Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 29 nëntori jugosllav

| E hene, 29.11.2021, 08:15 PM |


29 nëntori jugosllav

Nga Kastriot Dervishi

Për Jugosllavinë, data 29 nëntor ishte e shënuar për dy arsye:

1-Më 29 nëntor 1943 u organizua mbledhja e dytë e AVNOJ-t (Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar) në Jajce të Bosnjës, ku u morën vendimet për Jugosllavinë e së nesërme (nën shembullin e kësaj mbledhjeje u zhvillua kongresi i Përmetit në Shqipëri, duke kopjuar pikë për pikë vendimin e tij). Data 29 nëntor 1943 ishte në stemën e shtetit jugosllav (për këtë arsye, në stemën e shtetit komunist shqiptar u vendos data 24 maj 1944).

2-Më 29 nëntor 1945 Asambleja Popullore e Jugosllavisë shpalli Republikën Federative Popullore të Jugosllavisë.