| E marte, 19.10.2021, 08:01 PM |
KTHIMI
TREGIM NGA QAZIM D. SHEHU
Arseni
po kthehej në vendlindje, pas kaq vitesh. Nuk kishte lajmëruar as vëllanë, as
nënën. Makina e tij e shtrenjtë tronditej rëndshëm nëpër gurët e kalldrëmit të
rrugës. Peizazhi i kodrave me dushk, lumi gjarpërues, i dukeshin tjetërsoj.
Tisi i mallit ia bënte më të panjohura, më tërheqëse. Kur u afrua te Kodra e
Thatë,ndali makinën, ndezi një cigare. Gjer aty, e përcolli nëna para sa
vitesh, duke iu lutur me lot në sy të kishte kujdes;si tani, i kujtohej ai
përqafim i butë, i ngrohtë i saj.
“Sa
duhet të jetë plakur”” mendoi ai vetëtimthi, ndërsa e hodhi bishtin e cigares
së mbaruar përfund një rrase guri. Mendimet i vibronin nëpër fije kujtimesh, ai
ndiente një tkurrje të ëmbël përmes një pafuqie inaktive, që lëvrinte nëpër
gjymtyrët e tij. Ndezi makinën dhe u nis. Ishte herë e parë që këto kthesa të
Kodrës së Thatë i bënte me makinën e vet. Dikur s'kishte makina, furgonët
rrallë vinin këndej, dhe njerëzit e vendlindjes, të cilët ai i quante
njerëz-mitologjikë, gati vraponin, duke ecur me ngut kthesave gjarpëruese të
Kodrës së Thatë, për të kapur orarin e nisjes së autobusit ,pak më tutje, në
qendër të komunës. Dhe kështu gjithnjë, ndoshta edhe sot.
Kur
zbriti në luginë, aty ku niste rruga drejt për në fshatin e vet,pa burimin, një
gurrë e vjetër, të cilën e mbante mend shumë mirë. Ndaloi makinën, zbriti nga
ajo, mori një shishe plastike dhe u nis drejt tij. Burimin e kishin rregulluar
me mur betoni,prej nga dilnin tri gypa me ujë. Ai e hodhi tej shishen plastike,
lau duart, bashkoi dy pëllëmbët në formë kupe, i mbushi me ujë dhe piu. Kështu
i jepte ujë nëna, atëherë kur ishte i vogël, dhe ai e bëri këtë përqasje, para
se ta bënte këtë veprim. Uji ishte i ftohtë- akull,vapa e freskët dukej se nuk
e fashiste hijesinë e pemëve të mëdha.
Ndjeu
një kënaqësi të thellë, një lehtësim imponues, dhe u nis drejt makinës. Por kur
ktheu kokën për të parë edhe njëherë burimin, sikur ai t'i çuçuriste fjalë,
papritur vuri re një ndërtesë të bardhë njëkatëshe, pak metra më tutje. Duhej
të ishte ndonjë lokal,se në bahçen me mana kishte disa stola e tavolina prej
dërrase dhe dy tenda të sajuara me plastmasë. Nuk do të ishte keq që , pas atij
freskimi, të pinte një kafe, pastaj të nisej. Lokali e kishte derën gjysmë të
mbyllur dhe Arseni, jo pa drojë, e shtyu atë ngadalë, sikur të hynte në ndonjë
shtëpi. Sa u habit, kur pa prapa banakut Marselën, ish-shoqen e vet të
fëmijërisë dhe të dashurën e rinisë së hershme.
Ndoshta në ato momente do t'i kishin ngrirë fjalët në buzë e s'do kishte
ditur ç'të thoshte, po të mos buzëqeshte ajo. Ishte vërtet Marsela e parë, e
gjatë, elegante, me flokë të lëshuar gjer në mesin e kurrizit, me sy të kaltër
-natyralë e ballë të lëmuar, faqekuqe si mollë e vjeshtës së vonë.
-
Marsi, - thirri ai, - sa gëzohem që të shoh!
