| E marte, 12.10.2021, 07:23 PM |
Hartë e rrallë me emrin
e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Një
Hartë e rrallë në të cilën figuron emri i kryeheroit tonë arbëror Gjergj
Kastriotit (Skënderbeut) dhe selia e mëparshme e tij e Krujës. Kjo hartë ka një
domëthënie të madhe për faktin se si Arbëria dhe selia e kohës së tij
identifikohej me emrin e tij të famshëm e të njohur kudo në botën europiane dhe
më gjerë.Poashtu kjo tregon se selia e tij Kruja poashtu Lezha si dhe vetë
Arbëria në epokën e tij ishin më të famshme se çdo seli e Princave,Papëve e
Mbretërve të Europës së asaj kohe.Harta nuk dihet e cilit vit është ,por e
gjeta gjatë hulumtimeve të mia në një atlas të vitit 1797.