupit të intelektualëve kosovarë të asaj kohe se,
“Ne do t’i kontrollojmë të dyja”, politikën dhe luftën. Kjo u është thënë
shqiptarëve të Kosovës që në vitin 1992, shtoi ai. Sipas Prof. Buxhovit, përveç
amerikanëve edhe gjermanët ishin, “vendosmërisht”, të interesuar të stimulonin
disa grupe të armatosura, madje i kanë ushtruar e stërvitur ato, tha Buxhovi,
duke shtuar se ka qenë vetë pjesëmarrës në ato bisedime. Bazuar në dokumentat
që posedon, Prof. Buxhovi tha se, definitivisht, Shtetet e Bashkuara dhe
Gjermania kanë qenë të interesuara që t’i stimulojnë disa grupe të armatosura
në Kosovë. “Lufta e diplomacisë do të këthehej tani në diplomaci të luftës”,
citon ai zyrtarët amerikanë, të kenë thenë në takimet me elitën kosovare të
atyre viteve.
UÇK-ja
ka qenë e orientuar shumë kah Perendimi dhe larg grupeve terroriste dhe si e
tillë, ajo ka qenë e interesuar që të ruhej uniteti i brendshëm kombëtar”, tha
në bisedën e tij me gazetarin Blendi Fevziu, historiani Buxhovi dhe njëri prej
pjesëmarrësve në takimet e para me zyrtarët amerikanë dhe gjermanë, që në
fillim të 1990-ave dhe më vonë.
Dy
ngjarje, kanë berë jehonën heroike të veprës së Adem Jasharit për liri e të
cilat kanë tërhequr vëmendjen e diplomacisë perendimore dhe medias
ndërkombëtare. Ndër të tjera, ishin dy skena krimesh kundër njerëzimit dhe një
takim diplomatik me UÇK-ën – para ndërhyrjes së NATO-s -- ngjarje këto që
ndodhën brenda një viti e që ndryshuan epokën dhe benë këthesën e madhe për
Kosovën dhe epër Kombin shqiptar. Masakra e Reçakut, lufta heroike dhe vrasja e
Adem Jasharit me familje dhe takimi i Ambasadorit Holbrooke me përfaqsuesin e
UÇK-ës, Hajdin Abazi. “Kishte ardhur, pra, koha për luftë, pa politikë”. “Lufta
e diplomacisë do të këthehej në diplomaci të luftës”. Ky ishte momenti i jehonës së veprës dhe
sakrificës së Adem Jasharit, familjes së tij dhe UÇK-ës.
Historiani
Buxhovi tha në intervistën e tij se, UÇK-ja ishte e orientuar ka Perëndimi. Unë
nuk di se kush mund të jetë më pro-perendimor se At Gjergj Fishta. Dikush mund të pyes, po ç’kanë të përbashkët
Familja Jashari dhe At Gjergj Fishta?
Të
dy këta, Adem Jashari dhe Gjergj Fishta – burra dhe shtylla të fisit shqiptar,
njani me urti në mendje e tjetri me trimëri në zemër – me të njëjtin mendim e
me të njëjtin qëllim. Ka ardhë koha,
pra, t’ia këthjellojmë Shqipes kujtesën:
Ndoshta pak njerëz e dinë se At Gjergj Fishta, nepërmjet Lahutës së
Malcisë, është i lidhur ngusht me familjen Jashari dhe me luftëtarët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. I pari i familjes Jashari -- Shaban Jashari -- e kishte
mësuar përmendësh të gjithë Lahutën e Malcisë të Gjergj Fishtës (pasi ishte e
ndaluar në atë kohë) dhe e recitonte në familje dhe në odat e burrave, sipas
një burimi të historianës amerikane Anna Di Lellio. (“Sacred Journey to a
Nation: The Construction of a Shrine in Postwar Kosovo Anna Di Lellio,
Independent Scholar and Stephanie Schwandner-Sievers School of Slavonic and
East European Studies, UCL, London”.)
Ishte në odën e burrave të familjes Jashari aty ku Ademi i ri ka dëgjuar
më së pari recitimet e babait të tij, nga Lahuta e Malcisë e At Gjergj Fishtës.
Fatkeqësisht,
për shkak të shtrembërimit të historisë nga historianët nostalgjikë të
komunizmit kombëtar dhe ndërkombëtar, nga të dy anët e kufirit
shqiptaro-shqiptar, shumë njerëz nuk dinë se i Pari i familjes Jashari, Shaban
Jashari – i uritur për mësim e dije, për lexim e shkrim – i mori njohuritë e
para në gjuhën shqipe nga mësuesit që kishte dërguar Ernest Koliqi anë e mbanë
trojeve shqiptare, përfshir Drenicën. Madje ai shërbeu edhe si mësues për një
kohë, megjithse nuk kishte përgatitjet e duhura – por as pajtimin me regjimin e
ri komunist të asaj kohe, as miratimin e tyre.
Jam
i sigurt se, përveç Familjes së Jasharëve, ka shumë raste të tjera frymëzimi
nga vargjet e At Gjergj Fishtës, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
por dua të përmend vetëm edhe rastin e Heroit kombëtar Agim Ramadani.
