| E hene, 04.10.2021, 08:02 PM |
NJË NGJARJE NË HISTORINË E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE QË SHPESH ANASHKALOHET
Nga Frank Shkreli
Nuk jam i sigurt,
nëse ky anashkalim ndodh me qëllim, ose jo,apo mund të jetë karakteristikë e disa
personave të asaj sindromës, sipas të cilës -- “unë jam fillimi dhe mbarimi i
kësaj historie” – askush dhe asgjë tjetër nuk është pjesë e saj. Në këtë
30-vjetor të rievdnosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipërie kam fjalën
për vizitën e parë të delegacionit prej 4 vetash të Departmentit të Shtetit në
mars/prill, 1991, në Shqipëri, që rrallë e shkurt mund të përmendet aty këtu,
me një fjali ose dy. Ose injorohet me
qëllim ose anashkalohet me pa dashje. Por është e vërtetë se me urdhër të
Departmentit të Shtetit, një javë pas nenshkrimit të Memorandumit, 15 mars,
1991 në Washington –si hapi fillestar për rivendosjen e marrëdhënieve
diplomatike midis dy vendeve tona-- delegacioni i parë diplomatik amerikan ka mbërrijtur
në Tiranë me objektivin kryesor, “për të zgjëruar kontaktet me
qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e
misjonit diplomatik”.Pove këte në dukje këtë çeshtje sepse, pothuaj, çdo
referencë zyrtare që shoh dhe lexoj në lidhje me marrëdheniet dypalëshe,
përmendet nënshkrimi i memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy
vendeve dhe hapja “zyrtare” e ambasadës së SHBA-ve disa muaj më vonë, por
anashkalohet krejtësisht vizita e parë diplomataike amerikane në Tiranë – gjatë
të cilës, vërtetë, është bërë një punë
mjaft e madhe para-pregaditore, për hapjen zyrtare të ambasadës amerikane më
vonë atë vit, në vjeshtë të 1991.
Nuk ka dyshim se Ambasadori i
parëi SHBA-ve në Tiranë, Z. Bill Ryerson dhe diplomati Chris Hill -- të cilët
kam pas nderin t’i njoh dhe në dy tre raste të jem në një tavolinë me ta
përballë zyrtarëve shqiptarë, sidomos me Amb. Hill -- kanë meritat e tyre të
mëdha për punën e tyre, në rrethanat absolutisht jo normale politike dhe
ekonomike që mbretononin në atë kohë në Shqipëri. Këta dy diplomatë si rradhë të tjerë të tjerë
pas tyre, e kishin kutpuar shumë mirë të kaluarën tragjike nepër të cilën ka
kaluar Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe ishin njohës të
krimeve barbare të komunizmit shqiptar kundërdhjetra mijëra viktimave të pafajshme
të atij regjimi.Ata luajtën një rol me rëndësi në këtë mes, por edhe komuniteti
shqiptarao-amerikan me të cilët ata ishin në kontak, ka luajtur gjithashtu një
rol tepër me rëndësi – një fakt ky të cilit iu refuar edhe diplomati lartë
amerikan, Z. Raymond Seitz gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit.
Nënshkrimi i
dokumentit me 15 Mars, 1991 në Washington për rivendosjen e marrëdhënieve
diplomatike amerikano-shqiptare -- pas një ndërprerjeje prej pothuaj një gjysëm
shekulli -- ishte një rast historik për të dy kombet, veçanërisht për
komunitetin shqiptaro-amerikan cilikishte pritur me dekada për agimin e asaj
dite dhe për hapjen e Shqipërisë që do tu jepte atyre mundësinë për tu takuar
me të afërmit e tyre në Atdhe, nga të cilët i kishte ndarë regjimi komunist për
pothuaj një gjysëm shekulli. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Zoti Raymond G. H.
Seitz, nënshkruesi i Memorandumit për palën amerikane, është shprehur, me atë
rast se, “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona e kanë fillimin në agimin e këtij
shekulli kur Presidenti Uodrou Uilson i dha shtetit te ri shqiptar përkrahjen e
Amerikës. Kjo lidhje nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanë me
origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këte dhomë, e të cilët
ishin në kontakt me Atdheun gjatë gjithë këtyre viteve…”,ka thënë ndër të tjera
diplomati i lartë amerikan.
Gjatë atij fjalimi, ai ka
paralajmëruar gjithashtu nisjen e shpejt – pa humbur kohë siç e pat cilësuar ai
-- të një delegacioni diplomatik për në Shqipëri, duke thënë se,“Shtetet e
Bashkuara shpresojnë që me Shqipërinë të fillojnë marrëdhënie ndërtuese dhe
produktive në baza të interesit të përbashkët. Ne kemi në plan, që
mbrenda një kohe të shkurtër të dërgojmë një delegacion në Shqipëri për të
zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar
përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik…”, katheksuar me atë rast
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Raymond Seitz.
