| E enjte, 14.10.2021, 06:34 PM |
HAXHUXHE PLAKA
PA NUSE NË LËMË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Tridhjetë vite me
radhë, gjatë “ndryshimeve” demokratike në të gjitha Trojet Etnike Shqiptare
kemi dasma të dalldisura politike “shqiptare” pa Nuse në koçi, që së paku ta zbresim me “duvak” në Lëmë, tek Pragu i
Shtëpisë. “Patriotë” të arratisur mbushur “plot” bateriat patriotike, që gjithë
jetën e tyre i grisën opingat, lodrat (tupanët) sokaqeve të “Bit-Pazarit”
Shkupit nëpër dasmat shqiptare partiake, e kurrë deri më sot nuk i grisën së
paku brekët e tyre me arna “patriotike” ferrave rrugës pas Kalasë Dardane?!
Dasma familjare
gjithmonë kemi pasur në Shtëpinë Shqiptare, kemi e do të kemi përderisa të jemi
gjallë si shqiptarë në Katund e qytete të Shqipërisë Etnike. Ama, dasmat
politike “shqiptare” në emër të popullit shqiptar pa Nuse në koçi, nuk u kanë
hije më sot partive politike shqiptare me “Din e Iman” në Shkup e Tetovë. Kohën
e fundit, e ngrejnë zërin edhe anonimusë me ferexhenë krahëve, që deri dje ishin
të strukur nëpër parti politike dhe institucione politike dhe kulturore. Sot,
kur mu ato askushë i përzuri Nëna Parti nga Qeveria, dhe institucionet
arsimore, dhe kulturore e ngrejnë zërin për arsim dhe kulturë duke e fshehur
veten me shami në kokë dhe ferexhenë e zezë krahëve. Fatkeqësisht, janë të
vonuar si zë i ri kryengritës. Herët, Dikushi e ka ngritur zërin për këto
fenomene të çuditshme, që kanë ndodhur në politikën shqiptare, arsimin dhe
kulturën. Përderisa, ai rrokej fytas me këto fenomene të çuditshme, ju ishit në
prehërin e paritve politike në pushtet. Prandaj, Sot: Është mirë të heshtni,
dhe ta mbyllni gojën! Shkaku, se: Jeni të vonuar me tridhjtë vite. Fajtorë
kryesor, në gji të partive politike dhe instuticioneve shtetërore, armiqtë
kryesor të arsimit dhe kulturës shqiptare. Edhe, atë: Përpara fushatave
parazgjedhore lokale për “fitore” e ngreni zërin për pushtet argati.
Mjerim kombëtar
edhe sot e kësaj dite fundekrye: Gjithmonë, saherë që u delë gjumi Partive tona
politike shqiptare para fushatave zgjedhore parlamentare, e lokale, pas
“fitoreve” historike politike, edhe juve si “patriotë” të vonuar u delë “herët”
gjumi. Rehatimi në pushtetin e Shtetit të “përbashkët” neojugosllav në Qeveri.
Instuticione. Edhe, atë: kur ne, si shqiptarë kemi probleme historike. Ne si
“vëllezër” liridashës, kemi mosmarrëveshje politike kombëtare edhe mes vete
shqiptare. Ama, me “vëllezërit” e Njerkës, gati kurrë nuk e ngrisim zërin
publik para kamerave televizive për Liri kombëtare: Shqipëri Etnike. Përçudi,
të gjithë Partitë Politike Shqiptare, kur e marrin në “dorë” pushtetin e
argatit, i merr ai gjumi dimëror i Arushës Polare, që pas katër viteve të
zgjohen përgjumshëm nga gjumi shekullor, përsëri ato zgjohen me të njëjtën
ëndërr shekullore nga gjumi: rrëmbimin me këmbë e dur të votave e posteve
politike shqiptare qeveritare, duke i ndërsyer zagarët e tyre teknefesë pas një
ashti politik! Ose, një torbe taxhi përqafe.
