| E hene, 15.11.2021, 05:03 AM |
A ia helmuan jetën Skënderbeut ata që gjoja i silleshin si mbështetës të tij?!
Nga
Gjon Keka
Përfundimisht Papa Pali II dhe disa që iu
sillshin Gergj Kastriotit në oborr si gjoja mbështetës(që i rrahën krahët e në
anën tjetër ishin jo besnik ndaj tij) e që shpesh Gjergji i Madh u detyru me luftu
edhe kundër tyre pa dallim, ia helmuan jetën atij, ia penguan plotësimin e
misionit historik që kishte ai në plan, dhe në fund ndoshta edhe e helmuan dhe
vdiq.
Sepse i frikoheshin rritjes edhe më shumë të
famës dhe rolit të tij, frikoheshin se fama e Papës do të zvogëlohej dhe nuk do
të kishte më ndikim europian sikur që kishte.Ndërsa disa që silleshin si
mbështetës të tij e në anën tjetër nuk e ndalnin tregëtin me otomanët
pushtues.Gjergj Kastrioti me të drejtë i thoshte birit të tij në Testament se :“Papa
është vetëm një njeri si të gjithë tjerët, me pasione dhe dobësi;...mendo vetë,
se si njerëzit e kanë ngritur atë si të ishte Zot. Ai është vetëm
pasardhësi i Pjetrit, i cili u tha atyre që e adhuronin: "Unë jam njeri si
ju"; por ai është larg imitimit të paraardhësit të tij si në modestinë
ashtu dhe varfërinë e tij.“