| E shtune, 30.10.2021, 01:45 PM |
“Patriot” në Shqipëri apo Amerikë?
Nga
Kastriot Dervishi
Shoku
Pilo Shanto, ishte një ndër ndihmësit e oficerëve të KGB-së që oranizuan radiolojën
“Liqeni i Vajkalit”, në qendër të të cilës ishin disa misione informative të
përbëra nga Zenel Shehu, Halil Branica, Naun Sula, Hamit Matjani, Nuri Plaka,
etj, të sponsorizuara nga CIA. Këto misione kishin për qëllim njohjen e
gjendjes në Shqipëri në mënyrë që në të ardhmen të mund të ishte në plan
rrëzimi i një regjimi kriminelësh, hajdutëdh e terroristësh si ai komunist.
Veprimtaria kundër regjimit komunist nuk duhet cilësuar veçse si patriotike.
Përpjekjet e asaj kohe për far të keq, dështuan. Nëse do kishin sukses,
Shqipëria do ndryshonte regjim po themi në vitin 1955 dhe nuk do humbte kohën
me eksperimente komuniste deri në vitin 1990. Radioloja u organizua nga
sovjetikët. Këtë e provon edhe fakti se në arkivat tona nuk ekziston asnjë
dosje agjenturore e saj. Vite më pas, Pilo Shanto shkroi një tip libri të
brendshëm për radiolojën në të cilin nuk përmendet fare roli i sovjetikëve.
Ndihmësi i sovjetikëve, shoku Pilo, pasi gjithë jetën u mburr për
antiamerikanizmin e tij, pas rënies së komunizmit në vitin 1990, siç e donte
Hamit Matjani me shokë, emigroi në SHBA dhe ra në prehrin e imperializmit
amerikan. Tani pyetja është: cili pilo është patriot, kur ishte ndihmës i
këshilltarëve sovjetikë apo kur jetonte në Amerikë?! A ia kishte marrë mendja shokut
Pilo se trupin e tij do ta kalbte toka amerikane?