| E marte, 09.11.2021, 10:57 PM |
Kryeministri terrorizon policinë e vet!
Nga Nikoleta Kovaçi
Me
dhimbje pashë sot punonjësit e Policisë së Shtetit te mbeshtjelle ne maske e
uniformë teksa mbi fytyrat e tyne shefi i qeverise dhe njeheresh i tyne
hakerrehej pa mshirë! Sigurisht qe s’prita e as nuk pres qe ndonjeni prej tyne
qe gjendej ne ate salle, apo edhe jashte saj, te ngrihet e ta kundershtoje!
Sepse ata jane kane dhe jane paterica kryesore e dhanies se nje dore ne
pushtetin absolut qe ai zoteron sot!
Ata
e degjuen ashtu ne heshtje, sepse ata nuk kane asnje grime fuqie me e mbrojte
dinjitetin e vet! Madje as me mbrojte uniformen, e aq ma pak konceptin e tyne
mbi misionin qe kane! Ktu flas per ata punonjes Policie qe jane jo vetem
ekspertë, por kane edhe ideale mbi sigurine, te drejten dhe jeten! Ai iu mori
turr per mbylljen e syve per ndertimet ne bregdet, e mire bani, po ne fakt
askush nuk mundej me i thane se kryerrënimi nis me Tiranen e betonizueme nga
politika dhe mafia e ndertimit!
Gjuha
e tij prej eprori te korruptuem, abuzues dhe arrogant, qe per fatin e tyne
kryeministri e shpalos prej nji jete me krejt vartesit e tij, me bani te
ndjehem keq jo vetem pse une e dua Policine, po edhe pse asht e vetmja
organizate per te cilen e paguej taksen me qejf! Ani pse Policia qe dua une
gjendet veç ne pak individë, te cilet shpesh jane ba e bahen objekt i gjuetise
se shtrigave brenda Policise per shkak se ata nuk kane pranue e as pranoj e te
jene masha ne duar shefash, drejtorësh dhe kriminelesh qe emerojne e shkarkojne
drejtues neper drejtori qarqesh dhe komisariate!
Policia
qe sulmoi sot lryeministri juaj asht organizata ma e keqtrajtueme dhe ma e
kriminalizueme pergjate ktyne dy mandatesh! Sepse kjo polici u zgjodh r u
perzgjodh me bindje politike, me tesera partie dhe me miq qe futeshin ne zyrat
e emerimeve qe deejtoheshin nga Ulsi Manja e Eduard Shalsi! Sigurisht qe çdo
qeveri ka pas Manjat e Shalset e vet… e ka patur gjithnje e gjithmone polici
partie e teserexhinj!
Por
Policia ma shume se sa per trajnime e dhunime ne sy kamerash qe shkojnr me
urdhen ne salla kanosjesh, ka nevoje per dinjitetin e vet! Ka nevoje me trete
teserat, me la uniformat qe mos tu vije era hashash e te jene te qete perballe
qytetarëve! Ka nevoje te mos shtyhet ne sjelle ordinere, qe mos t’i lakohet
emni ne fleterrufete e politikave antinjerzore te kryeministrit! Ka nevoje te
jene te shkolluem per sektoret qe kane zgjedhe e mos te jene nan zgjedhen e
politikes dhe te krimit te organizuem qe asht nja me politiken! Ka nevoje te
mesojne shkrim e kendim, para se sa me tregue muskujt e paftyresise se vet e te
pushtetit qe perfaqeson!
Kryeministri
asht pergjegjesi direkt per degradimin e nje prej te vetmeve organizata qe mund
te vareshin shpresat e njerzve! Asht shkaku dhe pasoja, me politikat e veta, qe
e ka kthye kete polici ne nje ingranazh mirefunksionues te krejt kriminalizimit
te skajshem te vendit e te shoqerise shqiptare! Ndaj ndjej keqardhje dhe do
ndjej derisa Policise t‘i dalë nji njeri perzot mos me e lane ma ne duar
politike e per pasoje ne duart e mafies!