| E merkure, 01.12.2021, 05:33 PM |
QENI DHE
HANA…
Nga
Fritz RADOVANI
Në
një mbrame vonë një qen po shikonte hanen. Nuk po i besonte syve të vet! I dukej
ma afer se kurr! Ndoshta, i ishte krijue idea se hana edhe mundet me ra…
Ai
po e priste nga minuti në minut ramjen e saj, mbasi kishte kuptue lëvizjen e
saj në rrotullim, po nuk po kuptonte se a po lëvizë toka ku ishte ulë, dhe po
shikonte naltë...
Pema
ishte aty ku e gjeti porsa erdhi me vrojtue hanen... As ajo nuk duket se
lëvizë...
Porsa
perqendrohej me sy nga hana, i prishej pamja e saj nga shkelqimi i yjeve. Edhe
ata nuk i merrte vesht a lëvizin apo edhe ata rrotullohen me hanen në drejtim
të tokës, gja që edhe e frigonte ramja e tyne si copa zjarri...
Nuk
vonoi dhe iu afrue një deputet i PS që kishte në dorë një foto, që qeni porsa e
pau filloi me leh... Prap ju me kete ujk në dorë!?... As qenit nuk ju besue se
ai, kishte në dorë foton e everit... Vertetë u tmerrue i shkreti qen kur pau
foton e atij krimineli që kishte masakrue Popullin Shqiptar per ma shumë se një
gjysem shekulli... Filluen me i rrjell lotët qenit shkretë...
U
bane sa e sa vite që ai ujk na pat shkye edhe klyshët tonë...
E
ju vazhdoni me na e sjellë per me na frigue me foton e tij...! Filloi i shkreti
qen me u topitë nga frika...
Nuk
ishte i zoti as me leh... Kishte harrue qeni se ishte data 29 nandor... Priste
kot kur, po del drita... Ashtu, si po presin edhe ... Shqiptarët tash 30 vjet
kur po del ajo.., dritë...
Melbourne, 29 Nandor
2021.