| E premte, 22.10.2021, 07:47 PM |
PREMTIM I PA SHPREHUR
Kushtuar
Antikës, motrës së Bilal Xhaferit
Nga
Edmond Llaçi
Heshtja
që i kishte kapur në ato çaste ishte më se e nevojshme. Të dy duhej t’i mbanin
mënd ato momente. Ndodheshin në përjetimin e një dhimbje tepër të madhe ku po
aty po fillonte pjesa tjetër e mbijetesës. Ajo, përveç ndarjes me të vëllanë,
më vonë, mbi shpatullat e saj do të ndjente peshën e dhunës të ushtruar nga
pushteti komunist. ?ë sytë e tij të zinj zhibrues, gjatë kohës kur ai i
shpjegonte për se duhej të ikte dhe kur, diçka tjetër po ndjente se po i
kërkonte, por që ajo nuk po arinte ta kuptonte se çfarë ishte. Dhe për mos ta
munduar shumë shpirtin e tij të vrarë i jepte kuraj për vendimin e mar.
Një
ditë më parë pasi të niste atë rrugë të gjatë e pa kthim ai e çoi të motrën tek
rrënojat e shtëpisë atërore. Të shkulur dhunshëm prej andej, drejt internimeve
të pafund, ai nuk do ta pranonte ekzistencën e tij në ato vende të huaja ku do të shkonte, pa i
parë dhe pa i prekur dherat e vendlindjes. Duke e njohur karakterin e vëllait,
ajo përsëri i pranoi në heshtje të gjitha ato që ai i kishte në mendje e që
desh ti kryente
E
kish rritur dhe qe kujdesur për të. E ndjente edhe si prind edhe si vëlla.Të
atin nuk mundi ta njihte pasi pushteti komunist ja kishte pushkatuar. Të ëmën
fare pak. Duke u ndeshur me shikimin e
shndritshëm të atyre syve, dëgjoi zërin e tij ti thoshte: “Ja këtu duhet të
ketë qenë porta. Do të gërmoj të gjej pragun kur dikur fëmijë, ti përpiqeshe
për të kaluar me këmbë e duar duke parë nga unë. ?she më e vogla nga ne e mira
motra ime dhe unë nuk të ndihmoja pasi kërkoja të ngriheshe vetë në këmbë. Ja
oda. Këtu duhet të ketë qenë vatra e zjarrit.?!“ Dhe pa pritur përgjigje, si
njeri i letrave që dinte t'i ndërtonte e t'i radhiste mirë fjalët dhe ajo e
dëgjonte me ëndje, ai vazhdoi: ”Thonë se, deri sa të ekzistojë hi në vatër, ajo
shtëpi nuk mund të shuhet.” Dhe, pa u përpjekur për të mos u bërë pis, nisi të
rrëmonte. Ngazëllimi i tij qe tepër i madh kur u shfaqën konturet e saj.
Përsëri, në ata sytë e tij ajo ndjeu atë
shkëlqimin zhibrues që i jepte gëzimin e pakët të shfaqur në kohë tepër të
shkurtra. “Ja e shikon. Të thashë që do ta gjenim. Ja këtu të ushqeja. E
shkreta nanë, nuk kishte me se t'i mbushte barqet tona të uritura. Ishim shumë
gojë për tu ushqyer.” Nuk mundi më të
fliste. Gjithë atë ngërç që e mbërtheu në ato çaste e ktheu në forcë duke
vazhduar të rrëmihte përqark vatrës. Nuk e ndjenë orën që u kaloi, por nga e
gjithë ajo pasuri e mbetur, si kulakë të shpallur nga pushteti popullor, dy
lugë dhe doreza e portës kishin mundur të shpëtonin nga ai shkatërrim. “Meri “-
i tha së motrës, “dhe ruaji si sytë e ballit”
E
bindur më së fundi se i vëllai duhej të ikte e ndoqi në heshtje. Ishin të
mësuar të dy të ecnin në këmbë dhe vazhdimisht pasi mundësinë me mjete
transporti e kishin të pa mundur. Nuk e kuptuan atë rrugë të gjatë në mes të
errësirës. Fshati i tyre ndodhej pothuajse pranë kufirit. Në ato momente për ta
ishte dalja me sukses e asaj ikje. Arratisjes.
Duke
shpërthyer përbrenda krahërorëve të tyre, në atë përqafim që nuk donin të
mbaronte kurrë, i jepnin kurajo njeri tjetrit për atë që mund tu ndodhte më
vonë. Në ato ndjesi të ndërsjellta tek po kalonin përbrenda njeri-tjetrit, me
instiktin e motrës ndjeu dhimbjen që po përjetonte i vëllai. Me lot në sy, prej
saj nën zë, fraza e shprehje të shumta do t'i zinin vend njëra tjetrës -“Do të
kthehesh.?! Kur do të kthehesh vëlla.?! Do të të kthej, do të të kthej motra
vëlla”. Ishin shprehje të pa vend për t'u thënë por, dhembja e motrës ishte më
e madhe se sa ajo e ikjes, e shpëtimit të tij drejt jetës së lirë që ai
kërkonte. Mes monologëve të shumtë të shfaqur në fytyrën e saj të shpërfytyruar
nga dhimbja e asaj ndarje, as nuk e kuptoi shkëputjen prej tij. Përmes
largësisë që po shtohej së bashku me mjegullën që mbiu pa pritur tek e shihte
të humbte, ajo mendoi se po e ndjente atë diçka tjetrën në shpirtin e saj. Atë
që ai kishte krijuar si dëshirë përbrenda tij por që nuk mundi ose që nuk
guxonte ta shprehte.
Gjatë
gjithë jetës të mëvonshme, me gjithë vuajtjet shpirtërore e fizike për të mbi
jetuar, me familjen e krijuar, momentin e ikjes të vëllait, shikimin e tij, atë
që ai mund ta kishte si çastin e rrëfimit të dëshirës së fundit, e përjetoi
dhimbshëm. Si jehonat që përplasen në humnerat e pafund, nga thellësitë e
përtej oqeanit, nga ai kontinent i largët, shpesh, dëgjonte thirrjet e tij për
mbijetesë. Malli për vendin, njerëzit dhe
bashkëkombasit, e bënte të fuqishëm dhe i jepte shpresë. Nëpërmjet
forcës së fjalës u jepte atyre kurajo për shpresë, për mbijetesë. Por nuk e
lanë. Deri aty kishin shkuar. Ja shkulën zemrën nga krahërori. I morën jetën.
Si
në të gjitha legjendat e dikurshme, në mbajtjen e fjalës së dhënë, pa e
shprehur në zë, pa e artikuluar si fjalë, por me instiktin e motrës, të asaj që
ndjeu në ato çaste më kritike të jetës së tyre ajo e mbajti. E solli të vëllanë.
E solli atëherë kur ai sistem kishte dhënë shpirt. E qetë, mes njerëzve të
shumtë dhe miqve të tij të dikurshëm, aty tek po e përcillnin në banesën e
fundit në tokën e tij, tek shtëpia e ri ngritur, e kthyer në muze, përsëri nën
zë: “Të solla vëlla. U prefsh në paqe” Në ato momente, në sytë e saj, një dritë
e bukur po i shfaqej, ajo e premtimit të
dhënë.