Ajo
e pa edhe njëherë me kujdes, hezitoi pakëz,pastaj foli:
-
Mirë se erdhel
Në
Greqi ai kishte shuar etjen me sa femra,
të bukura, të mira e të sprovuara, lozonjare e me teka të kultivuara që
përvidheshin me një artic joshës, por, prania e befasishme e Marsit i ra atij
si shok në kokë dhe i solli një vetëzgjim të kujtesës. Ku nuk kishte ndenjur me
të, në pyll e në ara me misër, s'kishte lënë cep lëndine ; me një zjarr të vetvetishëm,
kishte ngrohur përbetimet e tij dhe ajo
I kishte premtuar besnikëri të përjetshme.. Ai bëri një turrje instiktive për
ta përqafuar, por Marsi i vuri dorën përpara ,duke krijuar një distancë
penguese, si masë sigurie. .
-
Jam e martuar, - tha ajo, - pastaj,në lokal!...
Arseni
u ul në një tavolinë andej nga fundi. Në lokal s'kishte njeri dhe ishte freski.
Ajo e la një fletore, me të cilin si
dukej ishte marrë kaq kohë, erdhi pranë tavolinës, fshiu syprinën e saj. Edhe
një herë Arseni përcaktoi me mendje se
kishte mbetur po ajo:faqekuqe, shend e verë, e gjatë e kolme, e shkathët
si drenushë. Atij i erdhi mirë për këtë
dhe i tha të ulej, ndërsa ajo e
pyeti se çfarë mund të pinte.
-
Buzët e tua, -i tha Arseni me një afsh rinor.
-
Kemi kohë për to, - iu përgjigj Marsi, ndërsa bëri një rreth- rrotullim të
lehtë dhe i solli një dopio raki kumbulle nga të vendit, pak djathë, ullinj
dhe. qepë.
Arseni
e ngriti gotën e rakisë me ngadalë, uroi, piu, pastaj filloi ta pyeste për jetën e saj, duke i shprehur edhe një
pezmatim të sinqertë për fatin e ndarjes. Marsi ishte martuar në këtë fshat që
kur Arseni iku në Greqi, burri i saj rropatej gjithë ditën në mal duke djegur
dru për qymyr, ndërsa ajo kullandriste vetë punët e tregtisë: furnizimet,
priste e përcillte klientët, ndonëse njerëzit u rralluan sikur të mos ishin
rritur këtu;ishte e qetë, e kënaqur deri
diku dhe atij i vinte mirë se kjo qetësi ia kishte ruajtur bukurinë e
dikurshme. Vuri re duart e saj të bardha, gishtat e gjatë e të hollë, mbushur
me unaza, byzylykët, varësen prej floriri në gushën e bardhë, poshtë së cilës
teptisej një vijë e thellë midis gjinjve. Dhe nën këtë bardhësi kishte një
zjarr që s'mund të flinte kurrë. Hiri i saj femëror vazhdonte të përpinte
dëshira dhe lakmime. Atij iu duk sikur s'e kishte njohur asnjëherë dhe po e
takonte për herë të parë. Guxoi dhe ia shtrëngoi dorën e bardhë. Marsi nuk e tërhoqi. Dora e saj ishte e ftohtë, ai
ia tha këtë, por gjithë ditën në ujë, qe përgjigjja. Arseni ia shtrëngoi dorën
më fort: atëherë ajo e tërhoqi duke
thënë: ”Më vrau unaza”. I afshuar nga malli I dikurshëm, filloi të guxonte më
tepër. Me dorën tjetër ai preku gjinjtë e saj ,të cilët ishin squllur pak.
Marsi, lulëkuqe në fytyrë, bëri një vetëtërheqje të sprovuar ,duke kthyer kokën
nga dritarja.
-
Vjen gjithnjë një njeri në këtë orë, - tha ajo, - është një pijanec i lagjes.
Pastaj u ngrit dhe zuri vend pas banakut ,duke vënë
dy bërrylat sipër tij. Arseni u çua dhe bëri nga dera.
-
Ku po shkon? - pyeti ajo, ndërsa ai kuptoi në fjalët e saj lëvrimin e një
ankthi të befasishëm. Ajo kujtoi ose kuptoi se ai po ikte.
-
Po shkoj të mbyll makinën dhe rikthehem, - tha ai.