Pritje shumë e
gjatë për shqiptarët si popull me shumicë të banorëve në kët shtet të
“përbashkët” ish jugosllav. Gajle nuk e kanë, se: Tetovën e mbyti bërlloku i
vet historik verë e dimër, dhe në prag të zgjedhjeve lokale digjet zjarreflakë
para syve të popullit, botës përparimtare intengruese sipas tyre për në Evropë.
Strugën turistike,
poashtu e mbyti me vite bërlloku shekullor komunist e neokomunist: (Mbrëmjet e
Poezisë Strugane) në emër edhe të shqiptarëve pa gjuhën shqipe e flamurin
kombëtar kuqezi tek Pragu i Shtëpisë, në Strugë
E, nga ana tjetër,
verë e dimër kemi dasma parazgjedhore politike të “vëllazërim-bashkimit”, në
shtetin e “përbashkët demokratik” ish jugosllav. Zhurma shurdhuese
propagandistike arsimore e kulturore dhe fotografime para kamerave televizive
me partizanët e partive politike si “misionarë” të arsimit dhe “kulturës
shqiptare”?! Gjysëmanalfabetë me diploma universitare, e “amin” të partive
politike në pushtet t’u prinë “para” këtyre “ndryshimeve” parazgjedhore
politike lokale e parlamentare.
Fatkeqësi,
kombëtare?! Poeti nuk i takon vetëm një partie politike, por mbarë popullit
shqiptar, dhe atij matanë kufirit politik, Nesër, botëror. Punë tjetër është me
këngëtarët e Mëhallës “tallava”, kush t’i hudhë “dy pare”, ai edhe hynë në
valle.
Premtime të kota
partiake - politike, vetëm gjatë një fushate parazgjedhore, se: do të na e shtrojnë rrugën me lule. Barabarësi të
plotë kombëtare si dy popuj “vëllezër” në kët shtet të “përbashkët” ish
jugosllav?! Ligj të veçantë, gjoja se: do ta sjellin “nesër” për gjuhën shqipe.
Çerdhe të fëmijve do të kemi në çdo lagje e katund. Shkolla, në gjuhën
shqipe... E, kur një bari katundi nga fundi i sallës e merr fjalën si burrat
shqiptar, se: zotëri politikan, me kollare përqafe “kuqezi”, po ne nuk kemi
fëmijë për shkolla?! Politikani, i përgjigjet aty për aty si partizaan partikak
me “besë”: Partia do t’ju bëjë edhe fëmijë?!...
E rrezikshme për
një popull historik Shqiptar, që me shekuj ngjitet dhiareve rrugës për në Baba
Tomorr, Malin e Shenjtë të Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me nga dy shtama,
shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Shtet demokratik
Shqiptar, kur sotpërsot edhe uji e buka janë politizuar me vite deri në palcë,
e ku më arsimi e kultura shqiptare. Nuk dihet, kush hanë e kush pinë në kët
shtet të “përbashkët demokratik” neokomunist pa këmbë e krye. Bythë dihet, moti
nuk ka fare. Edhe ku, e gëdhi nesër natën.
Mazi i hazdisur
delë para Pelës azgane, turret me të katërta këmbët livadheve. Nëna Parti
Shqiptare, po të ketë nevojë, partizani i saj i dalldisur dhe arratisur,
përveçse postit kryeministrit, kyeparlamantarit, zv/ ministrit, drejtorit e
deputetit, di të shkruaj edhe pizi erotike?! Përmëshumë, po ta kërkojë Nëna
Parti, ai di të organizojë edhe Orë letrare para fushatave zgjedhore lokale e
parlamentare. Listën e poetëve pjesmarrës do t’ia përzgjedh Nëna Parti. Përmes
Facebook -ut do t’i përcjellë edhe ftesat. Edhepse, e di organizatori se disa
poetë nuk kanë Facebook. Punemadhe, “poeti madh” ka Facebook. Mjerë ky popull
shqiptar historik, që vlerat politike e artistike poetike i mbanë gjallë në
Fecebook, kur bota përparimtare me shekuj i ka strehuar nëpër biblioteka
kombëtare e botërore.
