| E enjte, 04.11.2021, 07:55 PM |
KRIMET E SËRBISË JANË SHUMËFISH MË TË RËNDË
Nga
Gjokë Dabaj
Po
them: Krimet e Sërbisë ndaj shqiptarëve janë shumëfish më të rëndë se ata të
gjermanëve ndaj hebrenjve, në radhë të parë, sepse krimet e nazistëve gjermanë
janë shtrirë në fare pak vite. Ndërkaq, kohëzgjatja e genocidit sërb ndaj
shqiptarëve është e pakta dhjetë herë më e madhe se ajo e nazistëve gjermanë
ndaj hebrenjve. E dyta, genocidi sërb ndaj shqiptarëve nuk është kryer vetëm
nëpër kampe përqëndrimi, por edhe në terren. Në vendbanimet e shqiptarëve. Në
atdheun e shqiptarëve. Shqiptarët janë mbyllur nëpër kulla apo shtëpi të zakonshme
dhe janë djegur të gjallë, me burra, me gra e me fëmijë. Shqiptarët janë
nxjerrë në sheshet e katundeve dhe janë pushkatuar ose therur me thika.
Shqiptarët janë vrarë me dhjetëra mijë, kohë mbas kohe. Në vitet 1876-1880 e në
vazhdim, në vitet 1910-1913, në vitet 1918-1920, në vitet 1941-1945 dhe në
vitet 1998-1999. Janë, pra, e pakta 123 vjet genocid ndaj një kombi, thjeshtë
sepse lakmohet toka e tij. Megjithëkëtë, krimi sërb mbi shqiptarët nuk po
ndëshkohet siç është ndëshkuar me të drejtë krimi nazist mbi hebrenjtë. Pse po
ndodh kështu?! Mos është Evropa më e pandijshme kur shqiptarët vriten, theren,
digjen e groposen në grumbuj, sesa kur ndaj hebrtenjve kryheshin të njëjtët
krime?! Mos është SHBA-ja më e pandijshme?! Mos janë Rusia dhe Kina më të pandijshme?!
Apo është Sërbia shoviniste më e fuqishme se Gjermania, për t’i kryer krimet
dhe për të mos u bërë ndaj saj kurrfarë gjyqi ndërkombëtar?! Cili është shkaku
kryesor që e la dhe po e le Sërbinë të pandëshkuar?!
Unë
mendoj që shkaku kryesor që Serbia po mbetet ndërkombëtarisht e pandëshkuar,
jemi vetë ne shqiptarët.
Ndaj
hebrenjve u zbatua genocid i pashembullt, por pjesa hebreje që mbeti gjallë,
nuk heshti, nuk u gjunjëzua, nuk iu lëpi as Gjermanisë, as Botës, e cila doemos
do të vihej, jo në krahun e persekutuesve, por në krahun e të persekutuarve.
Pjesa hebreje që mbeti gjallë, i tha Botës, me të gjithë mjetet e mundshëm: O
Botë, dënoje krimin!
Dhe
i publikoi dokumentet një për një, deri sa Bota pranoi dhe vendosi t'i
ndëshkojë kryerësit e genocidit. Jo vetëm kryerësit e drejtëpërdrejtë të
krimit, por e dënoi krejt kombin gjerman, duke e detyruar që t'i paguajë
Izraelit zhdëmtimet sipas vendimeve të gjykatës.
Pse
nuk ndodhi kështu me Sërbinë? Nuk ndodhi kështu me Sërbinë, sepse shqiptarët
qyqarë e durojnë me qindra vjet genocidin dhe shkojnë e ia shtrijnë dorën
sërbit dhe përqafohen me sërbin sikur s'ka ndodhur asgjë.
Kjo
është e vërteta dhe mirë na bëhet!