| E diele, 05.12.2021, 12:27 PM |
ISLAMIZMI DHE POLITIKA
NGA
NIKË
GASHAJ
Njohjet
nga shkencat politike tregojnë se në periudhën e hershme të islamizmit ka
mbizotërua qendrimi se religjioni është çështje politike, kurse politika
çështje religjioze.
Xhamia
ka qenë hapësirë jo vetëm e shenjëtë, por dhe politike sepse në të janë
diskutua të gjitha çështjet jetësore të bashkësisë shoqërore përkatëse.
Sot
nuk paktikohet që të bëjnë mbledhje kryetarët e shteteve ku dominon
religjioni i krishterë, por është bë praktikë që të bëjnë seanca/samite
kryetarët e shtetëve opo të qeverive të vendëve islamike( pa marrë parasysh
dallimet e tyre politike, të sistemeve politike etj.). Si përgjegje e botës
islamike për sulmin e falëtores së tretë të shenjëtë të muslimanëve, Xhamin
Aqsa në Jerusalem, është themeluar Organizata e Konferencës islamike( OIC) më
1969. në Rabat, e cila numron 57 shtete antare islamike.
Sikurse
është e njohur, dhe vendimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump për njohjen e
Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit ka pas shkaktua denim dhe reagime të
ashpërta të vendeve islamike. Në lidhje më këtë çështje me thirrjen e
Presidentit të Turqisë Erdoganit në mënyrë urgjente është mbajtur Samiti i
vendëve islamike në Stamboll.
Sekularistët
islamik dëshirojnë për ndarjen e religjionit nga politika. Tentojnë që
religjioni të jetë çështje e jetës personale private. Megjithatë në anën tjetër
për shkaqe politike dhe jo konfesionale janë për të ruajtur njëfarë
raporti në mes islamizmit e politikës. Ndërsa Shoqata “Ibn Halldun” e ka
mbajtur në Tubim shkencor në Londër, me 1996. Pjesëmarrësit e atij Simpoziumi
në fjalë nga vendet e ndryshme islamike, kryesisht kanë qenë intelektualë dhe
njëzëri e kanë vertetua mundësinë e sekularizimit të shoqërisë, duke nënvizuar se
me atë nuk dëmtohet esenca e islamizmit. Gjithashtu, simpoziumi e ka miratua
dhe Deklaratën për Drejatë e Njeriut.
Mirëpo,
kritikuesit i kanë konsideruar ata si proprendomor duke u terhequr vrejtje se
sekularizimi është i pa pranueshëm për muslimanë. Sipas mendimit të tyre në
botën islamike nuk ekziston dallimi në mes të njëmendësisë së shenjëtë dhe të
asaj shpirtërore. Prandaj në Prendim ka shumë moskuptime ndaj islamizmit( por
dhe anasjelltas). Dikur në Prendim bauk ka qenë socializmi, kurse sot botën e
frikojnë me islamizëm. Sa janë vetëm ata të cilët me josimpati shikojnë në
muslimanë në Bashkësin Europiane ( edhe në Turqi).
Disa
autorë pohojnë se sekularizmi është shmangur botës islamike. Madje dhe vendet
për të cilat është folur se i ka përfshi sekularizmi, kanë përjetua “zgjimin
islamik”(Egjypti, Libani, Irani, Tunisi, si edhe sot Turqia). Sipas tyre në
botë islamike kurr nuk ka ardhur deri te ndarja e fesë dhe shtetit.
Shpesh
dëgjohet termi”islami politik”. Çka do të ishte ai? Gjendja kur islamizmi
pranohet më tepër si ideologji politike sesa shënjëtore. Natyrisht, në
disa vende nuk është në pyetje vetëm”islami politik”, por dhe krishterimi
politik dhe ideologjik.
Shtrohet
pyetja: a është demokratia cilësi e vendeve islamike? Zakonisht ato e pranojnë
teknologjinë e prendimit, por dyshonjë për liritë individuale dhe demokracinë e
prendimit (islamistët). Në veçanti, fundamentalistët islamik nuk e pranojnë
mënyrën e mendimit prendimor dhe të stilit të jetës, por për promocionin e
ideve të veta i përdorin të gjitha të arrijturat teknike të prendimit(TV,
Internet, fax, kasetat zanore…).
Varianti
fundamentalist i islamizmit nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e
demokracisë( sipas tij të gjithë pjesëtarët e elitës politike islamike duhet të
jenë myslimanë aktivë, kërkohet shtimja e sheriatit…). Mirëpo, a thua se
fundamentalizmi protestantë, katolikë dhe ortodoksë janë të përshtatshëm për
zhvillimin e demokracisë? Natyrisht se jo!
Analistët
parashtrojnë pyetjen: a është i mundur zhvillimi i demokracisë në marrëdhëniet
shoqërore në të cilat nuk bëhet ose pohohet se nuk mund të bëhet dallimi në mes
të bashkëkësisë se religjionit dhe të bashkësisë politike, në të cilën nuk
bëhet dallimi në mes të “Zotit dhe mbretit”? A Shpien ajo kah kontestimi
midis njëmendësisë shpirtërore dhe shenjëtore? A vjenë sipas islamizmit,
sovraniteti prej njerzëve, apo nga Zoti?
Sipas
profesorit të sociologjisë së religjionit Ivan Cvitkoviq, ata të cilët e
pranojnë demokracinë, qendrimin e vetë e bazojnë në iden e kuranit sipas të
cilës qeveritë duhet të konsultohen dhe të qeverisin në baza të konsensusit.
Sipas tyre, në shoqërinë demokratike është e mundur për të bërë ndarjen e
religjionit prej politiket. Duke u nisur nga ajo se islamizmi dhe demokratia
nuk janë në kundërshtim, shumë intelektualë përpjeken të bëjnë sintezën e
idesë së demokracisë parlamentare dhe të islamizmit. Për ata është një hapë
përpara drejtë demokracisë, meqenëse në shumë vende, grupet islamike në mënyrë
legale marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe fitojnë vende në
parlament(Tunis, Alzhir, Egjypt, Jordan…). Çështje tjetër është sesa lëvizjet
islamike, kur të vinë në pushtet janë të gatshme për tolerancë pluraliste apo
të llojllojshmërisë.
Në
fillimin e shekullit XXI në Europën Prendimore ka pasur rreth 15 milionë
muslimanë, ndërsa në terë Europë rreth 32 milion( rreth 7% të popullësisë). Më
së shumti janë në Francë rreth tre milion, pastaj në Gjermani diçka më pak se
tre milion. Mirëpo, pa marr parasysh emigracionin e muslimanëve në Europën
Prendimore, jam i mendimit se frika se Europa do të bëhet “Republik
islamike” më tepër është e mbështetur në histeri sesa në fakticitet.
Muslimanët
janë grupacioni më i madh i emigrantëve në Europë, dhe ata në çdo shtet ndeshen
pak a shumë me paragjykime e diskriminim. Të drejtat e muslimanëve janë bë
çështje politike në vende të ndryshme europiane. Andaj dukuritë ksenofobe e
diskriminuese të pakicave dhe të emigrantëve islamik kanë pasoja negative dhe
rezultojnë me shfaqjen e dukurive të revoltit, dhunës dhe rebelimeve
individuale dhe grupore islamiste. Në lidhje me këtë çështje është e
domosdoshme realizimi konsekuent i të drejtave të njeriut të pjesëtarëve
islamik në pajtim me standardet ndërkombëtare, për një demokraci më stabile
europiane.