| E shtune, 30.10.2021, 05:18 PM |
Udhëzues për ta përballuar krizën!
(Hypse-lotimophobia
- është frika nga çmimet e larta)!
Nga
Kimete Berisha
--
Ne nuk e dëgjuam Albin Kurtin kur na tregoi se
çmimet e ushqimeve nuk janë të larta, por armiqtë e tij po mundohen të
na frikësojnë dhe të na
shastisin,
duke i rritur çmimet me fjalë.
Truri
nuk e bën dallimin a janë rritur çmimet me fjalë apo janë rritur me numra.
Frika
e njeriut gjithmonë është e uritur (si lopa), nuk bën kërrname, frika ushqehet
me çfarëdo ushqimi që të ka qëlluar!
Tash,
jemi këtu ku jemi:
Preferohet
që nga pazari dhe nga blerjet të përjashtohen personat me depresion bipolar,
personat që kanë probleme me zemër dhe ata si unë, që kanë probleme me
emocione.
Psikologët
rekomandojnë që pazaret ditore të kryhen vetëm nga psikopatët, sepse ata nuk
ndjejnë asgjë: as frikë, as mëshirë, as vuajtje.
Ndoshta
edhe ti vuan nga Hypse-fobia- frika prej çmimeve të larta por nuk je i
vetëdijshëm që të ka kapluar kjo lloj frike e tmerrshme.
Simptomat
e hypse-fobisë nga çmimet e larta janë si në vijim:
-
Të fishkëllojnë veshët;
-
Të vjen të urinosh urgjent, ka raste kur nga paniku urina jote rrjedh te kasa
pa paralajmërim dhe pa pajtimin tënd;
-
Dridhesh si thupra n'ujë;
-
Ndjen sikur të rrotullohet barku (kjo ndjesi e ngjajshme ndodh edhe kur
dashurohesh).
(Kjo
dëshmon se gjithmonë dashurinë e paguan shtrenjtë, pate s'pate pare. Se, s'ka
dashuri që të kushton lirë)!
-
Të bie të fikët;
-
Nëse nuk të bie të fikët, mund të hutohesh, ta humbasësh drejtimin dhe të
dalësh nga dyqani pa paguar dhe për pasojë të përfundosh në pranga!
A
ka gjasa ta tejkalosh fobinë nga çmimet e larta?
Ëhë!
Ka.
1.
I shikon çmimet nga lartësia.
Stoikët
na këshillojnë që problemet e mëdha t'i shikojmë nga lartësia.
Ky
veprim ndikon që gjithmonë vetja të na duket më i lartë se çmimet!
Pra,
kur i shikon çmimet me mendjemadhësi, çmimet të duken më të vogla!
S'ka
teknikë më efikase se kjo.
2.
Për ta tejkaluar frikën dhe panikun nga çmimet e larta, preferohet që ta
ndryshosh stilin e jetës.
Mos
pi drogë, mos pi çaj, mos pi kafe, mbaj dietë, agjëro, sillu si asket, mos e
mbaj afër vetes kuletën, mos fol për varfërinë, fli derisa të ngihesh dhe mos
mendo.
Nuk
mundesh që njëkohësisht edhe të jesh i lumtur edhe të mendosh!!
Mendimi
është armiku më i madh i lumturisë.
3.
Është mirë të bëhesh pjesë e grupit që vuan nga e njejta frikë.
Kur
bisedon me bashkëvuajtës, që janë 1 milionë shqiptarë, krejt ndryshe, sado -
kudo t'hiqet pak vuajtja, nuk dyfishohet vuajtja me fjalë, qysh kujtojmë ne.
Vuajtja
rritet në heshtje! Prandaj - mos hesht!
4.
Teknikat relaksuese me kaull ta përmirësojnë situatën....
merr
frymë thellë dhe medito për një jetë më të bukur!
Imagjinatën
shtrije përtej kësaj bote.
Në
mos pastë lumturi kësajde, do të ketë asajde, në tjetrën botë.
Logjikisht.
Vizualizimi
është teknika ime e preferuar:
mentalisht
e përfytyron vetveten se si po e ballafaqon me sukses varfërinë e krejt po të
marrin lakmi!
Kjo
metodë ngërthen në vete kombinimin e frymëmarrjes, relaksimit dhe imagjinatës.
Duke
e paramenduar dhe parë me sy mbyllur vetveten si e zonja, bëhesh e zonja në
mendimet t'ua.
Kur
të duket vetja dikushi-nuk të duhet askush për të ta vërtetuar zotësinë.
5.
Ndodhem para një palë çizmeve të zeza të gjata deri te kuka't (llakiranje).
Me
shumë gjakffohtësi dhe me stoicizëm po e shikoj çmimin e tyre.
Nuk
po zmbrapsem për asnjë çast.
Nuk
ka çmim i lart që mund të më lëkund nga qëllimet e mia të larta!
https://www.facebook.com/kimete.berisha