| E enjte, 14.10.2021, 07:34 PM |
TË RUAJMË KULTURËN TONË KOMBËTARE NGA ASGJËSIMI
Nga
Kristo Çipa - “Mjeshtër i Madh”
Vite
më parë u ndodha rastësisht në një zonë minoritare ku festohej një datë fetare
që përkonte me emrin e atij fshati. Me këtë rast kishin ardhur personalitete
politike, fetare dhe kulturore të vendit amë. Më ka ngelë në kujtesë pjesmarrja
dhe interpretimi i saktë i këtyre personaliteteve, të këngës dhe valles
tradicionale të asaj zone. Pyeta dhe më shpjeguan se i kanë mësuar qysh në
shkollë. Kombet, shtetet, krahinat, trevat, qytetet, fshatrat, lagjet, shtëpitë
jetojnë me kulturën dhe traditën e tyre që duan ta ruajnë, zhvillojnë dhe
transmetojnë atë. Kombi shqiptar me individualitetin që e karakterizon, ruan në
kulturën popullore thesare të jashtëzakonshme. Por shteti e shpërdoron këtë
madhështi sa të krijohet përshtypja se kjo mrekulli nuk është e jona por e
ardhur prej së largu dhe nuk ka pikë lidhje me administrimin tonë shtetëror. Në
kaq pak hapësirë gjeografike ku jeton populli shqiptar ka aq shumë perla
folklorike, arkeologjike, historike e natyrore që Shqipëria mund të rrojë vetëm
duke i ekspozuar në të katër anët e botës. Unë nuk do ti përmend sepse ato janë
shumë në listim por edhe sikur një të vetëm të haroj më duket se do të prish
harmoninë dhe bashkëjetesën e tyre.
Objekt
i këtij shkrimi do të jetë alternativa e ruajtjes dhe zhvillimit të këtyre
mrekullive në bashkëpunim individ, grup (shoqatë) dhe shtet. Nëse individi dhe
grupi mundohen në forma nga më të ndryshmet ta ruajnë, zhvillojnë dhe
transetojnë kulturën tradicionale të vendit të tyre, shteti ka filluar të
harojë gjithnjë e më shumë(për ilustrim merrni Festvalin Folklorik Kombëtar të
Gjirokastrës i cili ka gjashtë vjet pa u zhvilluar). Unë si i ndivid së bashku
me Ansamblin Foklorik “Bejkë e Bardhë”, kemi artikuluar para disa vitesh në
shtyp dhe media një projekt drejtuat Ministrisë së Kulturës, Arsimit, Akademisë
së Shkencave, Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës që ka si për qëllim
futjen në programin arsimor të shkollave 9-vjeçare në orën e muzikës, traditën
folklorike. Ky propozim konsiston në aktivizimi
e bartëve të sotëm të kulturës popullore si palë e kontraktuar nga të dy
ministritë përkatëse për tua mësuar këtë traditë brezit të ardhshëm dhe për të
mos ja lënë spontanitetit. Të gjthë e dimë se ora e muzikës është orë
plotësuese në programin arsimor, për vet faktin se ajo u ndahet mësuesve për
plotësim norme por edhe specialistë të mirëfilltë me arsimin përkstës ka shumë
pak, aq sa nuk mbulojnë as 10-të pëqind të shpërndarjes gjeografike të
shkollave 9-vjeçare. Nga ana tjetër, duke u futur në program kultura tradicionale,
disiplinon dhe rrit cilësinë në përcjelljen e saj në breza duke e ruajtur nga
huazimet, deformimet, banalizimeve dhe idiologjizimeve. Në këtë moshë që u
mësohet fëmijve, jo vetëm që përvetësohet shumë shpejt nga ata (falë edhe
teknologjisë së sotme) por mbahet mend gjatë gjithë jetës. Ky program do të
specifikohet sipas trevave. Ku këndohet polifoni, të bashkëpunohet me bartësit
më tipik të atyre trevave, ku këndohet me çifteli do të jenë transmetues
instrumentistët tipik, ku janë sazet popullore sazexhinjtë e kështu me radhë
për ç'do zonë. Ne e njohim ngurimin qeveritar dhe burokracinë grykëse, por duke
bërë nje bilanc ekonomike del se nuk i vëmë ngarkesë ekonomike buxhetit të
këtyre ministrive. Nëse këto
institucione do të kanalizojnë
projektet e mësipërme në këtë zë, apo edhe një projekt kombëtar pranë
UNESKO-s dhe BE-së do të ishte e zgjidhja ideale me kosto minimale.
Duke
parë interesimin gjthnjë e në rritje të të huajve ndaj Shqipërisë dhe resurseve
të saj, doja t'ju paraqisja një fakt mjaft interrsant që e kam hasur në
eksperiencën time në këtë fushë. Grupe të ndryshme turistësh nga vende të
ndryshme në kantaktin e parë me polifoninë ngelen të befasuar aq sa përshtypja
e tyre për të e tejkalon atë të ushqimit tradicional dhe natyrës sonë të
mrekullueshme. Shpesh shpjegimi mitologjik i saj i çon ata në një kohë dhe
planet tjetër. Edhe turizmi është një burim tjetër i konsiderueshëm të
ardhurash për realizimin e këtij projekti.
Disa
vite më parë në Labëri, në fshatin Vranisht, në abjentet e shkollës organizova
me mbështetjen e Bashkisë Himarë një festval folklorik midis gjashtë shkollave
9-vjeçare të kësaj Bashkie dhe mund t'ju them se ishte një mrekulli edhe pse
ishte për herë të parë. Të krijohej ndjesia se fëmijët tanë e kanë në ADN- në e
tyre këngën dhe vallen tradicionale. Është e pafalshme për ne që këtë mundësi
të artë të mos e shfrytëzojmë për të ruajtur e zhvilluar kulturën tonë në këtë
moment të globalizmit kulturor. Identiteti ynë këmbëtar e kulturor ka qënë
mbijetesa jonë nëpër shekuj. Uji vlerësohet kur shteron. Nuk ma do mendja që ta
vlerësojmë traditën kur të asimilohet. Për këtë projekt me bazament kombëtar e
shtetëror, shpresojmë që diaspora shqiptare do të mbështesë dhe kërkojë në rrugë të ndryshme
realizimin e menjëhersh të "mos
vdekjes" tonë shpirtërore.