| E enjte, 21.10.2021, 07:05 PM |
Nga
Fritz RADOVANI: (Pjesa XLV.)
“Me të vërtetë, as anmiku
ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22
vjet, sa i keni ba vedit.”
At
Pjeter Meshkalla S.J. (1967)
?“Jalta polli turpin për fizionominë e Botës së
pasluftës.”
?Vazhdojmë
me dokumenta të botueme:
?Lexoni
tek libri “I dashur Stalin...” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe
Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,
Parathënia
nga Arthur Schlesinger, Jr.
Përkthye
nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.
?Faqe
240:
“Ruzvelti – 134 –
12
Tetor 1943
Mesazh
personal për mareshal Stalinin
Badolio
do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.
Bazuar
në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore
dhe detare në Azore.
Ruzvelt
?“Stalini
– 135 – 14 tetor 1943
Stalini,
drejtuar Ruzveltit
Mora
mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën
dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe
Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”
?Faqe
360:
Çërçill
shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj ditë
(10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë: “Lè të
zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në
Bullgari... Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.
Si
do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind
të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej
përgjysëm?”...
Më
pas sipas pohimeve të Çërçillit,
?“Stalini
mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e
paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e
të ngrihësh.”
?Faqe
399: “ Jalta. 6 shkurt 1945.
I
dashur mareshali Stalin,
...Jam
i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të
Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje
të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një
mënyrë për të sheshuar mospajtimet...
?Sinqerisht
i juaji Franklin D. Ruzvelt”.
Shenim F.Radovani: Në vitin 1956
sovjetikët e dënuen Stalinin,
ndersa,
ne vazhdojmë me i konsiderue “heronjë” pasuesit e tij terrorist’ e vrastarë tek
na, edhe sot në Shqipni.
E,
deri kur ky turp tue u hanger me bukë?!!
Melbourne,
19 Tetor 2021.