| E merkure, 20.10.2021, 08:05 PM |
Dhuna e Aleksandër Vuçiq kundër Kosovës është dhunë e Edi Ramës!
Nga
Enver Bytyçi
Në
veri të Kosovës u bë një luftë e vogël. Serbë të armatosur me armë dhe me
granata reaguan dhunshëm kundër aksionit të policisë dhe prokurisë së Kosovës
për të luftuar kundër kontrabandistëve dhe kriminelëve që shkelin ligjin.
Presidenti i Serbisë erdhi në qytetin e Kralevës, afër Kosovës dhe përshendeti trupat
e xhandarmërisë serbe nën thirrjet për luftë kundër Kosovës! Ndërkaq në Beograd
protestues serbë për disa ditë rrethuan ambasadën e Shqipërisë, hodhën granata
dhe mjete zjarrvënëse brenda kësaj ambasade dhe thirrën parulla për vrasjen e
shqiptarëve.
Qeveria
serbe jo vetëm nuk reagon, por i mbështet protesta e parulla si këto.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk u merakos, kur xhandarët e Kralevës
kënduan këngën e marshimit në Kosovë. Përkundrazi, ai i nxiti ata që të ngrinin
zërin lart e të frymëzoheshin nga ajo këngë për luftë e dhunë kundër
shqiptarëve. Nuk ka reaguar asnjë qeveritar apo politikan i Serbisë për atë që
ndodhi e po ndodh në Beograd, ku ambasada dhe ambasadori shqiptar jetojnë si në
rrethana lufte!
E
gjitha zhvillohet si në një skenar filmi. Por regjia i ka shtuar këtij skenari
edhe heshtjen e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë. Edhe pse kërcënohet shteti i
Kosovës, edhe pse presidenti serb vjen në kufi me Kosovën dhe instrukton forcat
e xhandarmësisë së tij që të jenë në gatishmëri për të vepruar kundër
shqiptarëve, kryeministri i vendit tim, ministrja e Punëve të Jashtme,
diplomacia dhe politika shqiptare, përfshirë edhe opozitën e vendit, kanë kyçur
gojën e bëjnë sehir.
Ambasadori
Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës shqiptare në Beograd jetojnë nën terrorin
e granatave dhe këngëve të çetnikëve serbë dhe kryeministri i vendit tim,
presidenti i vendit tim, ministrja e Jashtme e vendit tim, opozita e vendit
tim, jo vetëm nuk e qortojnë presidentin dhe qeverinë e Serbisë për këtë shkelje
të sovranitetit të Shqipërisë, por as nuk janë solidarizuar me diplomatët
shqiptarë në Beograd. Këta diplomatë janë të terrorizuar nga turmat fashiste të
Aleksandër Vuçiq, ndërkaq ministrja e financave nënshkruan memorandume me
ministrin serb të financave për lëvizje të lirë dhe për Open Balkan!
Të
dhjefsha Open-Balkanin! Kosova është në luftë të hapur me Serbinë dhe Edi Rama
akoma nuk heq dorë nga kurvat serbe të Beogradit! Në Beograd sulmohet ambasada
jonë dhe qeveria e vendit tim fërkon duart e turpit nga kjo. Tashmë për ne
shqiptarët nuk janë hall e dhimbje koke vetëm sjelljet e politikës serbe kundër
nesh. Halli dhe dhimbja jonë është vetë qeveria shqiptare e Tiranës.
Unë
prej kohësh nuk dyshoj, por jam i bindur se gjithçka që bën Serbia kundër Kosovës
e ka miratimin e Edi Ramës! Edhe nëse presidenti i Serbisë urdhëron ushtrinë e
tij për të ndërhyrë "për mbrojtjen e serbëve" në veri të Mitroovicës,
para se të veprojë ai do ta marrë lejen e Edi Ramës. Edhe nëse çetnikët serbë
do të djegin ambasadën tonë në Beograd e bashkë me ambasaën edhe ambasadorin,
duhet ta mësojë mirë Ilir Boçka, se për këtë akt është marrë leje nga shefi i
tij i ekzekutivit në Tiranë!
Asgjë
nuk ndodh rastësisht dhe në një terren të panjohur. Kurajoja e Aleksandër Vuçiq
buron nga përkrahja e Edi Ramës. Dhuna e Aleksandër Vuçiq kundër Kosovës është
dhunë e Edi Ramës. Skenari i luftës së ftohtë midis serbëve të veriut dhe
institucioneve të Kosovës është regji e koordinuar midis Tiranës zyrtare dhe
Beogradit. Projekti për të penguar integrimin e serbëve të veriut në
institucionet në institucionet e vendit është vazhdimi i projektit për ndarjen
e Kosovës, pjesë e të cilit prej fillimit është edhe Edi Rama.
Institucionet
e Kosovës duhet të vetëdijësohen se ai "shteti amë" ka qenë gjithmonë
një iluzion, ndërsa tani është një vend me një qeveri proserbe! Qeveria e
Kosovës duhet të kuptojë se në skenarët që përdor presidenti i Serbisë në
Kosovë bën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë. Prandaj dhe llogaritë duhet t'i bëjë e vetme,
duke u mbështetur në partnërë ndërkombëtarë të besueshëm. Madje do të duhet të
bëjë kujdes edhe kur merr rekomandime për intervenime në veri. Ndoshta duket
një joshje në dobi të Kosovës, por është mirë që të bëhet analiza e plotë, se
edhe aleati më i mirë nuk ka interes vetëm Kosovën, përpos saj ka edhe interesa
të tjera!