| E hene, 01.11.2021, 05:59 PM |
Aspekte nga “epopeja e lavdishme nacionalçlirimtare” me sekuestrime, djegie shtëpish e marrje bagëtish
Nga
Kastriot Dervishi
Më
4 gusht 1944, në raportin e intendentit të shtabit të Qarkut Korçë, midis të
tjerash shkruhet:
"Po
paraqitet një raport mbi çështje e sekuestrimeve të disa reaksionarëve për të
cilat të vihet në dijeni Këshilli i Qarkut dhe të na njoftojë së shpejti
qëndrimin që duhet të mbahet mbi pasuritë e tyre. Çështja është urgjente, pse
kalon koha e të shirave dhe të ardhurave e tyre i tërheqin me anën miqve.
1-Xhevat
Starova, reaksionar i mirënjohur, ka toka të mbjella në Veliternë. Mbi
sekuestrimin e pasurive të tij, puna qëndron më dysh, pse dyshohet se mos këto
pasuri janë të të atit, i cili deri tani flitet se ka mbajtur një qëndrim të
mirë. Mbas hetimeve që kemi bërë, na sigurojnë se këto pasuri janë pronë e vetë
Xhevatit dhe jo e të atit. Për këtë, Brigada e 4-rt, 4-5 ditë para operacionit
të dytë, i sekuestroi bagëtinë dhe i dogji shtëpinë. Në bazë të këtij veprimi,
mund të shikohet qëndrimi që duhet të mbajmë ne karshi pasurisë së tij (Për
Këshillin e Qarkut)".