Ndër këto vite e dekada, vizitës
së delegacionit të parë amerikan në Shqipëri, por as rolit të komunitetit
shqiptaro-amerikan nuk i është dhënë kredia që meritojnë në zhvillimin e këtyre
marrëdhënieve. Por, vet diplomati i lartë amerikan gjatë fjalimit me atë rast,
30-vjetë më parë ishte i vetdijshëm pë rolin e shqiptaro-amerikanëve, ndërsa aii
ka shprehur falënderimet e tija komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin
që ka dhënë gjatë dekadave, për realizimin e atij momenti në histori – vizitës
zyrtare diplomatike në Shqipëri dhe rivendosjes së marrëdhënive diplomatike
midis dy vendeve. “…Unë dëshiroj që të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të
mundur realizimin e kësaj dite. Ndër këta, sot në këte dhomë, janë
shumëamerikanë me origjinëshqiptare të cilët kanë kontribuar jashtzakonisht
shumë, me kohë e përpjekje, për të vendosur marrëdhënie të reja midis dy
vendeve tona”, ka përfunduar fjalimin e tij, Z. Seitz.
Për rolin e
komunitetit shqiptaro-amerikan në promovimin e marrëdhënieve
amerikano-shqiptare gjatë izolimit të vet-imponuar të Shqipërisë nga regjimikomunist
i Enver Hoxhës, kam shkruar disa herë, por edhe burime të tjera si dhe autorë
tjerë shqiptaro-amerikanë i kanë dokumentuar përpjekjet e diasporës shqiptare
në Amerikë -- në pritje të një dite më të mirë për marrëdhëniet midis dy
popujve tanë, e që u realizua, më në fund, me 15 mars, 1991. Ja një nga ato
shkrime modeste,sa për informacion--Frank Shkreli/ Roli i diasporës
në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane | Gazeta Telegraf
Prandaj, qëllimi i
këtij artikulli modest sot, para se të skadojë edhe 30-vjetori i rivendosjes së
marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, dëshiroj të kujtoj tre diplomatë amerikanë, ndër
më të mirët diplomatë me të cilët gjatë viteve kam pasë fatin, nderin dhe pri-vilegjin
të njihem e të punoja me ta si pjesë e delegacionit të parë amerikan në
Shqipëri në mars/prill 1991. Për të cilët edhe sot -- pas 30-vitesh -- ruaj
konsideratën më të thellë, kujtimet dhe respektin më të madh për ata përfaqësues
të denjë të Amerikës, si njerëz të mirë, por mbi të gjitha, si diplomatëtë
shkëlqyer në shërbim të Atdheut tonë të adaptuar. Gjatë asaj vizite, ata ishin të pa
komprometueshëm në mbrojtje dhe në promovimin e vlerave të këtij vendi të madh,
që e quajmë Amerikë dhe të vetdijshëm të kaluarës komuniste të atij
vendi–ndrëkohë që trashëgimia e tmershme e atij regjimi shihej qartë kudo në
vitin 1991. Respekt për punën e tyre që
ata kryen – tre dekada më parë –në rolin e delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, që shkeli për herë të parë në tokën e Shqipërisë në pothuaj
50-vjetë, pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga regjimi komunist i Enver
Hoxhës, në mbarim të Luftës së dytë Botërore. Këta diplomatë të nderuar – tani
në pension -- nuk duhet të harrohen për kontributin që kanë dhënë, sidomos nga
kolegët e tyre sot në Shërbimin Diplomatik të Amerikës, qofshin ata në
Ambasadën Amerikane në Tiranë, qoftë në Washington. As për ata ajo periudhë nuk ishte aspak e
lehtë në Tiranë, as për diplomatët amerikanë por as për shqiptarët vendastë
cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga një diktaturë komuniste, nga më të
egrat në botë, e që e shikonin arritjen e amerikanëve si një ditë shprese për
liri. Unë e di, se isha me ta, sfidat
dhe problemet ishin pothuaj të pakapërcyeshme.Delegacioni përbëhej nga
këta 4 veta. Ata ishin:Kryetari i delegacionit Amb. David Swartz, diplomati
Richard Mueller, Susan Sutton, shefja e Zyrës që kujdesej për Shqipërinë, të
gjithë këta diplomatë të karierrës me përvojë të gjatë dhe autori i këtij
shkrimi përkujtimor.
