| E merkure, 20.10.2021, 07:53 PM |
Ndue Ukaj:
Kur
i dëgjon qysh flasin udhëheqësit tanë kundër Europës, dhe në anën tjetër i njeh
sjelljet e tyre të mjera politike, e kupton sesa thellë në zemër ata e kanë të
thadruar mendësinë jo perëndimore.
Para
se ta drejtojmë gishtin qortues kundër të tjerëve, duhet ta kthejmë kah
vetvetja dhe të shohim në ç' nivel është kultura politike e shtetit tonë ?
E
vërteta është se kultura e jonë politike është e shkretë, e dominuar nga
mllefi, urrejta e injoranca e thellë dhe këto shëmti askush nga jashtë s'na ka
sjellë.
Të
pendohesh, të thuash se kam gabuar, të pranosh kritikat, janë cilësi e mendjës
së pjekur, dhe këto vërtet janë vlera të nalta perëndimore, prej të cilave
duket sikur ne jemi divorcuar moti kohë.
Mjerisht,
ka vite prej kur Europa shahet e përbuzet, herë-herë duke u shëbyer me disa
vargje të Fishtës, e ndonjherë duke ngjyrë në tabanin ideologjik e kulturor jo
perëndimor, por s' mbaj mend që një udhëhqës i yni njëherë të ketë thënë: Po,
edhe ne kemi gabuar.
Kosova
qëmoti do të mundë të ishte pjesë e Bashkimit Europian, sikur kjo të varej nga
parullat, llafologjia dhe hipokrizia e udhëheqësve mediokër që Europën e
kundrojnë prej një pozicioni tejet egoist dhe aspak të sinqertë.
Prandaj,
në vend të çirrjeve dhe sharjeve kundër Bashkimit Europian, më mirë është të
punojmë që Europën ta bëjmë atdhe të vlerave tona të përbashkëta.
Akuzat
ndaj Europës janë të pështira e të pasinqerta përsa kohë oborri ynë politik e
kulturor është kaq i parregulluar dhe shoqëria jonë tregon injorancë të thellë
në çështje themelore politike dhe kulturore.
Ndryshe,
me gjuhë helmuese e shigjeta kundër Europës, ne veç tregohemi shumë qyqarë,
mendjeshkretë dhe të pasinqertë.
Të
kujtojmë: Europa është ide. Është parim shpirti. Është kulturë. Ajo që a ndanë
Europën është politika, ndërkaq ajo që e bashkon është kultura dhe mbi këtë
parim është ngjizë ideja e BE-së, të cilën udhëheqësit tanë ende s' e kuptojnë.
Etërit
themelues të Europës, pohonin me vendosmëri se BE- ja para se të jetë aleancë
politike është aleancë kulturore.
Shoqëria
jonë deri sot s' e ka kuptuar këtë postulat, ndaj ka flirtuar
"tinëzisht" me armiqtë e BE- së. Prandaj është krejt e pakuptimtë ta
fajësojmë atë pse oborri ynë është kaq i papastër.
Pa
dyshim, Bashkimi Europian u tregua i padrejtë me vendin tonë përsa i përket
liberalizimit të vizave, por pakush ka kontribuar më shumë në këtë pengese sesa
udhëheqësit e sotëm kryeneçë që na patën bërë gazi i botës.