| E diele, 21.11.2021, 01:39 PM |
VESHUR
ME FLLADE...
Pajazit
Muhaj ëhtë emri emblematik i një ushtaraku shqiptar, që para 3 vjetësh u nda
prej nesh nga infrakti elektrik në Itali. Ky është fjala ime, që unë e kam
shkruar me ndjesi pozitive për të, për familjen e tij, për Jonidën, vajzën e
tij të madhe, që e kam pasur nxënëse dhe për produktin artistik të Pajazitit,
të cilit i kushtohet kjo parathënie.
Nga
Dr. sc. Bardhyl MALIQI
Një kafe me njerëzit, lidhjet me ta, simpatitë,
komunikimi i ndërsjelltë dhe respekti reciprok shpesh dominojnë sjelljen dhe
rnënyrën e jetesës sé qyteteve tè vogla. Urbanizimi dhe stresi nuk mund t'ia
arrijnë të zhbëjnë aq lehtë atë çka shekujt e kanë mbrujtur né magjen e kohës.
Kështu edhe lidhjet e mia me autorin e këtij libri janë krijuar né vite. Ato
nuk kanë pasur kurrë tepri, për tè mos thënë se kanë qenë marrëdhënie korrekte,
si ato që krijohen mes dy njerëzish tè njohur prej vitesh, por që puna nuk i ka
lidhur deri né atë masë sa tè miqësohen. Kështu Pajaziti dhe unë kerni vite që
përshëndetemi. E mbaj mend qysh né kohën kur shërbente si oficer karriere né
Konispol. Kam krijuar për tè imazhin e një njeriu korrekt dhe tè sjellshëm,
imazh që ndoshta nuk vjen thjesht nga detyra, uniforma dhe mënyra e jetesës sé
tij prej ushtaraku, por që është cilësi e temperamentit dhe tipar i karakterit
tè një njeriu, që profesionin e ka bindje dhe bindjen e shndërron né identitet.
Njohja më e
thellë me Pajazitin është poezia, sharmi i sé cilës tè bën të jesh rnë
njerëzor. Me sa duket ai brenda figurës nordike prej bjondi e karakterit tè
ushtarakut ia ka arritur tè mbrujë bukën e dashurisë njerëzore me hojet e
mjaltit magjik tè artit. Nuk është pak. Është nga ato vleraqë krijojnë
ekuilibrat e nevojshëm në jetë. Ndaj poezitë për njerëzit e afërm apo të njohur
né vite, si dhe poezitë pèr vendlindjen përbëjnë një simbiozë jetësore dhe
artistike, një arritje të mirë né të dyja planet. Strukturat artistike të
vjershave të tij janë mbresëlënëse. Ato kanë një shtrirje epiko-lirike si të
polifonisë së jugut. Mbase kjo është arsyeja pse nëpër vargje ne arrijmë ta
njohim miré atë. Pajaziti njeh dhe e njohin shumë njerëz, e pikërisht për këtë
ka shkruar vargje realiste të arrira.
Njohja e imët e
vendit, gjuhës, zakoneve e traditave, të krijon vetvetiu një lloj identiteti të
ri. Dhe shpesh kjo është një rrobë që të rri miré, pasi t'i përshtatesh me té,
të krijon një atashim shpirtëror të shumëfishtë. Një pjesë e përmbajtjes së
këtij libri fokusohet pikërisht né këtë të vërtetë jetësore.
Po kush është
Pajazit Muhaj? Ai është bir i një treve me emër dhe degë e një peme të
shëndetshme, pasardhës i denjë i një familje të kulturuar dhe atdhetare. Për
babanë e tij Abazin, për nënën Hyrijen, për gjyshe Melazijen, për dajo Salinë,
si dhe për bashkëshorten e tij Mjaftoninë, për të tre fëmijët, për vëllazërinë
dhe për miq e shokë, si dhe për shumë njerëz të tjerë të afërt e të njohur nuk
do të flas më gjatë, pasi ai i ka skicuar bukur portretet e tyre nëpër vargje.
Prania e shumë njerëzve, tiparet e tyre të gdhendura né detajet epiko-heroike,
cilësitë e karakterit si dhe traditat e vlerat kulturore të familjes shqiptare
i japin këtij libri një dimension të ri, e bëjnë atë më njerëzor.
