| E premte, 22.10.2021, 07:48 PM |
Ndezja e “Motorëve të Diasporës”, shpresë apo mashtrim për LVV-në?!
Nga
Florim Zeqa
Rezultati
i dobët i LVV-së në zgjedhjet komunale, përveq rënjes enorme në vota i ka ulur
prestigjin dhe lëkundur imazhin e Albin Kurtit në qeverisjen qendrore, për
arsye se pushteti lokal paraqet bazamentin dhe stabilitetin e pushtetit qendor.
Prishtina “nyja
gordiane” e fatit të LVV-së
Fitorja
eventuale e balotazhit në Prishtinë dhe në ndonjërën nga komunat e mëdha do ta
mbante në këmbë dhe të fuqishme në pushtetin qendror LVV-në. Në të kundërtën do
të ketë probleme të theksuara me qeverisjen e vendin pa mbështetjen dhe
bashkëpunimin me pushtetin lokal.
Përmbysje
të rezultateve mund të ndodhin në shumicën e komunave dhe për gjitha partitë që
kanë dal të parat në raundin e parë. Prandaj, marrëveshjet mes partive politike
janë të pashmangshme, në këtë rast edhe për LVV-në, e cila nuk mund të vazhdoj
tutje e vetme me slloganin “drejt dhe krejt” apo krejt ose asgjë!
Përveq
rezultatit të dobët zgjedhor të LVV-së, zgjedhjet lokale të 17 tetorit e nxoren
në pah edhe fuqinë e vogël dhe të papërfillshme të listës inekzistente “Guxo”,
e cila nuk e la asnjë gjurmë pozitive me paraqitjen e saj përmes iniciativave
qytetare!
Zgjedhjet lokale
rehabilituan partitë opozitare
Në
anën tjetër, për partitë opozitare (LDK, PDK, LVV e NISMA), këto zgjedhje ishin
një rast i mirë për të dëshmuar forcën elektorale, e cila dallon shumë nga
zgjedhjet e paraprake parlamentare. Në këto zgjedhje ndodhi ngritja dhe
rikthimi i partive opozitare, në disa raste edhe përtej parashikimeve dhe
pritjeve të tyre!
Kur
jemi në këtë segment, deklarata e nënkryetarit të LDK-së dhe kandidatit për
kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, se nuk do të ketë marrëveshje politike në
bllok me askënd, më shumë e dëmton sesa e ndihmon LDK-në dhe Gjilanin në
veçanti!
Anulimi
i zgjedhjeve nga PZAP-ja në Han të Elezit pas ankesave të kandidatit të pavarur
Refki Suma, nën dyshimin për shit-blerje të votave, e vë në sprovë të re PDK-në
këtë komunë dhe jo vetëm!
AAK-ja
e vogël nga zgjedhjet parlamentare na doli të jetë më e madhe me fitore në
zgjedhjet lokale, kurse NISMA duhet medeomos ta fitojë Malishevën për ruajtur
imazhin e ngritjes reale!
Me
garimin e kandidatëve anonim, pa përvojë politike dhe pa kredibilitet qytetarë,
LVV-së i kushtojë rëndë me mosfitore në asnjë komunë të vetme në raundin e parë,
anipse është në balotazh në 12 komuna!
Për
shkak se, në shumicën e komunave në balotazh pritet ta fitojnë partitë
opozitare. Pa dyshim, rezultati final i zgjedhjeve komunale do të ndikojë në
situatën e përgjithshme politike dhe nuk do të mbetet pa ndikim edhe në
qeverisjen qendrore.
Heqja e “vijave të
kuqe”, shpëton LVV-në
Kjo
situatë, pashmangshëm do t’ia imponon LVV-së heqjen e “vijave të kuqe” për
lidhjen e koalicioneve në nivel lokal me partitë opozitare, të cilat do të
prodhonin një situatë krejtë tjetër sa i përket qeverisjes qendrore.
Ngase
shtrirja e pushtetit lokal është determinuese për mbarëvajtjen e pushtetit
qendror dhe jo vetëm. Nga bashkëqeverisja në nivelet komunale do të varen
sukseset dhe jetëgjatësia e Qeverisë Kurti 2.
Anashkalimi
i bashkëpunimit me partitë opozitare në nivelin lokal dhe mbështetja vetëm tek
“Motorët e Diasporës” apo vota e mërgatës sonë, mund t’i kthehet bumerang Albin
Kurtit, për shkak se, jo e gjithë mërgata janë me LVV-në!
Arsye
se tjetër e gabimit potencial të LVV-së është fakti se, edhe po t’ju sigurohen
gratis biletat e udhëtimit dhe akomodimi në hotele, jo çdo herë mërgimtarët e
kanë mundësinë e ardhjes për votime në Kosovë!
Ndryshe
nga zgjedhjet parlamentare, vota e Diasporës nuk do të jetë unike për një listë
zgjedhore, por e fragmentuar në 22 komuna dhe e ndarë në disa lista zgjedhore.
Mbështetja
e LVV-së tek “Motorët e Diasporës”, do të motivon fuqishëm lidhjen e
koalicioneve dhe bashkimin e të gjitha partive opozitare në Prishtinë,
Prizrenë, Podujevë, Gjilan e gjetiu, për çka mund ta lënë Albin Kurtin
duarthatë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.