Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Zhurma të dalldisura politiko-kulturore

| E enjte, 07.10.2021, 07:33 PM |


ZHURMA TË DALLDISURA

POLITIKO-KULTURORE

NGA KALOSH ÇELIKU

Dhe, kohën e lirë si zakonisht e kaloj para këmbëve të Olimbisë tek Ura e Gurit, në “Bit-Pazar”. “Ilaçet” (barërat) e mia të përditshme i kam të domosdoshme, si fëmijët tambëlin e Nanës.Gji, që ua jep fëmijëve për jetë.Luftë. Punë tjetër është ajo se, çka thonë “musliamnët” e Nënës Parti, se: qenkan “haram”, për mua janë “hallall”. Edhe, i kam arratisur sytë mbi Urën e Gurit, matanë Vardarit.Asnjë kësulë të bardhë të Bajram Currit, asnjë grua me veshje kombëtare shqiptare nuk kalon matanë Vardarit.Përveçëse, disa çafkave të zeza me ferexhet hedhur krahëve.Ndonjë korbi këmbëpërvjelur pa pupla me xhyben krahëve.Kohë, kur Unë si nxënës i shkollës të mesme normle “Zef Lush Marku”, nuk i shihja përditë rrugëve në Shkup.

Hë për hë, kalon Hojdodolja: leckat e arnuara përmbi leckat e zeza hedhur krahëve. Shajkaçat, shamizezat, ferexhezezat turko - arabe dorë për dore… Vetëm, moti nuk e do Zoti ta shoh si dikur një grua azgane me veshje kombëtare shqiptare. Vetmevete, them: O Imzot, ku humbën shqiptarët, kaçakët e maleve në këto anë: Dervish Cara me kryengritësit shqiptar, që në Perandorinë osmane e çliroi Shkupin (1844)?! Kaçakët e Ditës sotshme historike të Dervish Carës?! Kaçaku i maleve, që hynte edhe përoxhaku, Emin Xhambazi (Çeliku), krahu djathtë i  tij në Betejën e përgjakshme të Katllanovës?!

Papritmas, dikur kalon matanë Urës Gurit  edhe Hoxha i Allahut me kësulë-leckën e tij turko-arabe e mjekrën e cjapit qafërjepur. Mjekër, që nuk e kanë pasur gjatë gjithë jetës nëpër beteja luftarake kundër turkut Dervish Cara, e as Dervish Emin Kaçaku - Çeliku (Xhambazi).Dudumi, që nateditë lutet në xhami. Turret si “musliman me Din e Iman” pa kokë me të katra matanë Urës Gurit të Vardarit. Hojdodolja nën këmbët e Urës Gurit, veç më e ka nxjerrë “lulekaçen” nga dimijat me lule-lale “Xheneti”. I shkruan pizi Qytetit Shkupit, që sipas saj gjoja “vdes” para këmbëve të “Kalit të Shemës” pas porte?! E ngre zërin “artistik” luftarak: Duartrokitë mes Çarshisë të Shkupit, që ua kanë lënë Shkupin “musliman” nëpër duar“shqiptaëve” me tespihe kuqezi, në xhami. Hoxhallarëve të rrejshëm dhe matrapazëve partiak me gotat e çajit të rusit mbi tavolinë, duke bërë “politikë madhore” për “shqiptari”, në Qeverinë me “besë” të “Vëllazërim - bashkimit”?!

Fatkeqësisht, Shkupi të lë përshtypje, se: në këtë Qytet historik shqiptar, si dikur brez pas brezi jetojnë të gjithë kombet dhe kombësitë, por jo edhe shqiptarët si popull shumicë në Shtetin e “përbashkët”. Popull, që sot duhet ta kenë në dorë edhe udhëheqjen me Shtetin. Ose, sipas deklaratave teknefese të Kryeminstrit shqiptar, Edi Rama në takimin e tij me Kryetarin kur deklaroi: por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Haptas para syve të botës bën krahasimin e shumicës shqiptare për të drejta të barabarta kombëtare me pakicën bullgare që jeton në Shqipëri?! Gojën ua hapë partizanëve partiak “maqedonas” të çirren rrugëve dhe para kamerave televizie, se populli nuk votoi për platformë politike të importuar nga Shqipëria?!

Punemadhe, që “Abazi” zbriti nga malet në Qytet.E, më vonë hyri në një “çanak” (enë) me një Parti Politike Neokoministe, në Shkup (Qeveri me “besë”). Parti shqiptare, që është me  vite  në pushtet me “komandantët” e tij pas lufte vetëm me një “Asker”.Edhe ai, si Komandant “Askeri” në Katund me shokët partizanë në Qeveri, pushtet.