Kur
ai u rikthye, Marsi rregullonte diçka në raft, Arseni u fut brenda banakut,
vuri në raftet e tij tri shishe me uzo greke, një kampari dhe deshi ta përpijë
në krahët e tij, po kjo qe gabim, se ajo premtoi për më vonë, ndërsa ai digjej
nga dëshira. Arseni bëri të ikte, po në këtë çast ajo iu lut të rrinte edhe ca.
Zëri saj lutës ia zbrujti manovrën, dhe ai u riul sërish në tavolinë, duke
porositur dopion tjetër të rakisë. Po ndërkohë Marsi po vinte me të në dorë,
sikur ta kishte kuptuar që ai e donte atë shpejt. Ajo u ul pranë tij. Arseni
pati ndjesinë se goja e saj lëshonte frymë avulluese. Për këtë i erdhi mirë,
ndjeu siguri dhe vala e tensionit ndjesor i shtohej në vetvete; e kuptoi se çdo
veprim i ngadalshëm s'do kishte kuptim, prandaj ia çoi dorën për tentime t ë mëtutjeshme. Ajo u përpoq të
bënte një spostim, por nuk mund,i sepse e ulur pranë tij ose duhej të ngrihej
të ikte, ose të bindej. Veçse e gjeti një mënyrë që ai ta largonte dorën nga
vendi i fshehtë.
-
Erdhi dikush!, - tha ajo.
Kjo
fjalë e bëri Arsenin ta tërhiqte dorën me shpejtësi, por edhe ajo u ngrit rrëmbimthi
duke dalë vrik te dera. Ishte një fëmijë i vogël i cili kërkoi një çokollatë,
Arseni i tha të mos ia merrte lekët, ai, madje, u ngrit vetë dhe ia mbushi
duart fëmijës me çokollata, biskota dhe karamele.
-
Ç'më bëre!, - tha Marsi, - prit kur të vijnë edhe fëmijët e tjerë këtu, dhe ajo
u rifut brenda banakut duke rregulluar disa mallra që kishin rënë përtokë.
Arseni
u riul pranë tavolinës, kur erdhi dopio e tretë. Ai e piu atë me ngut. Kishte
dëshirë të pinte atë ditë. Ishte rindezur nga pija dhe dashuria. Gjithnjë e më
shumë buzëqeshja e bardhë- torturuese, që ndriste në fytyrën lulëkuq të ish-të
dashurës po e sëkëlldiste.
Në
dopion e pestë a të gjashtë ai nuk po mendonte më, por veç i tha Marsit se
dëshironte të paguante: nxori portofolin e fryrë dhe pagoi .
-
Janë shumë, - tha ajo.
-Jo,
- tha ai, - janë pak. - Ti je gjithçka për mua!
Ishte
pasdite e vonë, kur gruaja bukuroshe i
tha atij se mund të dilnin jashtë, në tavolinën e oborrit së lokalit. Dielli,
me kohë, e kishte fshehur syrin në malin përballë, hijet e pemëve dhe të
drurëve ishin njëtrajtësuar ,duke u theksuar e humbur në trashjen e muzgut. Kur
ai zgjati dorën drejt saj , ndjeu se
ishte i pafuqishëm . Në ajrin e pastër,u
lehtësua disi, por pas pak mendja iu turbullua aq shumë, sa u ul në karrige
si i lëshuar.
Derdhi
gotën e rakisë mbi pjatë dhe në atë çast mbështeti kokën mbi tavolinë sipër
bërrylave. E zonja e lokalits'dinte ç'të bënte. Vonë, kur erdhi burri,i tha se
atë ditë ia kishte kaluar mirë, ishte lodhur ca, por sidoqoftë puna s'kishte
ecur keq.
Ndërsa
mbyllnin të dy derën e lokalit, duke futur brenda karriget , befas ai pa në
tavolinë një njeri që gërhiste.
-
Po ky?! - pyeti.
-Ë
shtë një dehur,- i tha ajo qymyrxhiut,-
ka pirë shumë.
-
Ç'të bëjmë me të?
-
Asgjë... do t'i dalë rakia dhe do ikë vetë.