Bashkëshortja e Heroit legjendar, Zonja Shukrije Ramadani, me një rast ka
treguar për dashurinë e bashkshortit të saj për poezitë e Fishtës, duke thënë
se para se ishte nisë për në betejën e fundit, Agim Ramadani, sipas saj, kishte
marrë me vete kasetën me poezinë e At Gjergj Fishtës, recituar me zërin e
Reshat Arbanës. “Deshta me ju lanë një kujtim”, tha ajo. “Agimi, kur u
nis për në luftë, nga gjithçka që mori me vete, ishte një kasetë, në të cilën
kishte të regjistruara me zërin e Reshat Arbanës, poezitë e Fishtës së
Madh. Kur e pyeta pse po e merr, ai më tha: – “Shiqo. Ky është zëri
i Atdheut, zëri që na ndihmon, na jep shpresë, na jep fuqi, që të vazhdojmë
luftën ashtu siç duem, deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Me atë zë (të
Fishtës) ai u dha zemër ushtarëve të tij në betejat më të forta që u zhvilluan
në luftën çlirimtare të Atdheut tonë”, ka thënë Shukrije Ramadani.
Qendresa
dhe sakrifica sublime e familjes së Adem Jasharit i kishte rrënjët thellë në
shqiptarizëm të pastër fishtjan, ashtu siç i kishte edhe Ushtria Çlirimtare e
Kosovës dhe jo në ndonjë lëvizje majtiste, ose terroriste siç mund të
pretendojnë edhe sot disa mendje të humbura.
Ishte kjo trashëgimi, sakrificë dhe vendosmëri e një populli dhe e
komandantit legjendar, për të siguruar lirinë, njëherë e përgjithmonë. Ishin,
pra, sakrifica dhe lufta e Adem Jasharit që, më në fund, bëri jehonën që
tingëlloi në veshët e diplomacisë perëndimore për angazhim serioz ushtarak të NATO-s – vepër e cila, përfundimisht bëri që, “Lufta e
diplomacisë (së deri atëhershme) të këthehej në diplomaci të luftës”, për
çlirimin përfundimtar të Kosovës nga pushtuesi serb.
Shqiptarët
sot janë me dy shtete të pavarura, Shqipërinë dhe Kosovën – jemi të mbledhur
sot këtu për të festuar Pavarësinë e Kombit – ditëlindjen e komandantit
legjendar të Kombit, Adem Jasharit dhe njëherazi kujtojmë edhe 150-vjetorin e
lindjes së Poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës – sipas të dhënave edhe babait
shpirtëror të Familjes Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në
këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë, Adem Jashari dhe At Gjergj Fishta
kanë një porosi për shqiptarët – sidomos për klasën politike aktuale në Tiranë
dhe në Prishtinë. Komandanti legjendar
Adem Jashari, besoj se do të urdhëronte: Mjaft me intrigat dhe me flirtimet me
të huajt që nuk ia duan të mirën Kombit shqiptar dhe boll me sjelljet
tragji-komike të brendëshme politike,
tepër të rrezikshme ndaj interesave kombëtare. Gjergj Fishta do të
paralajmëronte për rrezikun e përbrendëshëm!
“Shqyptarë! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me
punë”. At Gjergj Fishta
Të
gjithë së bashku -- shqiptarë nga të gjitha trojet e fisit tonë arbëror – para
Altarit të Atdheut në këtë log të kuvendit të “Mbledhur bijt e Shqipërisë
përpara këtij Alltari të madh të Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij
Senotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtërat e Deshmorëvet! Dhe lavduroni këtë ditë
madhështore! Gëzouni o Shqiptarë të
arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt e bukur e fluturoni në qiellin
e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju lumenj dhe dete të
Shqipërisë! Bekonani ju o Deshmorët e
shenjtë t’Atdheut. Kurajo, durim dhe shpresë, Ti Shqipëria irredente!” (Ilia
Dilo Sheperi).
Ju
falënderoj nga zemra dhe ju përshëndes me fjalët e Ilia Dilo-Sheperit!
Gëzuar Pavarësia!
Frank Shkreli,
Takimi
i Përfaqsuesit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton, Ambasadori
Riçard Holbrooke me Hajdin Abazin, anëtar i UÇK-ës, në kryeqendrën e UÇK-ës në
Junik, 24 qershor 1998 – rezultat i jehonës së veprës heroike të Adem Jasharit
në korridoret e fuqive të mëdha perëndimore.
Deshmori
i Kombit Agim Ramadani për At Gjergj Fishtën: “Ky është zëri i Atdheut, zëri që
na ndihmon, na jep shpresë, na jep fuqi, që të vazhdojmë luftën ashtu siç duem,
deri në çlirimin e plotë të Atdheut”.
Autori
duke përshëndetur me rastin e Akademisë kushtuar Adem Jasharit në Nju Jork – 20
Nentor, 2021
Me
Ambasadorin amerikan William Walker – dëshmitari i Masakrës së Reçakut