| E diele, 24.10.2021, 11:30 AM |
Disa përkime "të
rastësishme"!
Nga
Enver Bytyçi
1.
Dikur, kur Edi Rama ishte vënë nën akuzë se për lejet e ndërtimit vinte gjoba
prej 20 përqindësh, ish-kryebashkiaku i Tiranës thoshte se "Askujt nuk ia
kam futur dorën në xhep", d.m.th se askujt nuk i kishte borxh! Të njëjtën
shprehje e dëgjova pardje në gojën e Lulzim Bashës: "Veç zotit, tha i kam
borxh! As Sali Berishës nuk i kam borxh"! Në fakt u ka borxh gjithë
demokratëve dështimin e madh të tij!
2.
Njerëzit e Bashës kanë hedhur akuzën anti-Berishë, se përkrahës të tij na
qenkan ish-pushtetarët. Në fakt është e kundërta. Unë isha në foltoren e
Durrësit. Pashë aty të gjitha familjet tradicionale të këtij qyteti si
përkrahës të foltores. Por ajo që unë ve re ka të bëjë se përkrahësit e Bashës
janë të gjithë ish-nëpunësit bashkiakë të tij në kohën kur ishte kryetar i
Bashkisë së Tiranës! Dhe këta janë aq pak, fatmirësisht!
3.
Luftën kundër Sali Berishës zoti Basha po e bën në emër të Amerikës. Në fakt ai
e di se "non-grata" e ish-kryeministrit është e Sorosit. Për pasojë
kjo betejë justifikon pikërisht sorosianët! Se Sorosi është sponsor i goditjes
ndaj Berishës e provon edhe njëherë një analizë-paper e Institutit Slloven të
Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit. Por Lulzim Basha fshihet pas Amerikës.
Prandaj duhet kryetari I PD-së duhet ta thotë me sinqeritet: "Unë nuk
mbledh Kuvend Kombëtar kundër George Soros"!
4.
Kryetari i PD-së thotë se "nuk e mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së" e
madje flet për institucione paralele. Nëse 6000 anëtarë të këtij Kuvendi, të
cilët kanë firmosur mbledhjen e tij, nga 7500 gjithsej, janë institucion
paralel dhe Lulzim Basha me 1500 të tjerët na qenka institucion legjitim, këto
shifra mund t'i llogarisë vetëm ai. Në fakt ka edhe këtu një përqasje: Kreu i
PD-së po ndjek shembullin e kreut të PS-së për të krijuar në vend të partisë
një "Rilindje Demokratike", ku pakica t'i imponohet shumicës. Modeli
Rama është praktikë e Lulzim Bashës. Ndaj ai nuk votohet dhe nuk do të votohet
asnjëherë. Shqiptarët nuk zgjedhin kopjen në vend të origjinalit!
Ka
shumë kontradiksione, por u ndala kësaj radhe vetëm te këto katra! Të fala
rilindasve "demokratikë"!