| E hene, 25.10.2021, 07:05 PM |
Studentë eksellentë nga St. Francis College Brooklyn vlerësuan me pllakë mirënjohje Shkollën Shqipe “Alba Life”, NY
Nga
Keze Kozeta Zylo
Si
çdo të shtunë në Shkollën Shqipe “ALBA Life” Ambasador i Kombit zhvillohet
mësimi i Gjuhës Shqipe në lagjet e Nju Jorkut dhe për rrjedhojë dhe në
Bronx. Kjo shkollë i vazhdon mësimet në
Qendrën “Illyria” dhuruar nga Zoti Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju
Jorkut. Mësimi në Online prej gati një
vit e gjysmë për shkak të Panedemisë botërore kaloi në mësimin rregullisht qysh
nga data 15 e muajit gusht.
E
meqënse sot jemi në 150 Vjetorin e ditëlindjes së Gjergj Fishtës doemos që
mësuesit, prindërit dhe nxënësit plotësojnë amanetin e Gjergj Fishtës Poetit
tonë Kombëtar që s’tretet kurrë i cili na ka dhuruar vargjet lapidar për Gjuhën
Shqipe si:
Pra,
mallkue njai bir Shqyptari,
qi
këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim,
që na la i pari,
trashigim
s’ia len ai fmis…
Sot
këtë shkollë e vizituan një grup studentësh eksellent shqiptarësh nga
St.Francis College Brooklyn i krijuar që nga viti 1859. Ky Isntitucion Universitar u themelua nga
vëllezërit Françeskanë të Bruklinit, një urdhër françeskan, si Akademia e Shën
Françeskut dhe ishte shkolla e parë private në Dioqezën Katolike Romake të
Bruklinit.
Studentët
u pritën përzemërsisht nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Studentët
u prezantuan nga z.Qemal Zylo themelues
TV dhe drejtor i shkollës Shqipe
“Alba
Life” i cili i falënderoi përzermërsisht dhe i uroi për rezultatet e shkëlqyera
si dhe për aktivitetet e tyre me organizatën e mirënjohur “Rrënjët
Shqiptare”. Vlen për të theksuar se
Shkolla Shqipe “Alba Life” është përkrahur vazhdimisht nga Rrënjët Shqiptare me
president ish kandidatin për në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut aktivistin e
shquar z.Marko Kepi. Zoti Zylo iu tha se ndjehej tejet krenar me arritjet e
tyre të shkëlqyera dhe tha se me punën e tyre dhe studimet nderojnë vehten,
Kombin dhe bëhen një shembull i mirë për brezat që vijnë.
Ata
prezantuan klubin e studentëve “Rrenjet Shqiptare” dhe afruan bashkëpunimin me
Shkollën Shqipe “Alba Life”. Ekipi i
studentëve të Klubit Rrënjët Shqiptare i pyetën nxënësit në shqip duke bërë një
quiz, ndërsa për ata që përgjigjeshin të parët dhanë dhurata simbolike. Ekipi i studentëve dëgjuan dhe duartrokitën
programin e nxënësve që po përgatiten për festën e shenjtë të Flamurit prej
disa javësh nën drejtimin e artistes së njohur Valbona Peraj dhe mësuese
Majlinda Tafaj në bashkëpunim me koordinatorët Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj,
drejtuesin teknik dhe professional Elton Xhaferri si dhe mësueset Fatbardha
Shiqerukaj, Mirvete Krasniqi Veselaj dhe Jetona Bacelli.
Në
emër të ekipit të studentëve Albion Veliu, Adjola Rrashi, Kleid Saraci, Emiljan
Bodini, Sarah Shurdha, Herta Hada, Xhessika Hasankolli dhe Alkida Koleci
pllakën e mirënjohjes e dorëzoi zonjusha Megi Rama me motivacionin:
“Certifikatë mirënjohje Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit për
kontribut të jashtëzakonshëm në Komunitetin shqiptar në mësimin e Gjjuhës
Shqipe, kulturës dhe traditave fëmijëve me origjinë shqiptare.”
Klubi
Rrënjët Shqipetare në St.Francis College është një klub prej profesionistësh të
rinj Shqiptarë që është i formuar prej 5 vitesh ku funksioni parësor është
forcimi i komunitetit shqiptar duke integruar shqiptarët me njëri -tjetrin dhe
vendet e tyre të adoptuara në të gjithë diasporën shqiptare si edhe të bëhen
një pikë reference për t’u bashkuar si komunitet. Ata fokusohen në promovimin e
kulturës dhe trashëgimisë shqiptare te brezat e rinj duke përmirësuar
komunitetin në organizimin e ngjarjeve të tilla si ngjarje në rrjet, aktivitete
argëtuese, punë në shkollë, ndihmë në karrierë, shfaqje arti dhe festivale.
Pavarësisht se mund të jenë një komunitet i vogël, në raport me numrin e
studentëve që universiteti ka, ata kanë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh
në shkollë nga të gjitha krahinat dhe trevat. Në vitin e fundit mund të
numërohen deri në 20 studentë shqiptarë të pajisur me dokumentin I-20, dhe mbi
26 të tjerë që janë me dy nënshtetësi ose të lindur në Amerikë, por me origjinë
shqiptare. Komuniteti shqiptare është tepër i angazhuar në shumë departamente
dhe fusha të shkollës, si për shembull, shqiptar të aktivizuar në ekipin e
futbollit për meshkuj, ekipin e notit për meshkuj, ekipin e volejbollit për
meshkuj, në klube të ndryshme, qeverisje të studentëve, ambasadorë, apo si edhe
në konviktin e shkollës. Më duhet të theksoj se të gjithë studentët shqiptarë
në St.Francis College kanë titullin ekselentë, gjë e cila na bën të ndihemi
shumë krenarë si shqiptarë.
Çdo
semestër si klub mundohen të promovojnë sa më shumë se sa të bashkuar janë dhe
se sa shumë kanë dëshirë të kontribojmë në Diasporën tonë Shqiptaro Amerikane.
Në
këtë të shtunë të dielltë, u bashkuan si simboli i shiqponjës nxënësit
ambasadorë të Kombit të Shkollës Shqipe “Alba Life” me studentët eksellentë të
St.Francis College në Brooklyn.
Ata
janë shqiponjat e Diasporës dhe të Kombit!
23 tetor, 2021
Bronx, New York