| E diele, 24.10.2021, 11:35 AM |
Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më të bukur!
Kyetari
i Bashkisë Kamzë z. Rakip Suli në shkollën tonë
Nga
Çaush KULLAFI - Mësues në shkollën
9-vjeçare”Vëllazërimi”, Tiranë
Dita
sot zbardhi e shoqëruar nga reshjet e imta të shiut, pjesë e stinës. Fëmijët,
si çdo ditë hynin në portën e shkollës me çantat e tyre mbi shpinë e çadrat, që
në ato duart e vogla, gati sa nuk ua merrte era. Nuk mungonin porosit? e
prindërve për fëmijët e tyre, veçanërisht të kopshteve.
Drejtoresha
e shkollës Merita Prenga na njoftoi se do të kishim mysafirë të
mirë në shkollën tonë. S`vonoi shumë kur para hyrjes së shkollës, duke pritur
në radhë dy fëmijë të vegjël që të futen, afrohet Drejtori i Zyrës Vendore
Arsimore Kamëz z. Gentjan Murataj i shoqëruar nga Administratori i
njësisë Bashkiake z. Eduart Bodini.
Dua
ta përgëzoj zotin Murataj që ka qenë pranë çdo shqetësimi që kemi patur.
Miqtë
e ardhur takohemi dhe përshëndeten me të gjithë mësuesit dhe edukatoret e
kopshtit. Drejtor Geri, me zërin e tij karakteristik dhe buzëqeshjen e ëmbël
prej njeriu fisnik, vazhdon bashkëbisedimin me mesuesit, ndërkaq, mes nesh vjen
edhe Kryetari i Bashkisë z. Rakip Suli. Pse ta fsheh, prisja një kryetar të
kollarisur dhe me një kostum firmato që t`i shkëlqente, por para nesh u shfaq
një njeri me një veshje të thjeshtë. Afrohet, përshëndetet me mësuesit duke
pyetur për shëndetin, familjen dhe problematikat e shkollës.
Njëri
nga mësuesit, duke i zgjatur dorën i thotë:
-Hera
e parë që në shkollën tonë vjen një kryetar bashkie!
Z.
Suli buzëqesh dhe, duke mos e fshehur krenarinë, i përgjigjet:
-Jam
në shërbim të arsimit. Doemos që do të vijë vazhdimisht mes jush.
Miqtë
e ardhur tashmë kalojnë klasë më klasë, por dhe në grupet e kopshtit. Këmbejnë
dialogje, u buzëqeshin fëmijëve si miq të tyre të rrallë dhe të sinqertë.
Dëgjojnë me vëmendje, mbajnë shënime, shfaqin mendime...Nuk e di pse por, këto takime, po më sjellin në kujtesë mikun
prej vitesh të shkollës sonë, shkrimtarin e njohur, Viron Kona, i cili sa herë
vjen, vendos magjishëm një lidhje dhe komunikim të ngrohtë me nxënësit, teksa
ata e rrethojnë dhe s`pushojnë së pyeturi për personazhet e tij e, veçanërisht
për Bubulinon e gjithëditur.
Z.
Rakip Suli, me thjeshtësinë e tij, u shkri me fëmijët.
U
takua ngrohtë dhe me shumë përzemërsi, veçanërisht me një nxënëse me aftësi
ndryshe. Pastaj, në vazhdim, thuajse në çdo klasë, ai u shpreh me bindje:
"Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më
të bukur! Ju premtoj”!
Vizita
ishte si një fllad i ngrohtë. Edhe shfaqëm mendime dhe sygjerime, edhe
bashkëbiseduam sesi disa gjëra t`i bëjmë edhe më mirë, por edhe ndjemë se
kuadrot e bashkisë sonë, janë dhe do të jenë edhe në të ardhmen pranë shkollës
sonë, ata janë pjesë e jona.
U
ndjemë mirë me atë vizitë por dhe me
vlerësimet.
Na
mbeti në mendje, veçanërisht fjala e kryetarit se, shkolla jonë do të ishte
vazhdimisht në vëmendjen e tij, dhe, jo vetëm shkolla jonë, por të gjitha
shkollat e bashkisë, sepse siç u shpreh ai, fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë
sonë evropiane...
-Per ZemraShqiptare, nga
Tirana, Tetor 2021-