| E enjte, 28.10.2021, 07:50 PM |
Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?
Nga
Frank Shkreli
“Qeveria shqiptare
miratoi sot, në mbledhjen e saj më të fundit, shpronësimin e banesës së
Toptanasve, për t'ia rikthyer atë kulturës.”
“Sot mori fund saga e banesës së Toptanasve, njohur edhe si
"Sarajet", ish-ndërtesa e bibliotekës së parë shqiptare, monument
kulture i kategorisë I, që këtë verë u përpoqën që ta zhduknin me zjarr.
Qeveria shqiptare mori
vendimin e shpronësimit të pronarëve të kësaj ndërtese për ta restauruar,
rijetëzuar e kthyer në një hapësirë kulture, dedikuar librit, për ngritjen e së
cilës jemi në bisedime me qeverinë e SHBA-ve.”
Ky ishte njoftimi (22
tetor, 2021) nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë! PYETJA IME ËSHTË: Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E
KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?
Ndërkaq, saga e shtëpisë ku ka jetuar
at Gjergj Fishta vazhdon. Shtëpia e
Fishtës, e mbyllur/ e restauruar por askush nuk mund ta vizitojë – e rinovuar
me fonde private -- jo, jo as me fonde të qeverisë shqiptare as me fonde të
qeverisë amerikane – por me fonde private!
Pse Ministria e Kulturës së Republikës
së Shqipërisë nuk e shpronëson edhe shtëpinë e At Gjergj Fishtës pasi është
monument kulture e kategorisë së I? Edhe
për shtëpinë e Fishtës, Ministria ka thënë, vazhidmisht, se ka probleme
pronësie. Ku qëndron e vërveta sa i përket hapjesë së shtëpisë së Fishtës,
sidomos në këtë 150-vjetor të lindjes së tij dhe pse nuk shpronësohet edhe ajo?
NË 150-VJETORIN E LINDJES, QEVERIA
SHQIPTARE, MINISTRIA E SAJ E KULTURËS, E HARRUAN AT GJERGJ FISHTËN E ALFABETIT
SHQIP – GJENIUN E LETRAVE SHQIPE! NË
150-VJETORIN E LINDJES, AT GJERGJ FISHTA VAZHDON TË JETË PA VARR, PA SHTËPI DHE
PA KUJTESË NGA SHQIPËRIA ZYRTARE DHE NGA SHQIPTARËT!
Ai nuk ka nevojë për ne, por Shqipëria
dhe shqiptarët, kudo, kanë më shumë nevojë sot për të. Dashuria e tij për Shqipërinë nuk shuhet
kurrë...pa marrë parasysh trajtimin e tij në këtë 150-vjetor -- nga Shqipëria
dhe shqiptarët. Edhe ashtu At Gjergji, na thotë: veç të jeni mirë ju dhe Shqipëria
– edhe pa mua Shqipëria “kjoftë e rrnoftë”, për jetë!
“Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë përjetë u
trashigoftë!
Po, po: rrnoftë Shqypnija!
E porsi krypa n’Dri,
E porsi krandja e that n’nji
flakada,
U shoftë me arë, me farë, me
mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë
me za,
Kushdo shqyptar, qi
s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija!
Rrnoftë Flamuri i sajë!..”
"Çohi t'dekun" - (Gjergj Fishta)
Shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishtës
e mbyllur me çels – s’ka nevojë për koment!