| E premte, 26.11.2021, 10:24 PM |
Blerim Latifi:
Çfarë
nate e trishtume! Mizore. Tragjike. E papërjetume që nga përfundimi i luftës.
Një monstrum i zë pritë autobusit me nxënës dhe shkrepë breshëri automatiku mbi
ta. Sa shumë fëmijë të vrarë nga plumbat ka varrosur ky popull në të kaluarën.
Janë të panumërt. Kush do ta besonte se tash në liri do të na ndodhte përsëri të
shohim jetë nxënësish të këputura në mes nga plumbat. Kush mund të jetë
terroristi që kreu mizorinë e sontme? Shteti duhet të na japë përgjigjjen sa më
parë që është e mundur. Ky krim terrorist nuk guxon të mbetet pa drejtësi.