| E enjte, 14.10.2021, 07:00 PM |
Poezi nga Xhevahir Cirongu
VJESHTA
NË DEGËT E SHEGËS
Era
lozanjare seç frynet
këto
ditë të para tetori,
këmbëkryq
ulur edhe dielli
mbi
degët e asaj shege.
Të
përgjumura ishin edhe retë
në
qiellin e përflakur vjeshtak,
gjymtyrët
e pemëve kërrusur
nga
frutat rënkonin sigurisht kishin
hak.
Edhe
unë pa dashur zgjata dorën aty
nga
degët këputa disa kokrra shegë,
‘’Piktori’’
natyrë u kushte veshur ngjyra
edhe
shpirti im u ‘’puth’’ aty në degë.
Me
ju o shpresa vetëtima tetori
me
pika lotngjyrash të gjitha ditët stolisur,
si
gjinjtë e varura të bukurave vajzave
frutat në degët e shegës ishin skalitur.
Durrës, 13 tetor 2021