| E hene, 25.10.2021, 05:31 PM |
Selim Musaj figurë
emblematike e mërgatës sonë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
shtunën më 16.10.2021, në 1 vjetorin e shkuarjes në amshim të veprimtarit Selim
Musaj, në Bar Trattoria ORIKUM në Colle
Umberto (Treviso-Itali), familja Musaj e organizojë një Drekë Përkujtimore për
veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, profesorin dhe intelektualin e
kalibrit Selim Musaj, ish themeluesin dhe kryetarin e parë të UNIKOMB-it me
seli në Treviso (Itali).
Tubimin
e deklaroj të hapur Arif Musaj, me ç’rast i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit
duke i falenderuar për pjesëmarrje në këtë drekë përkujtimore për veprimtarin
Selim Musaj.
Më
pas u vazhdua me fjalët përshendetëse. Nga evokimet e shokëve, miqve dhe
bashkëveprimtarëve, u shpalos një pjesë e veprimtarisë së tij atdhetare me
ç’rast u vërejtejn çartë gjurmët e pashlyera që Selim Musaj ka lënë në mesin e
mërgatës sonë.
Pas
fjalëve përshendetëse, u shtrua dreka me ushqime të shijshme nga kuzhina e
ORIKUM-it, pronë e shqiptarit Skender Alijaj.
Ne
mërgimtarët, përveq lidhjeve të gjakut dhe lidhjeve emocionale që kemi për
vendlindjen, na bashkon edhe dhimbja për njëri-tjetrin.
Njeriu
kur ndjen dhimbje është i gjallë, por kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri!
Njerëzit
e mëdhenjë u ngjajnë objekteve gjigante, sa më shumë largohemi prej tyre i
shohim më mirë. Kësisoji, edhe distanca kohore nga shkuarja në amshim e Selim
Musajt, do t’na bëjë ta kuptojmë më mirë madhështinë e tij.
Njerëzit
e mirë mund të jenë të varfër me para, por janë me shpirtë të pasur dhe fisnik.
Njerëzit
shpirtëmirë jetojnë edhe pas vdekjes në kujtesën e të gjallëve. Përmbyllja e
ciklit jetësorë në këtë botë, e shënon fillimin e përjetësisë në botën tjetër
dhe në kujtesën e secilit prej nesh.
Selim
Musaj ishte njeri i fjalës dhe besës, ishte personalitet unifikues i mërgatës
sonë, ishte njeri i sinqertë, fjalë pak e punë shumë.
Me
të ndjerin Selim Musaj ishim në rrugë të mirë të unifikimit të mërgatës sonë…
Selim
Musaj nuk ishte njeri i prapaskenave, por ishte njeri i guximshëm që i thoshte
të vërtetën secilit në sy.
Selim
Musaj ishte misionar i unifikimit të shqiptarëve në një çati të përbashkët, i
cili për qëllim e kishte faktorizimin e shqiptarëve si etnitet dhe dëgjimin e
zërit tonë nga autoritet italiane.
Mungesa
e një veprimtari të kalibrit siq ishte Selim Musaj është e madhe dhe e
pakompensueshme për mërgatën shqiptare, e në veçanti për familjen, por krenaria
për veprat që la pas do t’na lejtësojnë dhimbjen për të!
Në
fund, vajza e Selim Musajt, Esantila me emocione të thella shpirtërore i
falenderoj të gjithë të pranishmit në këtë Drekë Përkujtimore për babain e saj;
“Ju faleminderit të gjithëve nga zemra për prezencën tuaj dhe fjalët e bukura,
të cilat na lehtësuan dhimbjen dhe na shtuan akoma më shumë krenarinë për
babain tonë. Tani po e kuptojmë se nuk jemi vetëm, ju kemi juve, ua kthefshim
për gëzime!”
Ishin
këto momente të veçanta emocionuese të papërshkruara me fjalë. Vetëm ndjenjat e
brendshme shpirtërore i kuptojnë momentet e tilla emocionale të familjarëve për
më të dashurin e tyre.
Veprimtaria
atdhetare e Selim Musajt është sa e madhe po aq e bujshme, esplorimi i së cilës
kërkon kohë dhe hapësirë të madhe, andaj këtë do ta bëjë përmes një publikimi
të veçantë në një moment të përshtatshëm kohorë.
U
prehtë në mirësinë e parajses shpirti i bardhë i Selim Musajt, i atdhetarit që
nuk u ndal së vepruari deri në frymën e tij të fundit!
I
përmotshëm qoftë kujtimi!
Lavdi
jetës dhe veprës të Selim Musajt,
figurës emblematike të mërgatës sonë!
17.10.2021