Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: 28 Nëntor 1912, zgjim i ëndrrës Kastriotiane për lirinë, flamurin dhe pavarësinë

| E shtune, 13.11.2021, 04:32 PM |


28 Nëntor 1912, zgjim i ëndrrës Kastriotiane për lirinë, flamurin dhe pavarësinë

Nga Gjon Keka

Pas vdekjes së udhëheqësit të papërsëritshëm kombëtar Gjergj Kastrioti, Arbëria nuk pati më forcë dhe udheheqës tjetër të tillë si ai që t'u vinte përballë pushtuesve otoman të cilat bënin masakra të panumërta në trojet arbërore.Edhe përkundër përpjekjeve të fisnikëve tjerë që kishin mbetë nga Kuvendi i Lezhës, ata nuk arritën ta mbanin flamurin e fitores dhe të bashkimit sikur që e mbante shpirtmadhi dhe kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti.

Kështu nuk kaluan pak vite dhe filluan vërsuljet e mëdha të barbarëve otoman drejt trojeve tona arbërore, nga zemërimi i madh që kishte sulltani ai pushtoi qendrat kresore të rezistenës arbërore, kështu Kruja dhe Lezha u pushtuan më 1478, pastaj Shkodra më 1479, Durrësi më 1501, paashtu edhe Ulqini dhe Tivari më 1571. Megjithkëtë përpjekjet nuk u ndalën për ta vazhduar aty ku e kishte lënë Gjergj Kastrioti i madh Arbërinë, biri i Gjergj Kastrioti, Gjoni u përpoq në vitet 1481, për të vazhduar poashtu më 1488 e deri në vitin 1500 të merrte zotërimet e trojeve të pushtuara nga otomanët, por ai nuk kishte aftësinë, urtësinë, forcën, strategjinë, vizionin, talentin etj të babait të tij, prandaj edhe përpjekjet nuk patën sukses.

Nga ajo kohë, kishte herë pas herë përpjekje për ta hequr zgjedhën otomane, por mungonte uniteti dhe urtësia e vizioni për të dal nga zgjedha. Kështu nga ajo kohë otomanët pushtues e futën Arbërinë në prapmbeturi e njorancë të thellë, pothujse ishte i vetmi vend në gadishullin Ilirik që nuk kishte asnjë të drejtë, as shkolla, as universitete, as rrugë, as fabrika, as biblioteka etj, thjeshtë asnjë të drejtë elementare. Ky mjerim dhe këto zingjirë otomanë mbi qafën e Arbërisë vazhduan t'ia bëjnë plagët e mëdha si fizike ashtu edhe shpirtërore, madje vendi ishte mbyllur dhe nuk kishte asgjë europiane brenda tij, as kulturë e as shpirtin e saj origjinal të rrënjëve që ajo mbante historikisht.

Otomanët e vendosën murin e tyre në Arbëri që e ndante Europën e civilizuar nga pjesa tjeter që i kishte futë në prapambetje pushtuesi otoman dhe kjo vazhdoi deri në nëntorin e vitit 1912 kur shqiptarët e zgjuan sërish ëndrrën Kastrioatiane(28.Nëntor 1443) për ta rifituar lirinë e tyre, për ta pasur flamurin e tyre, gjuhën e tyre, dhe për ta rilidhur veten sërish me Europën së cilës i përkasin natyralisht dhe rrënjësisht si për nga gjeografia ashtu edhe për nga djepi i civilizimit të përbashkët europian.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me 28.Nënëtor 1912, është akti i rikthimit të vendit në djepin e saj të natyrshëm, i lirisë dhe i rimarrjes në duar të fatit të saj brenda fatit të përbashkët europian. Shqipëria më 1912 iu rikthye vetvetes, iu rikthye familjes së kombeve të lira, të pavarura dhe me shikim nga një e ardhme e përbashkët europiane, , duke u larguar nga ndikimi oriental i prapambetjes dhe mjerimit.

Sidoqoftë kombi ynë pas vitit 1912 e deri më sot nuk pati udhëheqës të urtë e vizionar që e ndjekin udhën e paraardhësve si Gjergj Kastrioti për ta bërë kombin shqiptar të kulturuar, të zhvilluar, të përparuar dhe krah dinamikës së përbashkët me kombet tjera europiane dhe në fund edhe të rikthimit në bashkimin europian.