Fakt, që
fatkeqësisht sot arsimin dhe kulturën e kemi sjell nën nivelin e vlerave të
sistemit komunist. Shembull konkret: poetët lexojnë poezi në prag të fushatave
zgjedhore lokale. Duartrokasin, politikanë të dështuar me vite politikisht në
kët shtet të “përbashkët”, që vetëm gjatë tridhjetë viteve të karrierës tyre
politike i kanë ndërruar disa parti politike me poste partiake, si: zv.
Krymenintra, ministra, drejtorë, kryetar të komunave, këshilltarë e “analistë”
politik shtetëror. Që, në Ditën e sotshme themelojnë edhe parti të reja
politike “shqiptare”. Ndonjëri, sot na delë si kandidatë i “pavarur” për
kryetar komune?!...
Edhe, kush:
Intelektualë dhe poetë (artistë), sot që duhet të jenë Balli i popullit
shqiptar, ato sot manipulohen nga partitë politike gjoja shqiptare dhe
dalldisen, edhe shiten për pak para me të katra me pizi e këngë “tallava” nga
partizanët e arratisur të partive politike shqiptare të lexojnë një kumtesë
shkencore e pizi para fushatave zgjedhore parlamentare e lokale. Burra të grave
“besnike” me brekët mbi pantollona në Shtëpinë Publike, që uzurpojnë poste
politike e mjete materiale para syve të popullit: parqe urbanistike, ndërtime
të egra brenda një nate, sakatojnë gjelbërime natyrore, dhe në mes të parkut,
kur t‘u teket ndërtojnë shtëpi dhe pallate biznesi për interesa partiake,
klanore, personale e familjare.
Ashti politik antishqiptar,
më veç u është hedhur për dritare në rrugë nga partitë politike të Njerkës si
një krimb në lumë majë grepi për ta zënë peshkun fatkeq shqiptar (kryetarin e
komunave). Mesiguri një ditë, patjetër ashti edhe do t’u mbetet në fyt këtyre
partive politike shqiptare e “maqedonase”. Krimbi i radhës, kësaj here është
Sheshi “Skënderbeu”. Sheshi, që sipas deklarateve të mëhershme të Komunës
“Çairit” me duartrokitje partiake do të jetë më i madhi në Shkup?! E
pabesueshme dhe megalomane nga partia politike ende në pushtet?! Këmbekrye, sot
i mbuluar me beton, pa asnjë pëllambë livadh (gjelbërim) dhe drunj të mbjellur
rreth Heroit tonë legjendar kombëtar. Përveçse, shkallëve të betonit nga të
gjitha anët që hipin e zbresin shqiptarët në terrasën ish jugosllave mbi çati,
shtruar përsëri fundekrye me beton të rreziten lakuriq në Diellin me rreze mbi
krye pa brekë, në këtë vapë të madhe natyrore e politike, në Shkupin Historik
Shqiptar, rrëzë Kalasë Dardane para këmbëve të Kalit Skëmderbeut?!
Çfarë “Sheshi i
madh” është ky xhuxh partiak “shqiptar” mes bërllokut dhe luleve që digjen dhe
thahen në diell, në Shkupin Historik?! Shesh të madh historik bëri Kauboji i
Shkupit në të dy brigjet e Vardarit me Aleksandrin e Madh, Olimbinë dhe Filipin
e Maqedonisë, e jo rrugaçët politik “kuqezi” shqiptar të “Bit-Pazarit” pa brekë
në bythë.
Kryelegjandari
Skënderbe, që gjithë jetën i deshi Kalatë dhe Malet shqiptare, sot pasardhësit
e tij të “Bit-Pazarit” e varrosin me këngë e valle mes varrezave
automobilistike, krah për krahu me muhaxhedinët “musliman”, që deri dje i lenin
tekimet e biznesit fetar me çaj rusi tek “Kali”. Sot, mesiguri do t’i lënë tek
varrezat automobilistike “muslimane” partiake turko-arabe. Përsëgjalli, Heroin
tonë kombëtar Skënderbeun e varrosin mes bërllokut “musliman” shqiptar.