Vizita e parë nga
Departmenti i Shtetit në Shqipëri, 30-vjetë më parë ishte një ngjarje historike
që kishte tërhequr edhe interesimin dhe vëmendjen e mediave amerikane në atë
kohë. Njëra prej tyre, gazeta Nju Jork Tajms gjatë qendrimit të delegacionit të
parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991, kishte dërguar në Tiranëkorrespondentin
e saj për Evropën dhe Ballkanin, Z. Dejvid Binder, i cili dërgonte, pothuaj çdo
ditë nga Shqipëria një korrespondencë për gazetën më të njohur amerikane, duke
informuar lexuesit amerikanë veprimtarinë e delegacionit dhe për zhvillimet
dramatike të atyre ditëve në Shqipërinë komuniste hermetike, për një vend për
të cilin lexuesit amerikanë kishin pak ose aspak dijeni. Në një prej
korrespondencave të tija nga Tirana, gazetari Dejvid Binder shkruante:
“Më 15 mars, Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet
diplomatike me Shqipërinë, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve pluraliste të
autorizuara nga udhëheqja jo stabile komuniste e Presidentit Ramiz Alia.Z.
Muller, specialist i çështjeve të Evropës Lindore, u nis me tre zyrtarë të
tjerë anëtarë të delegacionit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të
përgatitur rrugën për rihapjen e ambasadës amerikane në rrugën
"Labinoti".Italianët ende nuk e kanë dorëzuar ndërtesën dhe një
ambasador i ri amerikan ende nuk është emëruar, megjithëse David Swartz,
zyrtari i Departamentit të Shtetit, me origjinë nga Çikago, që drejton grupin
diplomatik amerikan me zotin Muller, është përmendur si një kandidat i mundshëm
për ambasador në Tiranë”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms.
“Gjatë qendrimit këtu në Shqipëri”, raportonte Nju Jork
Tajmsnjë ditë të marsit 1991,“Grupi i parë diplomatik amerikan ka udhëtuar
anembanë këtij vendi prej 3.5 milion banorësh, duke takuar shqiptarë të
zakonshëm dhe zyrtarë të lartë. Të mërkurën mbrëma, delegacioni i parë amerikan
organizoi një pritje modeste në hotel Dajti -- i ndërtuar nga autoritetet e
pushtimit Italian -- për rreth 100 shqiptarë, amerikanë dhe diplomatë të huaj”,
të akredituar në kryeqytetin shqiptar, të ftuar nga delegacioni i parë
diplomatik amerikan në Shqipërinë ende të sunduar nga regjimi komunist. Në atë pritje, shkruante Dejvid Binder në
gazetën Nju Jork Tajms, ishin të pranishëm edhe 4 anëtarë të delegacionit të
Komisionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Siguri dhe Bashkpunim në
Evropë, i kryesuar nga ish-Senatori Dennis DeConcini, demokrat nga shteti
Arizona, pjesë e të cilit ishte edhe kolegu im në Zërin e Amerikës, Dr. Elez
Biberaj, në atë kohë shef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.
Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit
Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA që ka
vizituar Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit imponuar nga
regjimi i Enver Hoxhës. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë
përparuar e janë rritur, me batica dhe zbatica nga koha në kohë, varësisht
gjendjes së brendshme politike të Shqipërisë, kryesisht si rrjedhim i
konflikteve dhe mosmarrëveshjeve midis dy partive kryesore të vendit, si dhe
për mungesë të rendit ligjor dhe të korrupsionit masiv që ka përfshirë,
aktualisht, nivelet më të larta të qeverisë dhe të shoqërisë shqiptare, në
përgjithësi. Megjithë vërejtjet dhe kritikat midis miqve, për pothuaj 30-vjet “post-komunizëm”,
Kombi shqiptar nuk ka as nuk besoj se do të ketë mik më të madh se Amerikën.
Kjo është treguar herë pas here nga Washingtoni, madje edhe gjatë periudhës
izolacioniste të Enver Hoxhës, ndërkohë që Washingtoni gjithmonë ka shprehur
respektin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe për
shqiptarët, ndonëse jo për regjimin komunist të asaj kohe.
Është normale që midis miqësh të ketë periudha
ftohjeje në marrëdhëniet e tyre. Kjo ndodh edhe me aleatët, historikisht, më të
ngushtë të Amerikës.Në rastin e Shqipërisë, pa dyshim se, “çështja Berisha” e
kohëve të fundit, nëse mund ta quajmë ashtu, përbën ftohjen më serioze në
marrëdhëniete këtyre tre dekadave, midis dy vendeve tona. Nuk pretendoj të dijë
se cilat janë meritat e kësaj çeshtjeje, por mos dëgjoni zërat e atyre që predikojnë
se “çeshtja Berisha” nuk i ka prekur dhe nuk do i afektojë marrëdhëniet midis
dy vendeve, tani as në të ardhmen. Presim përfundimin e kësaj çeshtjeje, por
cilido të jetë përfundimi, mos tradhëtoni veten as të tjerët, se kjo “çeshtje”
i ka dëmtuar rëndë këto marrëdhënie, shpresoj se jo në mënyrë të riparueshme,
por shohim .
