| E shtune, 16.10.2021, 05:46 PM |
Sonila Meço:
Vjosa
Osmani ka mbajtur një fjalim për t’u kujtuar gjatë në takimin për Kosovën në
Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Çfarë
e bën një fjalim politik historik nuk është as minutazhi i duartrokitjeve, apo
“zhurmëhania”, që e shoqëron në rrjete sociale për tre ditë, por ajo që do
mbajmë mend pas një viti prej tij.
Fakte,
të dhëna, histori, logjikë, metafora, thirrje për veprim dhe një lexim i
pastër, i rrjedhshëm, i vendosur, me thekset e duhura në fjali e me një
anglishte të shkëlqyer…këto ishin përbërësit e një fjalimi, që mund t’i
rezistojë kohës si dëshmi jo vetëm e situatës së Kosovës, sjelljes së Serbisë,
rreziqeve e potencialeve të shqiptarëve në rajon, por edhe si një kapitull në
manualet ndërkombëtare të të folmes publike.
Dhe
pas një viti nuk do mbahet mend nëse duhej të qe prezente Presidentja e Kosovës
a jo në në takim Këshilli Sigurimi ku përfaqësimi është ulur në nivel
ambasadorësh, por çfarë kumtoi, çfarë ndriçoi e nguliti në mendjen e çoroditur
të njerëzve.
Dhe
nuk nisem hiç nga guximi për përplasje me Ministrin serb, nga frymëzimi
momental i patetizmit që bulëzon vetëm një fjalim, apo entuziazmi tipik, që
shkakton një deklaratë populiste a fjalim i zjarrtë që synon të ndryshojë
faktet (siç u komentua nga disa pro serbë qëndrimi i Osmanit). Por nga ajo
çfarë ngulit në ndërgjegjet edhe më të arnuara me një aftësi të shumfishtë
prezantimi dinjitoz i një vendim-marrëseje të rëndësishme shqiptare.
Mund
të jeni, ose jo dakord me Vjosa Osmanin, mund të jetë jashtë ose brenda
përkatësisë suaj politike, por teksa shoh një grua të qetë, të artikuluar, të
vendosur, logjike, të kthjellët, “armatosur” me fakte e jo patetizëm në një
foltore hijerëndë si ajo e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën diferencën
dukshëm në argumenta e shprehi me Ministrin e Jashtëm Serb unë kuptoj se
zgjidhjet e mira nuk vijnë nga “paqja” e sforcuar për të siguruar karriera
liderësh lokalë, por dinjiteti i mbrojtur me fakte e aleatë të rëndësishëm. Dhe
në këtë takim Vjosa ishte bindëse, e saktë, e guximshme.
Dhe
tejet e dobishme, në kohën dhe vendin e duhur për rolin e imazhin e
shqiptarisë.
Dhe
me thënë të drejtën e bëri të ngjajë aq anadollak, provincial e të kyçur në
mendësi arkaike Ministrin e Jashtëm serb, duke dëshmuar se kush në fakt janë
politikanët e shantazhueshëm e të kapur interesash pushteti vetjak në Ballkan.
Imagjinoni,
fakti më domethënës për Selakoviç qe se nuk janë 20.000 gra të dhunuara në
Kosovë gjatë luftës, siç deklaroi Osmani, por 920, duke iu referuar Sekretarit
të Përgjithshëm të UNMIK-ut (institucion për të cilin Osmani i argumentoi të
pranishmëve se është tashmë shpenzim i kotë, i tejkaluar, mision që edhe
SHBA-të kanë kërkuar me kohë të përmbyllet, duke u bërë edhe kundërproduktiv).
Pra
shkurt e frëngjisht:
Chapeau
Vjosa Osmani!????
https://www.facebook.com/sonilamecoA