| E premte, 19.11.2021, 05:37 PM |
Tupallës po i zhduket historia!
Shkruan
Fahri Xharra
Shqiptarët
e rrethit të Medvegjës janë të rrezikuar nga arkeologët e rrejshëm të cilët “
gërmojnë’ në varrezat Tupallës : ata kërkojnë ‘artefakte” për stërshitje por
qëllimi është zhdukja e çdo gjurmeje shqiptare në ato anë. Eshtë vetëm
“Keshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi “ i cili disa herë ka
alarmuar për këtë .
Që
disa muaj ka filluar “ akcioni” shkatërrues i çdo gjëje shqiptare në ato anë.
Shqiptarët ikin , shkojnë në Perëndim nga kushtet e pamundura të jetës , por
pas mbetet shkretëtira historike e cila më vonë zëvendësohet me “origjinalin “
serb. Mjerim kombëtar !
Varrezat
që shkatërrohen thuhet se janë të shekullit 19 dhe 20-të por ec e dije nëse jo
edhe më të vjetra. Nga prijësit tonë fetar na rekomandohet që mos të kujdesimi
për varrezat , që të harrojmë çdo gjë
nga të parët tanë.; e ne pa menduar hiq iu plotësojmë “rekomandimin “ e hoxhallarëve
të porositur.
E
dimë që Tupalla është në vetvete një burim i fortë historik i e cila e vërteton
të kaluarën dhe autoktoninë tonë në ato anë dhe më gjerë.
Paraqitja
e arkeologëve të rrejshëm e ka rritur frikën dhe pasigurinë e banorëve të atyre
anëve.
Paraqitja
e arkeologëve të rrejshëm paraqet hapat e Serbisë për zhdukjen e çdo gjëje
shqiptare në ato anë.
Medvegja
është qytez? shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga
Serbia. Komuna e Medvegj?s perb?het nga 44 vendbanime, dy prej te cilave jan?
qyteza urbane e Medvegj?s dhe Banja e Sijarin?s.
Medvegja
ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike
datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e
Perandorisë Romake me emrin Idimum,
Shumica e popullsisë Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u
dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe e zunë pjesën më të madhe të
Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë
rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se
Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjetër
Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume
territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane
deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter.
Familja
e Heroit Zenel Hajdini nga Tupalla
Por
edhe kjo ““Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në
Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën
shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu
konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e
vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”,
Por
edhe kjo ; “Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) gjatë vitit të
fundit ka dhënë një numër të madh vendimesh të dëmshme për qytetarët e
nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë, e sidomos për ata nga Medvegja.
Me
këto vendime pasivizohet vendbanimi i tyre i deriatëhershëm dhe kështu personat
humbën mundësinë që të nxjerrin dokumentet personale ose vazhdimin e tyre, por
edhe shërbimet shëndetësore e shkollimin e njëkohësisht atyre u rrezikohet edhe
e drejta e tyre për zgjedhje, është thënë nga Fondi për të Drejtën
Humanitare(FHP) për gazetën e Beogradit Danas, transmeton Koha.
“E
kaluara e jonë historike duhet të shikohet me syrin kritik të krenarisë që jemi
pjesë asaj trashëgimie , pa marrë parasysh fesë që i përkasim si individ. E
jona është që me ato artefakte që na kanë mbetur të bëjmë luftën tonë
trashëgimtare , për të mirat dhe të këqijat e së kaluarës sonë me vlerë. Ne ,
duhet që botës t`ia bëjmë të ditur që tema që po flasim sot është e kaluara e
jonë në vendin tonë ; serbit t`ia bëjmë të ditur edhe një gjë që për epokën që
po flasim ata as që kishin qenë këndej pari.( Theodora – Perandoresha e
Bizantit , F.Xharra) Perandoresha Theodora dhe Vajzat e Medvegjës; të bindemi
ne së pari për këtë thesar historik.që të parët na e kanë lënë . Krenari !
