| E hene, 15.11.2021, 07:23 PM |
Kastriot Dervishi:
“Çlirimi”
Kur
u erdhi ora dhe kur iu desh qejfi, pa u shqetësuar prej kujt, më 11.11.1944,
forcat gjermane u larguan nga Elbasani. Sapo kaluan kaluan urën e Zaranikës,
komandanti u kujtua se nuk i kishte dhënë dorën pronarit të shtëpisë ku banoi
me qira. Ndërkohë partizanët kishin filluar të hynin në qytet. Gjermani mori
pak ushtarë me vete. Ndërkohë, partizanët, me të marrin vesh kthimin, u larguan
menjëherë. Gjermani i dha dorën qiradhënësit dhe u largua. Pritën goxha
partizanët dhe kur i thanë se nuk ka gjermanë në qytet thanë: një herë e
hëngrëm ne atë muhabet. Megjithatë, pas disa sigurimesh, vendosën të hyjnë në
qytet dhe të shpallnin “çlirimin” e tij.
Gëzuar
çlirimet imagjinare tani se ashtu e do puna.
___________
Në
vitin 1948, shokët e Sigurimit, bënin një listë me tregtarët e Elbasanit, për
të cilët pranonin se do sajoheshin akuza në mënyrë që t’u merreshin florinjtë.
Ja një pjesë e emrave të përmendur:
-Qamil
dhe Zyhdi, të merren në dhomat e Sigurimit me intervale. Qamili ka dy vajza, të
shoqen dhe dy çuna, të studiohet komprometimi nga ana imorale e vajzave të tij,
të nisë përpunimi nga ana e bashkëpunëtorëve. Këta kanë qenë tregtarë, kanë pas
influencë në zonat e Çermenikës.
-Mustafa
Meta, Labinot, të studiohet arrestimi i tij me pretekst nga ana ordinere, për
këtë çështje të bisedojë shefi i Policisë me Jonuz Llarin, punëtori operativ i
sigurimit, të gjendet b.p. në drejtim të tij ose të rekrutohen. Ky është kulak.
-Për
Mustafa Shikun, të studiohet kapja e tij me ndonjë faj ordiner me qëllim që ta
futim brenda. Të shfrytëzohen dëshmitarët dhe njerëzit e tij.
___________
Melladini në shkollë
Në
shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë është çelur një kënd emulacioni i ngjashëm me
ato të kohës së socializmit. Meraku i organizatorëve ishte që të dilte edhe
roli i shokut Melladin Popoviç, se nxënësit shqiptarë duhet ta thithin sa më
shumë helmin e kësaj propagande. Ngjarja e datë 1.2.1944, në një fshat të
Shkodër përfundoi me vrasjen e Vasil Shantos, Rifat Manjanit dhe Reshit Rusit.
Naun Zafirof u zu rob. Melladini nuk ka qenë atje, por mbase bëhet fjalë për
shoqërimin e vëllait të tij.
___________
Del
dhe parulla e parë e Akademisë së Çobanëve. Në qendër është lopa dhe vlerat e
saj në qumësht, mish dhe pleh. Do ketë edhe edukim ushtarak për të siguruar
tufën nga sulmet e jashtme. Në radhë të parë janë mjelëset e dalluara. Foto e
huazuar.
___________
Në
ndihmë të shokëve që do mbarështrojnë Akademinë e Çobanëve. Në shtypin tonë
popullor gjenden plot artikuj e tema kushtuar bagëtive. Një lajm i gëzuar jepej
në gazetën "Zëri i Popullit", datë 19.1.1961, se në Maliq, 150 dele
solidare, falë politikave të duhura të partisë e udhëheqjes së saj, kishin bërë
nga dy qengja.