(Parkingun e makinave). Përmëkeq, edhe atyre drunjëve që kishin mbijetuar deri
më sot nga sistemi komunist, brenda nate ua futën sharrat dhe sëpatat politike
e fetare për ndërtime të egra: ndërtesa biznesi, që mbinin si këpurdhat pas
shiut brenda një nate në mes të parkut me kisha e xhamia, pak shkolla në gjuhën
shqipe e çerdhe për fëmijët shqiptar. Kujtiteket, në mes të parkut pasmsenate
rrethon me rrjetë të gjelbërt një copë livadh dhe thotë, se: këtu duhet ai
partizani partiak të ndërtojë shtëpi familjare, ose dyqan biznesi?!
Dasmat e mëdha
politike dhe familjare dihet, se: zakonisht, bëhen në prag të zgjedhjeve
parlamentare e lokale. E, Nusja e Maleve ende edhe sot e kësaj dite nuk zbriti
në Lëmë. Koçia, sot na vjen në Qytetin e Qyqeve (roman parashikues i botuar në
vitin 1997 nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar me autorin e këtij Libri për
Ditën e Nesërme pa Nuse. Qytetin historik të Dërvish Carës, krahun e djathtë të
Luftës Dervish Emin Çeliku (Xhambazi) dhe Isë Boletinit me Hasan Prishtinën
ende pa Nuse në Lëmë?!
“Krushqit” e
sotshëm, dasmorë politik të arratisur pas nuseve të kabineteve, posteve
politike, pasurisë materiale personale e Dylqinjave të “Bit-Pazarit”, ende deri
më sot nuk e thanë asnjë fjalë për ato burra të pushkës e penës. E ku, më të
organizojnë ndonjë Manifestim Kulturor Historik. Përurojnë, Sheshin e “Madh”
Historik “Skënderbeu”?! Publikisht edhe, në vend të vetëvetes para kamerave
televizive, përkujtojnë Dy Çlirimet Historike të Shkupit nga kryengritësit
shqiptar (8.000 kryengritës), atë të Dervish Carës (Betejën e Katllanovës 1844)
dhe të Isë Boletinit me Hasan Prishtinën (1912). Përveçse, dalldisjeve të tyre
të arratisura politike rrugëve të “Bit-Pazarit”,
duke i përdredhur bythët si rrospia meshkuj në Shtëpinë Publike nëpër sokaqeve
me këngë “tallava patriotike”, trumbeta, lodra (tupana) e dajre.
Krushqëve partiak,
fatkeqësisht sot me këngë e valle u pri para Nusja Xhadi me pashterkë të kuqe
me ilahi e flamuj turko-arab, lidhur qafë për qafe me Diellin me rreze, e jo me
atë Flamurin shqiptar kuqezi, shqiponjën dykrenare të kryengritësve shqiptar.
Këngën popullore historike të Dasmave Tradicionale Shqiptare përpara koçisë të
mbuluar me qilima kuqezi, qëndisur me
këmbë arushe nga Nanat Shqiptare nateditë të endura në vekun e Nuses, në
Katund: Hajdeni, bini djemtë e Shalës,/ përmes sarajeve të pashës!...
“Krushqit” e
Njerkës në mes të Lëmës, sot publikisht me trumbetat e Dexhallit nëpër
“Bit-Pazar” e dajre na e zbresin nga koçia Hojdodolen, një haxhuze plakë si
nuse sokaku me ferexhenë krahëve, xingëla-migëla dhe “franga” përqafe. Sheqera
të larmë me grushta duke i hudhur mbi kokë e duke i bërë dajret copë-copë nga
gëzimi për “fitore”. Dorë për dore duke hedhur vallen e “vëllazërim-bashkimit”
ish jugosllav me këngë dasme turko-arabe të haxhuxheve plaka dorë për dore pa
Nuse në Lëmë, para Shtëpisë…