| E hene, 04.10.2021, 07:55 PM |
ROBERT ELSIE (1950 – 2017)
Nga
Fritz RADOVANI:
ROBERT ELSIE:
“Dua
të prehëm në Shqipëri!..”
Studjuesi
i njohun, albanolog dhe nder perkthyesit ma të njohun të asaj Gjuhes së vjeter
Shqipe, të pasuesve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, me origjinë nga
Gjermania, i Ndjeri Robert Elsie, la një testament shumë me vlerë per Popullin
Shqiptar: “Dua të prehem në Shqipëri!...”
Në
zemren e Tij ishte daltue nepermjet perkthimeve dashunia e pakufi per Bjeshkët
e Nemuna... Alpet e Shqipnisë do t’ ishin vendpushimi i Tij i fundit... Thethi
i mrekullueshem ishte me dyer të hapuna katerkapakësh per me pritë Mikun e vet,
që punoi dhe i dha aq shumë Shqipnisë, me atë penë t’ artë që nder shekuj nuk
ka me u harrue prej Atyne Maleve!
Foto
e Robertit tregon shumë ma teper se me shkrue disa faqe per Te!
Kultura
Shqiptare mbeti pa një nga shtyllat ma me randsi me humbjen e të Pavdekshmit
dhe të Perjetshmit studjues aq i madh: Robert Elsie.
Vetem
koha e ardhshme ka me tregue kush u vorros atje parakohet!
Ai
ishte nder vlersuesit ma të mëdhaj me punen e Tij i Gegnishtes sonë, dhe mos
harroni se, brezat e ardhshem njëditë, do të mendojnë per Ate!
Do
të mendojnë ashtusi mendoj e punoi Ai.., per Popullin Shqiptar!
Melbourne, 2 Tetor 2021.