| E diele, 07.11.2021, 08:35 PM |
KOSOVA E ALBIN KURTIT
ENDE NËPËR KËMBË
NGA KALOSH
ÇELIKU
Unë, nuk kam pasur nënshtetsi të shtetit
jugosllav, e as të Krahinës Kosovës. As, ende të Shtetit Shqiptar ”(Shqipëri).
Sot, as të Republikës Kosovës. Edhe, pse kam jetuar, studiuar dhe punuar dhjetë
vite në Kosovë. E di, ju do thoni, e ke të “shtetit” maqedonas. Po, e kam. Jo,
të “shtetit” maqedonas jugosllav, po të Vendlindjes time rrëzë ?uke.
Dhjetë vite kam studiuar, punuar, dhe martuar me Gra besnike në Kosovë dhe në
Maqedoninë Jugosllave. Ndoshta, jetën më të bujshme letrare e kam kaluar në
Kosovë (Prishtinë). Dhe, në fund: Pas viteve ’80 –ta, në Shkupin Historik
Shaqiptar nëpër male.
Para Lufte (1998 – ‘99), në Kosovë: studentët
shqiptar, që kishin marrë nënshtetësinë e Krahinës të Kosovës, dhe ishin
punësuar në Prishtinë, pas pushtimit të Kosovës nga Millosheviçi, dhe dëbimit
të tyre masovik nga Kosova. E kishin vështirë të këthehen në vendlindje,
Maqedoni për nënshtetësi maqedonase. Pamarrë parasysh, punën e tyre në shtetin
e “përbashkët” jugosllav. Nuk, u jepeshte nënshtetësia maqedonase, në Maqedoni.
E, ka thënë Populli Shqiptar. Nuk e kam thënë,
Unë: Pa i rregulluar punët e Shtëpisë, mos dil në kojshi: t’i rregullosh punë e
tyre familjare dhe politike. Albin Kurti, duhet t’i dalë zot nënshtetësisë
malazeze, kosovare, maqedonase. Edhe, atë: SOT, Shqiptare HISTORIKE!...