| E shtune, 16.10.2021, 06:20 PM |
Jaho Brahaj: Ça bahet keshtu...! Mos e shkatërroni xhubletën. E pafalshme!
Shkruan
Fahri Xharra
Mos e shkatërroni kështu
Xhubleten. Te paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ....
E pafalshme kjo qe ndodhi ne
Muzeun Kombëtar me dt 29 shtator 2021.
Shikoni Publikimin e ketij
indtitucioni: Ne Muzeun Historik Kombetar.
Paraniku ashti Xhubletes se
Ngusht, Brezi dhe corapet jane te Xhubletesse Malesise se Madhe. Stolia qe
paraqitet ne foto tek gjoksi eshte Stoli e kokes. Ne vend qe ti vendosni
vetullat po i nxirni syte. Ca bahet keshtu...! Mos e shkaterroni Xhubleten, Te
paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ....
Xhubleta mbi katër mijë
vjeçare është vetëm shqiptare. UNESCO, kujdes !
Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj
fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur
njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me
gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me
disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat
quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i
zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll.
Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla.
Këmbët mbroheshin me këllçi
shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure. Në këtë veshje bie në
sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e
zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të
zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është
mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e
alpeve në Malin e Zi.
Xhubleta përfaqëson veshjen
më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir
në kulturën popullore shqiptare. “Ne duhet së pari të investohemi seriozisht,
gati si një gjest mbijetese, në kulturën e respektit dhe ruajtjes së
dokumenteve dhe të studimit serioz dhe jo në mënyrë naive e internetiste.
Sepse pastaj kushdo ka diçka
për të thënë dhe zbulimi i vërtetë përzihet me të tjerat. Një nga mënyrat për
të fshehur një të vërtetë është ta hedhësh atë në mes të sheshit bashkë me 1000
gënjeshtra të tjera.
Ne kemi nevojë të bëhemi
seriozë”. Xhubleta, e cila peshon rreth 15 kilogramë, është një element i
rëndësishëm i kulturës materiale që trashëghohet nga shekujt. Përdoret si
veshje për vajza e gra shqiptare të besimit fetar katolik. Studiuesit kanë
arritur në përfundim se tipi i kostumit me xhubletë është përdorur heret në
Ballkan e në brigjet e mesdheut, dhe se ka jetuar për shekuj në qytetërimin
ilir.
Arkeologë e etnografë të
njohur janë të mendimit se xhubleta shqiptare ruan shumë tipare të ngjashme me
një veshje të vjetër mesdhetare. Në ikonografinë etruske, Z. Majani (Z. Mayani)
veçon figurën e një valltareje të shkathët etruske të cilën e krahason, sa i
takon veshjes, me xhubletën si veshje komnbëtare shqiptare të ruajtur sot në
Malësinë e Madhe.
Xhubleta është tip i veçantë
dhe shumë interesant për gra, i cili nuk ngjan me ndonjë veshje tjetër të kohës
së re në vendet e Evropës Juglindore. Ajo ka strukturë të pasur artistike.
Forma e papërsëritshme, ngjyrat, ornamentet dhe stili i zbukuruar i japin asaj
karakteristika dalluese nga veshjet tjera tradicionale për gra. Tek kostumi me
xhubletë bën përshttypje harmonizimi i veçant i strukturës tipologjike.
Xhubleta ashtu si edhe
veshjet tjera shqiptare për gra, paraqet larmi zbukuruese edhe në varësi të
moshës së bartësve, pra, të vajzave, të nuseve dhe të moshuarave. “Historitë e
popujve të tjerë gjenden përgjithësisht të gdhendur në gur, ndërsa historia
jonë është e qëndisur në xhubletë”, shprehet studiuesja e etnografisë Linda
Spahiu, duke theksuar se xhubleta shqiptare vjen nga 4000 vjet histori.
Linda Spahiu kërkon “Së
pari, xhubleta të shpallet urgjentisht monument kulture i rëndësisë së veçantë
dhe të merret në mbrojtje nga shteti shqiptar. Së dyti, në mënyrë urgjente
duhet të merret në mbrojtje nga Unesco si pasuri e njerëzimit. Dhe unë këtu nuk
po them pse një nga veshjet shqiptare nuk po mbrohet nga UNESCO, sepse bota ka
shumë veshje. Por jo! Bota nuk ka veshje si xhubleta, nuk ka një të dytë si
xhubleta!”
Reagimi i Jaho Brahos , etnolog
Ça bahet keshtu...! Mos e
shkatërroni xhubletën ! E pafalshme.
Mos e shkatërroni kështu
Xhubleten. Te paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ....
E pafalshme kjo qe ndodhi ne
Muzeun Kombëtar me dt 29 shtator 2021.
Shikoni Publikimin e ketij
indtitucioni: Ne Muzeun Historik Kombetar.
Paraniku ashti Xhubletes se
Ngusht, Brezi dhe corapet jane te Xhubletesse Malesise se Madhe. Stolia qe
paraqitet ne foto tek gjoksi eshte Stoli e kokes. Ne vend qe ti vendosni
vetullat po i nxirni syte. Ca bahet keshtu...! Mos e shkaterroni Xhubleten, Te
paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ....
Nga postimi i FB te Muzeut
Historik Kombetar:
Të preferuarat ·
"Xhubleta asht veshja e
këtyre maleve"
"Kurrkund tjetër nuk e
gjen"
"Kërkush tjetër nuk mun
e man"
"Asht e dhenve
tona"
"Asht ma e bukura në
botë"
(Malësorët e Alpeve
shqiptarë,v 1972)
Xhubleta nuk është thjesht
një veshje, ajo është rit, kulturë shekullore, traditë.
Të vishje një xhubletë nuk
ishte thjeshtë një rutinë e përditshme, dhe për këtë TI Center realizoi
instalacionin “Riti i veshjes së xhubletës” e cila u ekspozua dje, në ambientet
e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë
Kulturore.
Ekspozita e instalacionit
"Riti i veshjes së xhubletës" është një projekt i TI CENTER dhe është
mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Të pranishëm në aktivitet
ishin Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi
Soreca, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe personalitete
dhe dashamirës të artit, kulturës dhe gazetarisë.
https://www.youtube.com/watch?v=Nv4nEMR63J0