Afiniteti që na
krijon përmes imazheve të gjalla të vendlindjes së tij të veshur me flladet e
Gribës e Kendrevicës, me aromat jetësore të Matohasanajt e të malësisë së
Tepelenës, një prej magjive natyrore të Labërisë, na bën edhe ne si lexues të
ndjehemi miré, bile më tepër se kaq, të ndjehemi si të lindure të rritur né
këto vise. Mbase kjo është arsyeja pse nëpër vargje ne arrijmë ta shohim
Bajazitin djalosh fare të ri duke rendur livadheve e rrugicave të vendlindjes
prej 1 8 marsit të 1946-ës e deri né 1960-tën, kohë kur 14 vjeçari shtatlastar,
i lé brigjet e pllajat e ashpra të Matohasanajt për të shkuar né shkollën
ushtarake "Skënderbej" né Tiranë Kryeqyteti shqiptar i viteve
1960-'66, kohë kur Bajaziti kaloi adoleshencën né rrethinat e tij, mes
bashkëmoshatarësh të kufizuar nga muret e shkollës ushtarake "Skenderbej"
dhe shkollës së bashkuar të oficerëve, nuk arriti të krijonte impresione të
tjera veç ngricës së miqësisë shqiptaro-sovjetike, që gjente shprehjen né
skalitjen e një karakteri të fuqishém, të farkëtuar nën disiplinën ushtarake.
As emërimi në
detyrë së pari né bregedetin e Sarandës me 1966-'69, as karrjera prej komandant
batalioni né Shkallë të Konispolit né 1970-'75, as shkolla e komisarve né
1975-77, né Tiranë, as puna edukative prej komisari né shkollën e lirë në
Delvinë me 1978-'83, as Akademia Ushtarake 1983-'85, né kryeqytet, as puna si
sekretar politik i brigatës Krane nga 1985-sa né 1991-shin, as dalja ne pension
te parakoheshem, nuk e ndryshuan atë kurs që mori jeta e tij në vitet
shkollore, përkundrazi e kalitën dhe e forcuan më tej. Me një sy mund ta
konstatosh lehtë se Pajazit Muhaj edhe tani që ka vite që merret me një biznes
té vogël privat, ka mbetur po ai njeri që ke njohur dikur. Eshtë kjo biografi
njerëzore që ka relievet dhe kulmet e veta. Ajo është derdhur në përmbajtjen e
këtij libri, i cili nuk ka pretendime artistike, në kuptim të mirëfilltë, pasi
autori as është shkolluar posaçërisht dhe as është motivuar artificialisht për
të qenë poet. Por poet né shpirt është ama!
Të lindësh në
zemër të maleve, të thithësh ajër lartësish, të nanuritesh në djepin e endërrave,
e të zgjohesh prej krismave dhe britmës së heroizmave legjendare, ta duash të
bukurën tek natyra, gruaja apo vajza, të fitosh kulturë e absorbosh dituri, të
gdhihesh pa gjumë netëve kufitare, të ruash jetën prej kurtheve të vdekjes, t'i
mbijetosh indiferencës së shtetit dhe sërish të qëndrosh né këmbë për të qenë
njeri, ndër më njerëzorët e të gjithëve, kjo do të thotë se je poet me shpirt.
Të pasqyrosh në
vargje vlera, mall, e dashuri, pse jo dhe ndjesi të larmishme për jetën; kjo
është kënaqësia e tij e derdhur në vargje, duke çuar né vend dëshirat, amanetet
e njerëzve, veçanërisht të nënës Hyrie. Kjo sepse fëmijëria e tij i përket atij
brezi i cili u rrit dhe u edukua me krenarinë dhe vendlindjen, me majanë e
kengëve kushtuar trimërive, të cilat ia mëkoi nëna né djep dhe ai i mban aq
mirë në mendje. Për këdo vendlindja mbetet një oaz i pashuar malli, por
veçanërisht për ata që janë larguar herët prej saj, mbetën të gjalla e të
pashlyera mbresat dhe kujtimet, malet, pyjet, brigjet e burimeve, lugjet e
gurrat, ku Iaheshin né kade, aroma e trëndelinës e livadhet e Iuleshqerrave.
