| E marte, 05.10.2021, 08:15 PM |
POETI HYRI ME KARROCË
DHE SHAMI NË VALLE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Rrezik,
nga të katër anët për poetët të rrethuar me Covid -19! Dhe, partitë politike
gjatë këtyre zgjedhjeve lokale të dalldisura me nga tre - katër - pesë
kandidate nëpër komunat me shumicë shqiptare, arratisur e dalldisur për kryetar
komune. Secila parti politike, edhe me sllogane partiake qesharake, kokë më
vete: “ Zgjidhë jetë - voto blertë (bashkë)! “Pastër”. “Me më të zotët ka
shpresë”. “Me ka krejtë”… Hapa të
çuditshëm politik për “fitore”, që kësaj radhe me disa kandidatë shqiptar, duke
i shpërndarë votat shqiptare, do t’i humbin edhe komunat me shumicë shqiptare, që deri Dje i
udhëhiqnin me plotë vështirësi, dhe
probleme.
Imzot,
them me vete: Pse këto parti politike shqiptare, deri më sot, nuk mudën të
arrijnë një marrveshje të përbashkët politike?! Vërtetë, deri Dje: me
“vëllezërit” i ndanë lugët dhe enët, e jo Shtëpinë, arat dhe malet. Po, sot:
së paku, ta marrin “një dhomë për vete”.
Titull i librit të Virginia Woolf. Nuk ka problem, gabim i përsëritshëm
historik. Sot, së paku t’i bashkojnë forcat e tyre politike, ta ndajnë
pushtetin. Përçudi, edhe kësaj radhe: nuk ia arritën qëllimit. Edhe, në këto
zgjedhje lokale për kryetar komune, dolën të përçarë (2021). Fenomen i
çuditshëm shqiptar, që na përsëritet me vite në politikën Shqiptare.
Megjithatë,
edhe pse politika e tyre “madhore”, na e ka mbyllur derën, edhe dritaret në
arsim dhe kulturë, na ka mbetur vetëm oxhaku. Prandaj, kësaj radhe poetët që
morën pjesë në Takimet Poetike “HYJNESHA THANA” në Kërçovë, hynë nga oxhaku.
Erdhën, nga të katër anët e Atdheut
dhiareve malore në kohë Pandemie me masa Qeveritare: “Maska, laj duart me
alkool, dy metra larg rri edhe Gruan besnike! Mos, hyn në restorant pa vaksinë!
Mos, e kalo kufirin pa vaksinë 1, 2, 3?!…Vetëm, hapur na i lanë Qendrat Tregtare
dhe “Parkun e grave”, në Shkup.
Lufta,
Sot: Nuk bëhet me shpatë, revole, pushkë, bomba serbi e italjani… E, as me topa
turku. Aeroplanë e helikopterë. Shkenca luftarake e biznesit dhe pushtimit ka
ecur shumë përpara në botë. Sot, luftohet edhe me Pandemi, vaksinë dhe drone.
Stërpikje nga aeroplani për mbytjen e “mushkonjave”. Anembanë Atdheut, na
digjen edhe pyjet edhe spitalet. Koronavirusin, “armikun e padukshëm” e kemi
këmbëkryq, në Shtëpi.
Miku
im Poet i vendlindjes, në verandë më thotë: Koronavirusin ma ka dhënë Demi, që
na e solli nga Durrësi. Nuk ka problem i them: I kam truproje Tambëlin e Nanës,
nëntë vite si fëmij, hajmalinë e Dervish Nures Përtejzalli, Shqiponjën e
Skënderbeut dykrenare përqafe… Dhe, armët e brezit me vete: rakinë e rushit,
krahëpërkrahu me rakinë e dëllinjave. Vërtetë, si fëmij dikur në Katund,
xhindet më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive. Po, Sot: përçudi, më doli
zot, rakia e rrushit dhe dëllinjave.
Edhe,
fillon Nata e parë poetike. Poetët, rroken fytas me Koronavirusin me poezi:
Anila Kananasi - Karapideu, Daim Ilazi, Dan Ibrahimi, Ejup Ajdini, Ferida
Ramadani (Zmijani), Flora Peci, Flutura Maçi, Kalosh ?eliku, Ligor Shyti, Mirsade Krasniqi, Ramë Oraca, Rami
Kamberi, Sadije Aliti, Shqipe Hasani, Shyqri Galica, Janaq Jano, Xhelal Ademi,
Xhevit Ahmedi, Lirianë Xhemaili, Nurie Emrullai, Mirije Vrangalla, Ibraim Koça,
Adem Xheladini etj.
Ditën
e nesërme, poetët iu ngjitën Kalasë të Kërçovës. Kalasë dytë për nga bukuria në
kohën e Ish Republikës të Jugosllavisë. Kala, e cila në kohën e Shqipërisë
Madhe, e priti krahëhapur edhe përmendoren e Skënderbeut. Përmendore, të cilën
sistemi komunist e futi në podrumet e Kalasë Kërçovës, që edhe sotekësaj dite,
ende nuk ka hipur në kala.
Përderisa,
poetët i shohin bukuritë e kësaj kalaje,
vjen edhe profesoresha e Gjuhës Shqipe, Lirie Asani me Grupin Letrar të
Gjimnazit “Drita”, në Kërçovë. Nxënësit, njëri pas tjetrit i lexojnë poezitë e
tyre para të pranishmëve. Pas tyre, poezitë i lexojnë edhe poetët.
Tashti,
poetët i pretë Dreka poetike, të cilën organizatori e ka shtruar në një
restorant, rrugës nga Manastiri. Këngë e njohur kjo popullore e këngëtares
Shkurte Fejza: “Mora udhë kah Manastiri”. Pas humbjes të rrugës nëpër
udhëkryqe, mezi arritëm në restorant, tryeza
poetike veç më ishte shtruar me peshk lumi malor, dhe verë të bardhë.
Pasdreke,
poetët u kthyen në hotel për pak orë pushim. Dhe, në mbrëmje i priste Nata e
Madhe me këngë dhe valle. Këngëtarja e mirënjohur Lumturi Axhani e hapi
programin me një potpuri të këngëve kërçovare. Poetën hynë në valle. Ndërkohë,
erdhi edhe këngëtarja e mirënjohur kërçovare, Besiana Mehmedi. Nata e Madhe
mori zjarr, edhe me këngë popullore nga Shqipëria dhe Kosova.
Poeti
nga Përmeti (Shqipëria) Ligor Shyti, me gjithë karrocë dhe shami në dorë, hyri
edhe ai në valle me poetët…
Besiana
Mehmedi në valle me poetët.
Lumturi
Axhami, edhe ajo hyri në valle me poetët, dhe Ligor Shyti me karrocë…
Flutura
Maçi, e heq vallen me shami…
Farida
Ramadani (Zmijani) dhe Shqipe Hasani, hyjnë edhe ato në valle…
Valles
i japin zjarr edhe poete të tjera…
Vallja pas Rokenrol -it, vazhdon edhe pasmesnate dorë për dore…