| E diele, 31.10.2021, 06:35 PM |
Pse edhe pas 22 viteve nuk i përmendet Serbisë çnjerzimi i femrës shqiptare gjatë luftë së Kosovës ?
Shkruan
Fahri Xharra
Ku ishim mbi 20
vjet, pse heshtëm? Bile një herë në Kuvendin e Kosovës u përmend kjo çështje ,
një deputet që gjatë luftës paska qenë mjek i UÇK-s që emri i të cilit nuk më
kujtohet , doli me një arsyetim dhe tha: “ Të vërtetën mund ta gjejmë vetëm
nëse e bejmë një kontroll të ri gjinekologjik “ . Pse ai e tha e tha këte , po
një dhunim si vërtetohet pas dekadave ? Ai donte të fshehej e vërteta, me
siguri, dhe kjo temë u harrua thuase nuk ka qenë kurrë.
Në vitin 2012,
dola me shkrimin “Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës “ i cili u ribotua
edhe në gazetat e Shqipërisë, por jehona ishte vetëm e disa gazetave.
Fahri Xharra:
Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës
https://gazeta.mk/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
https://dardaniapress.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
https://floripress.blogspot.com/2018/04/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te.html
(http://www.zemrashqiptare.net/news/35578/
http://gazetashqiptari.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës
Nga Fahri Xharra, Gjakovë
“Shqipja e vjetër,
si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi
fjalën dyfish të rëndë "çnjerëzimi” (Këahtu thotë Kadare tek shkrimi i tij
“Mbi krimin në Ballkan”).
Dramën e grave të
Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që
mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej
shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar:
thyerjen e moralit të një populli.
Qëllimi i caktuar:
thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo
vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.
Kishim të bënim me
një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në
fyt” ("Spava kao zaklan"-kështu thonë serbët), ndaj një populli që
për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thnë
shqiptarët).
Çka është
çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i
rëndë se dhunimi. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë
mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga
shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime;
autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke).
Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato
shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të
Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve
e harruan krejtësisht se çka ndodhi.
Çnjerëzimi është
një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet
dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet
1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga
shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra
heshtja e klasës politike të Kosovës.
Çnjerzimin e
femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim
shoqëria jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë
ndërkombëtare, siq e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e
Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqeje te karladelponteve e
dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër "robërve të
luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një
ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më
askujt!
Të dhënat nuk
mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e
drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të
kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë
bota u vu në dijeni për krimin serb.
Pasi një popull u
shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të
moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan
barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të
vazhdojë.
Për arsye të
njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet
çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës
politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër.
Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”.
Gjakovë, 2012
P.S
Kjo çështje është aktualizuar kohëve të fundit nga qeveria. Shpresoj se
do i dalim në krye
22 vjet kanë
kaluar dhe plagët e luftës ende janë të hapura. Plagët i kemi të hapura në
shumë fronte. Kemi ende persona të zhdukur, dëme që akoma s'i kemi matur, dhe
shumë borxhe të papaguara. Por, fronti që na ka hapur plagë më tepër e për të
cilin dua të kem vëmendjen tuaj sot, janë gratë dhe burrat e përdhunuar të
cilët edhe sot vazhdojnë të jetojnë me barrën e rëndë të padrejtësisë, stigmës
dhe izolimit.
Ne nuk mundemi as
të imagjinojmë dhimbjet dhe tmerrin që të mbijetuarat e dhunës seksuale të
luftës kanë përjetuar, por edhe vuajtjet e vazhdueshme pas luftës duke jetuar
të heshtur, të izoluar e të harruar
Në Kosovë, edhe 22
vjet pas luftës, nuk kemi akoma AS EDHE NJË AKTGJYKIM PËRFUNDIMTAR fajësues në
lidhje me rastet e përdhunimi në kohë lufte. ASNJË. Kemi vendime të shkallës së
parë, të cilat janë kthyer mbrapsht në shkallët e apelit. Kjo, përkundër faktit
që kemi gra e burra që kanë folur, kush publikisht e kush veç në Prokurori.
Kemi zonjën Marte
Tunaj, e cila ishte e para grua që në vitin 2013 dëshmoi hapur për përdhunimin
që kishte përjetuar, dhe e cila vdiq në maj të vitit 2016 me një pension prej
96 eurosh. Kemi zonjën Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila e ka vazhduar
misionin e shenjtë të Marte Tunajt duke folur në vazhdimësi hapur për këtë
çështje që lëndon gjithë kombin tonë, dhe, së fundmi, kemi edhe zonjën Shyhrete
Tahiri-Sylejmani, e cila njashtu ka treguar forcë të pashembullt kur ka
vendosur të flasë për eksperiencën e saj. ( E Huazuar, 27.10.21 )