Çdo kujtim është një shuarje e etjes njerëzore né këtë oaz gjelbërimi. Ndaj dhe
lashtësia e krahinës dhe në veçanti "qyteti", Kalaja e Matohasane, ku
Pajaziti lozte me shokë, kernbëzbathur me topin me lecka, kur shkonte në
shkollën shtatëvjeçare "Selam Musai", në Sinanaj, emri i krahinës
Sinanaj emër nderimi pèr Arkitekt Sinanin i kanë mbetur né kujtesë pa e ditur
që do të vinte një ditë, që do shkruante për to. Shtëpia ku ka lindur autori i
këtij libri në Matohasanaj është ngritur mbi themelet e teqesë së Baba Saliut,
i cili ka hapur shkollën shqipe ndër të parat né Labëri. Pajaziti kur ishte i
vogël mban mend që ndizte qirinjë né dritaret e teqesë dhe nëna i tregonte se
si e kishin internuar Baba Saliun, patriotin Sali Beqiri në Liban. Kështu i
biri i fisit Muhaj ndjente një obligim shpirtëror dhe detyrim moral për të
pasqyruar rrënjët, bëmat e fisit, historinë e gjyshërve e stërgjyshërve:"Krajlit kush javuri zjarrë?/
Veliko Muhaj me të vëllanë…”
Si nip i
Breshane nuk kish si të mos krenohej e frymëzohej nga njgjarje të tilla
mbresëlënëse që i kanë dhënë ernër Lopsit: "Dil steres e jo limanit të
shikosh djemtë e vatanit/bijtë e Ismail Qemalit, trimat e Ismail Kaso
kapedanit..”.
Lufta
Antifashiste Nacionalclirimtare është një tjetër burim frymëzimi për autorin.
Ngjarjet historike që lidhen me Krahinën e Lopsit, vendlindjen e 500
partizanëve dhe 70 dëshmorëve vijnë né këtë libër përmes frymës së tyre
epiko-lirike, me nje tis malli e ndjenjë dashurie të perjetësuar né kengën
epiko-lirike labe "Lule more trima, që ratë për atdhe", ku i
këndohet dhe dajos së tij, trimit Mustafa Asllani Hyskaj nga Matohasanaj.
Jeta vazhdon dhe
nuk mund të ndodhë ndryshe, të mos shkruash për të ardhmen, për vazhdimësinë,
pra për fëmijët, veçanërisht kur të rriten e të shtegtojnë qyteteve té tjera si
zogjtë nga folet e tyre, ndaj ai shkruan për djalin o tij, Avenirin, i
talentuar né pikturë, për Jonidën, vajzën e madhe, ekonomiste e lartë, e
sidomos për Gertën e vogël, që vazhdon për informatikë, për të cilën si çdo
prind ka një debulesë të madhe, e cila pasqyrohet né vjershën kushtuar asaj.
Për Bajazitin
kanë kaluar vite plot me njarje e histori, gëzime e strese, sidomos tani né
tranzicion. Por ai ruan ende tè gjalla respektin dashurinë për trevat ku ka
punuar: né Konispol, Delvinë e Sarandë, ku ka patur plot miq e shokë, ku njeh
dhe e njohin shumë njerëz, e pikërisht për këtë ka shkruar vargje realiste dhe
tè arrira.
Saranda, është
vendi ku autori ka jetuar rnë shumë, i ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera,
me bukuritë e saj natyrore, me njerëzit e hijshëm e tè kulturuar. Këtu Pajaziti
e ka gjetur veten shumë mirë, pasi ka 45 vjet që jeton dhe e ndjen veten me të
vërtetë banor i vjetër i saj.
Ai ka shkruar vargje tè frymëzuara për Rivierën, për
Sarandën, Butrintin e Lëkursin, për Jonin e kaltërt. E duke e quajtur banor tè
vjetër tè saj ai thotë si me shaka: "Jam bërë né rolin e
ciceronit".
Në vargjet e
Pajazitit pulson e vërteta autentike, pa koracën e luksit tè modës; shpirti
poetik arrin t'ia marrë këngës labe, ta hedhë e ta kthejë, ta mbështesë me iso
dhe të bën të ndjesh të bukurën, të të mallengjejë pikela e vesës mbi petalet e
Iuleftoit dhe të të lëvrijë gjaku në rrema, prej emocionit të bukur. Por, jeta
për tè vazhdon e shpresa mbetet gjallë, duke frymëzuar vizione të reja për tè
ardhmen dhe vite më tè bukura e rnë të begata për vendlindjen dhe për Atdhe.
Sarandë, mars 2008