Vallë, kush nuk e do Shkupin Shqiptar?! Kryeqytetin e shqiptarëve, që historikisht nëpër shekuj ka qenë shqiptar, që nga koha Ilire: e Dervish Carës dhe krahut djathtë të tij luftarak, Emin Çeliku (Xhambazi)?! Përveçëse, halldupëve “musliamanë”.“Shqiptarë”, apo “maqedonasë” (torbeshë)?!Pakashumë, ka kjo rëndësi në Ditën e sotshme historike. Nateditë çirren nëpër minare të xhamive me flamurin turko-arab, kur e gjithë bota e di, se: Shkupi ka qenë, është dhe do të jetë patjetër një ditë këmbekrye Kryeqytet shqiptar! “Vilajet”, dikur turk “ehamdurila”, Sot Shtet:Kryeqytet Shqiptar i Drevish Carës dhe Emin Çlikut (Xhambazi). Atdhe, që në atë kohë nuk i kanë dalur zot “muslimanët”, e as “shqiptarët” e sotshëm me “Din e Imanë”. Fatkeqësisht, të pajtuar mu si dje me pushtetin turko-arab, edhe sot me pushtetin sllav.

Dhe, shumë shpejtë do të vijë Dita, ku në minare të xhamive shqiptare do të valojë një ditë flamuri kombëtar kuqezi shaqiptar me shqiponjën dykrenare. Gojën plot e  them: vetë shqiptarët e dalldisur e arratisur  nëpër parti politike me “besë” e pa besë (ku ka besë në politikë) e çerdhe fetare të sorrave nëpër xhami turko- arabe duke përkujtuar thënien e Faik Konicës: Sot, jam bindur se: Armiku më i madh i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët”...

Fitorja e Vitit Madh Historik: Unë mezi e kreva pushimin e merituar vjetor pas katër viteve mbi libra në bibliotekë, Shkup, Prishtinë e Tiranë. Edhe atë: falë djalit tim të Madh, dashamirësisë tij të letrave shqipe. Kundërshtarët e mi publicistik-artistik, kur moti kohë  këto “veprime patriotike” i kanë “kryer” në Shtetin e “përbashkët”, ende pa emër, Kosvë, Mal të Zi, Shqipëri e Greqi. Ndoshta, edhe në Çamëri dhe Itali?!

Tashti jam ballë për ballë me ju si Shkrimtar, dhe lexuesë besnik i ulur këmbëkryq në Sofrën Shqiptare.Mjetet e informacionit dhe bibliotekë.Po, nuk më pëlqen pasqyra historike që e keni vënë si politikanë të dalldisur mbi Urën e Gurit, në Shkup.Debatet e juaja “politike”, kotnasikoti në mjetete e informacionit me theshetheme të plakave pas gardhit. Nuk e di pse, kur e pyes në pasqyrë Veten, kush është më i bukuri në këtë botë?!

E ajo, më përgjigjet: Sot, “Shpëtimtari” i shqiptarëve?! Nesër, Kauboji Shkupit?! E Unë, i arratisuri mes librave në bibliotekë, pres me  ditë, javë, muaj, vite e shekuj të më përgjigjet: Çuki me “besë”. Kryeminstri historik legjendar i Shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim-bashkimit”. Ose, “Abazi”. Pse, jo edhe Taçi Vojvoda?! Nesër, kutadi Unë edhe, ndonjë Sulltani Ri, ndonjë turk “ehamdurila” me këmbët dhe trutë në legen.

Punemadhe, nëse më përgjigjet edhe, Taçi “Vojvoda”. Realitet, që sot nuk e përtyp dot lapsi im kryengritës, që e ka shaluar atin moti kohë me të katra nëpër “Bit-Pazar”. Pasqyrë, fundekrye e rrejshme. Nateditë, që na trumbeton me vite një gjysëm Teatri Shqiptar. Dhe, një Teatër të fëmijëve melez, në të cilën mund ta gjejsh “vëllazërim-bashkimin”, po jo edhe shfaqje të fëmijëve me autorë shqiptar. Institucione kulturore në të cilën e përurojnë veten trusakatët, eksponentë nateditë skelet të “vëllazërim-bashkimit” me pak shpirt me vlera të “arrira kulturore-artistike” kombëtare.

Zhurmë e dalldisur politiko-kulturore-artistike në Shkup, që lakmi Sot do t’ia kishte edhe Partia e dikurshme Komuniste…