| E premte, 29.10.2021, 06:00 PM |
KËRCËNIME TË TILLA NDAJ KURTIT, KISHTE EDHE KRYETARI RUGOVA, NDOSHTA EDHE MË TË RËNDA
Nga
Dedë Preqi
Një
njeri i menduar mirë apo keq, në mënyrë të tillë e vë në rrezik jo vetëm jetën
përsonale të një njeriu, i cili e ka pozitën e kreut të shtetit, por e vë në
rrezik çdo zgjidhje pozitive për vendin dhe shoqërinë, sepse nuk merr parasysh
atë që ka vlerë, sipas të cilit gjithçka ndoshta do të lëvizte me domosdo drejt
një pikësynimi më të mirë në këtë vend.
A
mundemi, duke u nisur nga imazhet e tilla të kërcënimeve dhe shantazhimeve ndaj
krerëve të shtetit, të zbulojmë elementet që kanë të bëjnë me këto rreziqe, a
mund të thëmi se strukturat e ardhshme të ekzistencës së këtij populli duhet
gjithnjë të jenë në përgaditje të përballen me to, sa herë do paraqitet një
njeri, apo grup njerëzish që bëjnë përpjekje ta ngrisin dhe ta shpiejnë përpara
shoqërinë tonë.
Kërcënimet
ndaj kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti, jo vetëm në kuptimin e asaj që
lidhet me përceptimet e njerëzve keqbërës dhe kriminel, ndërsa në anën tjetër
edhe të matjes së impulsave edhe pse është e mundur në veqanti ndaj njeriut,
apo njerëzve të vyer dhe të përkushtuar ndaj këtij vendi dhe ndaj këtij
populli, madje që të kemi një mendim ndryshe, që i dedikohet këtij populli,
sikur thoshte edhe i madhi Faik Konica,
me një përmbajtje të tillë, se armiku më i madh i kombit tonë, gjindet në mes
nesh.
Kërcënime
të tilla me mesazhe, pastaj edhe me atentate, për të gjallët e vet kishte edhe
presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, nga përsonalitete jo anonime, por të
njohura dhe me propaganda të ndyera, që kishin për qëllim ta zbrapin dhe ta
largojnë nga skena politike, apo ta eliminojnë nga jeta.
Dhe
një rast konkret i atetentatit që iu bë presidentit Rugova, aty prapa Teatrit
Kombëtar, në të cilën ditë ishte për vizitë edhe ish sekretari i përgjithshëm i
NATO-s, z.Javier Solana, ku edhe presidenti Rugova e rrëfente këtë ngjarje kur
thotë: «falë zotit shpëtova edhe njëherë», që do të thotë se, presidenti e ka
ditë fare mirë se nga është rrjedha e tyre, por asnjëherë nuk e ndali
veprimitarinë e vet guximtare dhe atdhetare drejtë qëllimit për një Kosovë të
lirë dhe demokratike, pa marrë parasysh sjelljet dhe veprimet e njerëzve të
këqij, të cilët nuk përhumben lehtë, por përvijohen si të tillë edhe sot dhe
qartas kërkohet përgjegjësi ndaj autorëve dhe grupeve të tilla.
Pa
dyshim mesazhet e tilla nuk mund ti quajmë si të pa zakonta apo edhe të zakonta
në mesin tonë , që nisen nga të voglat dhe deri në të mëdhatë, por gjithsesi që
mund të maten dhe planifikohen nga dikushi, që do quhen «kërkushi» konceptet e
saj, që merr një kuptim të «vetëgjykimit» apo të vetëshkatërrimit të qenjës dhe
mirëqenjës së këtij vendi, duke i qëndruar besnik ofertës së armikut të këtij
vendi dhe këtij populli, pa i bërë llogaritë mirë se, sëcili do të pësojë dhe
do të jetë humbës.
Gjërat
e këqija nuk e humbasin misterin e tyre të shembëtuar, por përvijohen në
rrënjën e së keqës dhe gjithherë
prodhojnë produkte që kanë vlerë negative, jo vetëm për përsonin por për gjithë
shoqërinë tonë shqiptare si komuniteti më i madh në Kosovë, por do të shtrohet
një pyetje ndoshta pa pikë kuptimi, ose
kuptimi, pse në kohën kur ishte kryeministër dhe kryetar shteti z.Hashim Thaçi,
apo kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, nuk u kërcënuan dhe as që iu
ndodhi ndonjë rast kërcënimi???.
Por
mos të harrojmë se në Kosovë, që nga
paslufta ekzistojnë edhe grupe të huaja të njerëzve të fshehtë, që përveq
Serbisë, edhe Rusia është e interesuar të veproj përmes propagandave dhe
njerëzve të vet, në krijimin e rrethanave që ta destabilizojë Kosovën, pos
tjerash Ministria e Jashtme e Rusisë, e lavdëron punën e Dhomave të
Specializuara në Hagë, që është krijuar në veqanti për shqiptarë.
Por
na mbetët edne pa përgjigje pyetja: çfarë lloj shteti do të kërkojmë ne
shqiptarët, nuk është fjala vetëm për të krijuar shtet, por për të mbajtë shtet
dhe për formën historike të këtij shteti në realizimin e një strukture të
shëndoshë njerëzore.