| E enjte, 28.10.2021, 05:23 PM |
Enver Bytyçi:
Edi
Rama po luan fort per ta shkermoqur Partine Demokratike. Ai ka interes jetik qe
ta zhbeje ate. Per kete arsye ka zgjedhur nje menyre te lexueshme:
I
reagon Lulzim Bashes ne ate forme sa ta veje ate ne seder per paaftesine dhe
pamundesine per t'u perballur me foltoret dhe me Sali Berishen. Kesisoj e nxit
qe te flase brockulla ne parlament dhe jashte parlamentit.
Partia
Socialiste akoma nuk e ka quajtur llum diktaturen. Lulzim Basha e quan llum
PD-ne e 30 viteve. Rama i thoshte Berishes "plak" nga foltorja e
parlamentit. Basha thote "Ta nisim vetingun nga une dhe nga ti, jo nga
plaku"!
Ne
fakt une e kam kuptuar se inati dhe urrejtja e Lulzim Bashes ndaj Berishes
eshte e madhe, qe kur ai thoshte se "Une e anetarsova Shqiperine ne
NATO", "Une liberalizova vizat"! "Une ndertova Rrugen e
Kombit"! Ndersa sot ai ka dale hapur kunder partise qe vete ai e drejton,
se paku formalisht.
Cdo
te thote kjo? Do te thote se Rama po e nxit Bashen ne kurthin e konfliktit qe
percan PD-ne. Eshte detyre e demokrateve ta shpetojne kete parti. Eshte detyre
e secilit, edhe e atyre qe qendrojne ne krah te Bashes, ta mbeshtesin foltoren,
mbledhjen e kuvendit dhe t'i japin fund debatit e percarjes! Edhe nese Basha do
te vijoje te luaje melodine e Rames, Berisha duhet te ngjalle fryme, duke e
ruajtur Partine Demokratike nga percarja! Ky eshte mision dhe misionaret
bashkojne!