Historia në vazhdimësi flet shqip ! “
Kur
jemi tek traditat shqiptare ato ruheshin në vazhdimësi nga fshatrat e katundet
e sidomos ato që ishin më larg qyteteve , ku as një pushtues fizikisht
nuk i arrinte. Aty fshihej thesari i popullit : trashëgimia mijëravjeçare e
popullit më të vjetër në Europë.
E
njëjta ishte edhe në të gjitha viset shqiptare . Po, sot ç`na gjeti ?
“
Gjuha e popullit kalon një jetë të qetë , ajo rritet si bari në mal e si gjethi
në lis, pa u dëgjuar fare, dalngadalë, në mënyrë të butë. Fshatari nuk e
ndërton gjuhën as sipas ”spekulimeve intelektuale, as sipas
analogjive gjuhësore”. Fshatari e kalon jetën e vet bashkë me gjërat, me sendet
që e rrethojnë, me të cilat takohet përditë. Ai vëren ndryshimet e tyre , i
shikon me qindra herë, ua zbulon fshehtësinë, dhe kështu një ditë vetë ato
gjëra, vetë ai send me funksionin, trajtën e pamjen e tyre , e tregojnë emrin e
vet të vërtetë, emrin më të përshtatshëm.- kështu shkruante Akademiku Mark
Krasniqi në librin e tij me vlerë të madhe ‘ Gjurmë e gjurmime” ,Prishtinë,1979
.(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur
nga ai i dikurshmi )
Po
i vazhdoj me mallëngjim fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e
fshatarit të thjeshtë është e vetvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e
natyrshme “
Gjuha
e pseudo-intelektualit , qëllimkeqit
nuk i ka ato veti, sepse ai gjuhën e mëson , e “pasuron” në qytet ,pranë
ligjvenësit ( pushtuesit). Ajo gjuhë bazohet në kuptimet abstrakte , huazimet e
pa nevojshme (sot, nga mediat ) .
Fshatari
të gjitha gjërat i shihte në mënyrë natyrore dhe të gjitha ishin të drejtë për
drejta, të përzemërta dhe të ngrohta shqiptarisht
Lëvruesit
e huaj , ata që e kërkonin të vërtetën shqiptare e gjenin në
fshatra . Shembujt janë të panumërt .Shfletoni studimet
e huaja për ne.
Akademiku
Mark Krasniqi në studimin e tij
“Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike “ ndër të tjera
shkruan se pagëzimi i foshnjës dhe dhënja e emrit është ritual kohor ( në ditët
e pas lindjes së foshnjës) që më së miri është ruajtur në fyshtrat tona. Sipas
tij , tek ne e kemi edhe botëkuptimin tonë në lidhje me funksionin
e emrit në përgjithësi e ka edhe fuqinë mbrojtëse për fëmiun gjatë jetës së
tij.
Nëse
Tupalla i ka ruajtur veshjet kombëtare të cilat më respekt i vishnin e dhe
gratë e Perandorëve Ilir dhe Bizantin atëherë si është e
mundur që “3000 familje shqiptare në Maqedoni vendosin emra arab”
“Vala
e ndërrimit të emrave në arab paska mbërri 3000 familje shqiptare në Maqedoni –
Humbje gjurmësh të identitetit shqiptar. Xhemal Ahmeti shkruan :Partitë
politike pasi heshtin e sponsorizuakan këtë. Apo? Ky vetë asimilim do të
kushtojë shumë. Dhe pikërish ai Allahu u mallkoftë që shuani një identitet
kulturor dhe nëse ai s’bën gjë natyra u dënoftë sot e përjetë, se kjo nuk është
e drejtë personale e dikujt por manipulim i një kolektivi nga një shtab me
qëllimi ekspansionizmi kulturor.
(Po
sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga
ai i dikurshmi )
Po
e përfundoj shkrimin me mallëngjim nga fjalët e të madhit Mark
Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetvetishme , e
pastër, e rrjedhshme, e natyrshme
Fahri Xharra,17.01.21
Gjakovë