| E premte, 05.11.2021, 07:57 PM |
Ramush
Haradinaj:
Mos-ftesa
e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa
dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve
me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit.
Aftësitë
eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në
raportet me ShBA-të, janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga
askush.
Ky
degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e
përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur.
Ftoj
kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për
llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë
zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon.
Kosova
nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj
Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e
besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik.
Asnjëherë
nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste
evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e
prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë.
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/