Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti e nxirrte të keqen me rrënjë

| E diele, 31.10.2021, 01:29 PM |


Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) e nxirrte të keqen me rrënjë

Nga Gjon Keka

Nuk lind më një udhëheqës e vizionar si Gjergj Kastrioti , i cili si në qeverisjen e tij ashtu edhe në Ushtri kishte disciplinë,moral dhe ruajtje të identitetit ,të kaluarës dhe zakoneve arbërore europiane.

Nuk lind më një udhëheqës si ai që të keqen e nxirrte me rrënjë nuk e linte me i shtri rrënjët thellë;renegatët dhe ata që tradhëtonin apo i thonin vëlla turqve ai nuk i linte vend në trojet arbërore.

Ai e dinte se liria që arbërorët përqafuan ishte e mbjellë në zemrat e tyre dhe nuk donte që vendin ta kthente në fushë ku do ta shkelnin dhe njollosnin gjakun e derdhur të arbërorëve për liri e pavarësi.

Një udhëheqës që e mbrojti jo vetëm identitetin e vetë si arbëror por, edhe atë të popujve të kontinentit europian të asaj kohe.

Kjo është arsyeja pse shumë është shkruar e shkruhet edhe sot, kjo është arsyeja se emri i tij i lavdishëm si dje edhe sot është bërë një doktrinë e qeverisjes, e artit ushtarak e urtësisë e largëpamësisë dhe e vizionit për shumë mbretër, pushtetar dhe udhëheqës në botë.