Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lea Ypi: Gjyshja ime

| E hene, 22.11.2021, 07:59 PM |


Gjyshja ime

Nga Lea Ypi

Gjyshja ime Leman Ypi 13 vjeç ishte e vetmja vajzë në Liceun Francez të Selanikut.

Cigaren e parë e tymosi kur ishte 15.

18 vjeçe, mori medalje ari për rezultatet më të mira në mësime.

Kur u bë 20 qe' e para femër në administratën shtetërore shqiptare.

22, Këshilltare e Kryeministrit.

28, bashkëshorte e një të burgosuri politik.

30, u dëbua.

32, nisi të punojë në kampet e punës në internim.

40, shumë prej fisit ë saj u dënuan me vdekje, u vetvranë, të tjerë përfunduan në çmendina, në ekzil, ose në burg.

60, pothuajse vdiq.

87, humbi birin e vetëm.

Gjyshja më mësoi se dinjiteti s'ka lidhje me paratë, favoret, titujt. Më mësoi të jem modeste, të bëj çfarë është e dobishme, dhe jo të pres të shpërblehem. Ajo më mësoi të mos mposhtem edhe kur më duket se kam humbur gjithçka.

Kur e pyeta Gjyshen nëse ishte Zoti që e kishte ndihmuar në udhën e Saj, mu përgjigj se nuk e dinte çfarë ishte Zoti, por kishte besim në ndërgjegjen e vet.

Gjyshja ime ishte tepër krenare dhe gjithmonë e qetë.

Gjyshja më mësoi gjuhën frënge.

Kur vinin miq, bënte shaka të këndëshme dhe na mësonte Valz.

Ajo rrinte gjithmonë zgjuar kur isha e sëmurë ose kur punoja deri vonë.

Gatuante Kekun më të shijshëm në botë.

E donte një Whiskey të mirë.

Sa herë ndjehem e sëkëlldisur pyes veten se çfarë do bënte apo do thoshte Gjyshja ime në ato rrethana të vështira.

Kur ndjehem e lumtur, më pushton dëshira lumturinë ta ndaj me Gjyshen time.