| E premte, 19.11.2021, 08:07 PM |
Nga
Fritz RADOVANI: (Pjesa LV.)
AT
PJETER MESHKALLA S.J.(1964) Ka thanë:
“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me
cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet
robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u
formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në
njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë
vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë
aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.”
Kur ishte i burgosun në burgun e Burrelit, shkoi atje dhe
e takoi kryeministri Mehmet Shehu...Kur ai e pyeti si po e kalon,
At
Meshkalla ju pergjegj:
“Na jemi nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se
ju!”.
Në gjyqin e burgosjes së dytë, në fjalen e fundit At
Meshkalla, me 19 Korrik 1967, ka thanë
këto fjalë:
“Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më
bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë
keni me hanger e aty, asht fundi i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!”
“Ju,
Kishat rranoni, por Toka nuk lot!(1967)
PAPA
GJON PALI II (1993)
Papa Gjon Pali i II, ka thanë
tek Sheshi i monumentit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Tiranë, me
25 Prill 1993, para disa qinda e mija Shqiptarve:
“Në vendin tuej të vishkulluem mashumë se asnjë vend
tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta
kristjane e t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me
ushqye bishat.”
Këtu kje një luftë e ashpër
kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i
mbështetun nga ideologjia komuniste.”
“Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë
Kontinentit Europian e asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju
harrojë!”
“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe
Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.”
NANË
TEREZA Me 10-12 -1979,
Kur Ju dha Çmimi Nobel.., ka thanë:
“Origjina eme asht Shqiptare.
Shtetsia eme asht indiane.
Unë jam katolike, grue fetare.
Per kah thirrja eme, unë i
takoj tanë Botës. Por,
zemra eme i takon tansisht
Zemres së Jezusit.”
Prof. ARSHI PIPA:
“Në kjoftë se kam shpëtue nga
burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër
Meshkalla e të tjerëve, të cilët, kujtoj se kanë kontribue në determinimin e
fatit tem.”(Shkoder,1993.)
Melbourne, 19 Nandor 2021.