| E enjte, 18.11.2021, 10:10 AM |
Kasam Shaqirvela
ALPET
E SHQIPEVE
Porsi
shqipet lartë ngrihen
Maja
malesh që prekin qiellin
N’kanjone
e korridore gdhihen
Re
të bardha që folin me diellin.
Florë
e faunë si rrallë gjëkundi
Me
bukuri të virgjër natyrore
Historitë djepi ç’m’i përkundi
Në
këto mrekulli tona botërore.
Dhe
natyra e tha fjalën
Si
në det e si në tokë
Adriatiku
me dallgë-valën
Që
lag brigjet e vendit tonë.
Sanatorium
për mushkëri
Jeni
ju Alpet Shqiptare
Dhe
freskues për mendësi
Me
burra e gra adhetare.
Drini
e Buna si dy duar
T’i
lajnë faqet çdo mëngjesi
Aty
bujti dhe Prometheu
Zjarrin
në vatër kur ta ndezi.
Pra
këto janë Alpet tona
Që
na ftojnë për miqësi
Jetë
e shpirtë i dhurojnë
Kush
i viziton me mirësi.
Flasin
n’gjuhë të nënës prore
Gjuhën
e vjetër prej Pellazgjie
Të
kulluar atë gjuhë hyjnore
Qysh
nga fillet prej lashtësie.
Aty
pushojnë legjenda kohësh
Aty
rri muza me zana e ora
Aty
janë të bukurat peizazhe
Të
nënës natyrë e jo nga dora.
Kush
e don, e ndihmon vendin e vet
Me
investimet që zënë vend
Të
mira e të këqija që bën në jetë
Atdheu
t’i ruan e t’i mba n’mend.
© Kasam SHAQIRVELA