| E diele, 24.10.2021, 05:43 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
M’U KUJTUE
AT KONRRAD GJOLAJ…
Lexova se kishte ngordhë krimineli Aranit Çela…
Mu
kujtue i Ndjemi At Korrad Gjolaj, kur më pat tregue:
Ishte
viti 1993. Porsa kishte ardhë në Shqipni Delegati Apostolik mbas 1945, Imz.
Ivan Dias… Ishin mbledhë të gjithë klerikët katolik Shqiptar n’ Argjipeshkvi të
Shkodres, dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodres. Ai kishte
ndigjue se At Konrrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Ever
Hoxha… Me ngacmue At Konrradin e thrret dhe e pyet: “At Konrrad, po ba me të
ngja Ty dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e
Parrizit, aty ke me gjetë Shen Pjetrin dhe, Ai ka me të tregue se para se me
vdekë Everi, asht “pendue” dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba
Ju At Konrrad?”
–
At Konrradi, e shikon Delegatin në sy dhe i pergjegjet atyperaty: “Pa i thanë
as mir’u pafshim, shkoj fillë e në fund të ferrit dhe jam ma rahat aty, se të
pakten nuk ia shof as surratin Ever Hoxhës…”
Edhe
unë mendova me vete: Sa Shkodranë sot nga Ata dymijë vetë që janë pushkatue
vetem në Shkoder, me firmen e kriminelit Aranit Çela, do të kishin ikë në
ferrin e pafund... Vetem mos me pa vrasësin e tyne?!
E
tmershme me e mendue?...
Nuk
besoj se ka edhe një shtet në Botë, me vrasës katila “të pafajshem”.., si
Shqipnia! E deri kur kështu, o Shqiptar?!
Melbourne,
22 Tetor 2021.