| E hene, 29.11.2021, 07:53 PM |
Vjershërime
gjyshore për të rinj
3
Nga
Nuhi Veselaj
1. nusezONJË
Si dallëndyshe,
me sytë shqiponjë,
je zonjushe
do të quaj zonjë.
Fët e fët,
në timen botë,
erdhe u fute
ashtu ngrohtë
dhe m’u bëre
thesar jete,
njeri erdhe
njeri mbete.
Si dallëndyshe,
me sytë shqiponjë,
shoqebardha:
nusezonjë!
(Nga Gonxhet e përshenjura, 2000, f. 106)
2. Përshëndetje djaloburrë
Përshëndetje, djalëburrosh
që ka kohë më ngjeth, më josh:
sa me fjalë, sa me shikim
dhe kështu u fute në shpirtin tim.
Shkas më ngjalle një
të fortë bindje
Dashurinë që s’qenka
shfryrje
Po një ndjenjë që del nga thelli
Rreze hëne, ngrohësi djelli...
Që dha orgazmë, atë mrekulli
Ngjye e mpleksur me dashuri!
Që atë emfazë, atë nur të fytyrës
e shprehka veç gjuha e natyrës!...
3. Fjalë gjyshore
I.
Ku flet zemra e gjykon
truri:
besa e burrit ka peshë guri:
kuptim shton fraza “të
dua”:
burrë e grua mish e thua
dhe epjemarrja me dashuri
thadron shpi e
katandi:
ligje këto, fjala s’lot dot
se i bekon i Madhi Zot !
Në valët e jetës: mirëkuptimi
i jep çiftit forcë
bashkimi
që çdo sfidë ta
përballojë
dhe pamposhtur të
marshojë ...
II.
Rimje, ntrashje ka dashnia
kur fillon me u rritë shtëpia:
s’ka më ëmbël, s’ka më lumë
Kur të buzëqeshi foshnja në gjumë;
S’ ka në jetë me
të shtrenjtë thesar
Se kur të lësh trashëgimtar:
Të edukuar me frymë shqipimi
Në Kuqezi me i prekë shëlbimi!
4. Me tri shoqe...
Drita, Shpresa dhe Kaltrina,
shoqe të mia, të bukura, të mira.
Në fillore dhe në gjimnaz
Gjithë më shoqëronin
buzagaz.
Me buzët në gaz e lum e lum,
Që të tria i doja shumë...
Drita, Shpresa dhe Kaltrina,
Gjithnjë të bukura dhe të mira
Dhe në shkollë të lartë ku s’ bashkut ishim
Sa kënaqësi mes mësimesh kishim:
në seminare e për kollokium
që të trija i ndihja unë...
Drita Shpresa dhe Kaltrina
Dhe në punësim ishin fatmira
Më përshëndetnin
lum e lum
S’dija cilën ta zgjedh unë
Për me ndalë thesar për vete
Ta bëj fat si shoqejete?!
Por kur nga to pritja adhurim
t’i zgjedh njërën
shpirtit tim,
Drita, Shpresa dhe Kaltrina
S’do mend, ishin vasha të lira
gjetën fatet me
vetëpërvojë...
...Unë mbeta me
gishta në gojë!
Drita Shpresa dhe Kaltrina,
Sërish mbahen
shoqe të mira:
Më nderojnë si mik
të shtrenjtë
Dhe më mësuan si
zvegëzen penjtë:
Zgjidhja, zgjedhja paskan ligje:
Pa heshtje Fati, pa kodra brigje!
5. Rrëfim adoleshenti
Tash që i mbusha 17 vjet
S’di pse më quajnë
adoleshent
S’di pse më quajnë shtalb nga truri,
kur dalloj me veti burri
Boll jam rritë, kryet në tavan
Muskuloz si pehlivan
Maturëkryerës, student
i ri
Sundoj veten, gëzoj liri ...
Di ç’është horrorr
e blla-muzika
Dashuria e lirë pa
çifta!
Por kur një natë në shetitore
Një zonjushë rroka përdore
Qenke i ri më tha , ore, çunak
ik, shko rritu edhe pak,
më prku në seder si të hakmerrem
Por e fala pse qe femën.
Ndryshe di si me
veprue
Me boks hekuri me grushtue
Unë mbaj thikën me patent
Me gjuejtë së largu kam talent...
Di ç’është droga,
duhani kaçak
Kur vë maskë
s’njihem aspak
Dua atdheun s’e shaj kurrë
Jam i zoti për shtetoburrë
Por një punë
shumë, më bën nevoz
Kur më thonë mww mësue
nis e sos
Siguro më thonë literatuturë
Se libri s’e humbka vlerash kurrë
Po kur profi qiti
një libër të ri
Hodhi të vjetrat, në zjarr. në hi
Po kur sollën kopje një
libër i huaj
Të të veten fallso e hodhi në ujë!
Ka çka s’ka, çka po shoh unë
Kam ca shokë që lypin dhunë
Siç veproi njëherë
forcëpolicia
Kur prangosi duart
e mia:
Pse u ngatërrova
me një shok
ai m’u mat, i
rashë me shkop!
Nuk po e zgjas më këto rrëfime
Për kurrgja s’duroj qortime
Kam vetëdije, jam vetvetja
Gjithkuj s’i them tiungjeta!
Dhe prindja kur më
quajnë fëmijë
Më bëjnë të ik nga ime shpi
Po kjo rradakë m’i ma tubë men’t
Jam, jo, s’jam adoleshent?!