| E shtune, 06.11.2021, 07:53 PM |
Të bashkohemi në Alternativen e re politike
Shkruan:
Florim Zeqa
Që
nga paslufta, në Kosovë ka filluar rrënimi i së ardhmes në shtetin e lirë me
vrasjen dhe eliminimin e intelektualëve dhe njerëzve me kredibilitet moral dhe
njerëzor, i vazhduar në heshtje pas rishpalljes së pavavësisë së 17 shkurtit
2008, me rrënimin e vlerave të mirëfillta të lirisë, me uzurpimin e të gjitha
institucioneve shtetërore dhe publike. Për të vazhduar më pas në mënyrë
sistematike me injorimin dhe largimin nga skena politike të vlerave të
mirëfillta intelektuale dhe njerëzore.
Rrënim sistematik i
shtetit dhe vlerave njerëzore
Një
dukuri e tillë ndodhi qeveri pas qeverie dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, kur
bëhen shkarkime (linçime) dhe emërime krejtësisht politike, sipas preferencave
partiake, lidhjeve nepotike dhe korruptive, e jo sipas kriterit vlerësues të
punës dhe kualiteteve njerëzore apo të
përgatitjes
profesionale të individit.
Përmasat
rrënimit të shtetit janë në rritje këtyre viteve të fundit, ku si rezultat i
kapjes së tmerrshme të shtetit nga grupet politike të interesit të lidhura me
oligarkët e fuqishëm ekonomik, kemi degradim total të sistemit të drejtësisë,
kur kjo e fundit, në vend që të vendosë drejtë dhe në dobi të palëve të
dëmtuara, e merrë anën e parasë duke i shpallur të pafajshëm hajdutët dhe
kriminelët, huliganët dhe vandalët, dhe jo vetëm kaq, ata më pas edhe
shpërblehen me poste të larta shtetërore.
Para dite në gjykatë,
pas dite në institucione
Kësisoji
ata që deri dje i shinim në bankën e të akuzuarëve për vandalizëm dhe si
rrënues të institucioneve, sot i shohim me majat e institucioneve të shtetit!
Por
e keqja nuk merr fund këtu, si produkt i vetëdijës së ulët qytetare, pikërisht
hajdutët, kriminelët dhe vandalistët dalin ndër më të votuarit në zgjedhjet
nacionale dhe lokale!
Të
gjithë prijësit e partive dhe nismave politike në Kosovë janë milionerë dhe
supermilionerë që nuk e kanë hallin e shtetit e as të qytetarëve, por si të
ngriten në poste shtetërore dhe si të pasurohen në mënyrë të paligjshme, si të
punësojnë familjarë dhe militant partiakë nëpër institucione shtetërore.
Është
sa e dhimbshme, po aq trishtuese të shohësh veprimtarë dhe atdhetarë të shquar
të mërgatës të rreshtohen pas partive të dështuara dhe figurave të ricikluara
politike, pas milionerëve dhe matrapazëve që u pasuaruan me paratë tona dhe
djersën e qytetarëve të Kosovës.
Interesi personal e ka
dëmtuar interesin e përgjithshëm
Shtrohet
pyetja, çfarë po ndodhë me ne kështu, e jemi i njëjti popull, i cili përgjatë
viteve ’90-ta, të okupimit klasik të Serbisë që nuk bënte gara për të
përfituar, por bënim garë cili po bëjmë më shumë e më mirë për çlirimin e
vendit dhe të mirën e qytetarë!?
Dominimi
i personales në raport me interesin e përgjithshëm e ka rrënuar në themel
bërthamën tonë shoqërore dhe kombëtare.
Vrapimi
i politikanëve pas interesit personal, gjegjësisht tendenca e grabitjes së
posteve shtetërore pa asnjë meritë dhe më pas zhvatja e buxhetit të shtetit pa
asnjë mëshirë, ka bërë që të bie interesimi i qytetarëve për të ardhmën e tyre
në shtetin për të cilin kanë pritur gjatë dhe sakrifikuar jashtëzakonisht
shumë.
Ngulitja
në mendjen e qytetarëve për largim nga vendi si i vetmin shpëtim nga rrënuesit
e shtetit, e ka bërë akoma më të pashpresë dhe të pasigurtë të ardhmen e
shtetit të Kosovës.
Vërtetë,
Republika e Kosovës është shndërruar në shtet pa përspektivë, ku rrënohet çdo
vlerë dhe çdo shpresë për ardhmëri në këtë vend.
Politikanët
e papërgjegjshëm, e të gjitha llojeve e ngjyrave janë përgjegjësit kryesor të
mungesës së zhvillimit ekonomik, pabarazisë qytetare dhe drejtësisë selektive,
ku të fortët e politikës gjithmonë ngadhnjejnë mbi ligjin dhe drejtësinë!
Kjo
klasë politike, pa dallime pushtet dhe opozitë janë përgjegjës pse sot Kosova,
vendi më i pasur në rajon nuk ka përspektivë të zhvillimit ekonomik, janë
shkaktar të kaosit urbanistik, janë rrënues të sistemit shëndetësor dhe atij
arsimor, e të mos flasim për kulturën, ku sot në vendin tonë më shumë dominojnë
kulturat arabo-aziatike sesa ato kombëtare, më shumë dominon lakuriqëllëku sesa
traditat kombëtare!
Politikanët
e papërgjegjshëm janë bërë rrënuesit e shtetit, kurse qytetarët me përkrahje
janë kthyer në ndihmës të tyre!
Alternativa e re
politike e largon të keqën e madhe
Vetëm
Alternativa e re politike mund ta shpëtoj vendin nga përbindëshat politik dhe
uzurpatorët e shtetit në përgjithësi. Vetëm një Alternativë e re politike do ta
nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga përbindëshat politikë.
Sa
më parë që të bashkohemi në Alternativen e re politike, aq më e afërt do të jetë
dita e ktheses së madhe dhe ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e
jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave
në Kosovë.
I
mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në
Alternativën e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur
në interesa apo privilegje personale.
Të
bashkohemi në Alternativen e re politike për ta dërguar në muzeun historik këtë
klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për t’ia kthyer përfundimisht
shpresën dhe dinjitetin qytetarit të vendit tonë, për ta ndarë së bashku të
mirën dhe të keqën, gëzimin dhe pikëllimin me njëri-tjetrin në shtëpinë e
përbashkët.
P.S.
Ky shkrim nuk ndërlidhet me situatën zgjedhore, por për qëllim ka sensibilizimin
e opinionit publik për një rreshtim të ri politik pas zgjedhjeve të 14
nëntorit.