I lutem të Madhit Zot që personat dhe
institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për situatën e krijuar të dinë mirë
se ç’janë duke bërë dhe të kenë faktet dhe të vërtetën në anën e tyre. Prandaj
është e rëndësishme që kjo gjëndje e krijuar në marrëdhëniet dypalëshe
shqiptaro-amerikane të sqarohet sa më parë për publikun shqiptar dhe mundësisht
të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në interes të shqiptarëve dhe për
hir të marrëdhënieve afatgjata midis dy kombeve tona. Varësiht se si do
përfundojë kjo situatë,këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një person ose me një
parti politike, por kemi të bejmë me mundësinë e krijimit të një destabiliteti
politik. Një skenar i tillë nuk i shërben interesit të askujt në Ballkan.Interesave
të Kombit shqiptar, jo se jo, por as interesave të Shteteve të Bashkuara, pasi
ato nuk kanë mik më të ngusht në atë pjesë të botës, strategjikisht dhe
historikisht, e rëndësishme për Washingtonin. Të gjithë atyre që po merren me
këtë çeshtje u bëjë thirrje, në këtë 30-vjetor të hapjes zyrtare të ambasadës
amerikane në Tiranë: Ulëjani hovin retorikës së ashpër dhe inatçore, nga të
gjitha palët e përziera në “çeshtjen Berisha”: Mesazhi im është: COOLER HEADS MUST
PREVAIL!
Ish-Ambasadori David
Swartz, Kryetari i Delegacionit të Departamentit të Shtetit që për herë të parë
(ç’prej vitit 1946) shkeli në tokën shqiptare, Mars/Prill, 1991, menjëherë pas nënshkrimit
në Washington të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike
SHBA-Shqipëri.
Pjesëtarë të të tjerë
të delegacionit të parë diplomatik
amerikan në Shqipëri --Nga e djathta,
Susan Sutton, përgjegjëse për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit--në mes
zyrtarja MM që iu bashkua delegacionit ditët e fundit të qëndrimit tonë në
Tiranë, për tu marrë me disa çeshtje administrative -- dhe autori. Mungon
fotoja e diplomatit të karrierës Riçard Mueller.
Dr.
Elez Biberaj me autorin e këtij shkrimi përujtimor dhe me gazetarin/analistin e
gazetës Nju Jork Times Dejvid Binder në një seminar të Qendrës Woodrow Wilson
në Washington (circa 1985), ndër të parat për gjëndjen e atëhershme në Kosovë
Dejvid Binder, korrespondent i gazetës Nju Jork Tajms, njëri
prej gazetarëve të njohur amerikanë dhe njohës i çeshtjeve ballkanike
raportonte nga Tirana gjatë asaj kohe,për të njoftuar lexuesit amerikanë për “ndryshimin
e madh” që po ndodhte në Shqipëri ato ditë.
Gazeta “Rilindja
Demokratike” (nr. 23 e ditës së shtunë, 23 mars,1991) e Partisë Demokratike të
Shqipërisë (e sa po formuar si parti opozitare në atë kohë) – ka qenë e vetmja
gazetë që ka njoftuar arritjen e delegacionit tonë në Tiranë. Media e regjimit
nuk njoftoi fillimisht arritjen e delegacionit të parë diplomatik të Shteteve
të Bashkuara në Shqipëri, deri pothuaj dy javë më vonë --vetëm kur u takuam (me
një mungesë të madhe dëshire për tu takuar me të)meXhelil Gjonin anëtar i
Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së.
Karta
me vulë me yllin komunist, lëshuar autorit të këtij shkrimi si vezhgues i
zgjedhjeve të para pluraliste 31/mars, ’91 në Shqipëri, zgjedhje të cilat --
ndryshe nga grupet evropiane -- delegacioni dhe organizatat vezhguese amerikanesi,
Instituti Republikan Ndërkombëtar nuk i njohën ato zgjedhje si të lira dhe të
drejta. Megjithse ato u mbajtën nën ligjet komuniste jo demokratike të kohës,sot
disa mund t’i konsideronin ato si më të lira se zgjedhjet e fundit
“demokratike”parlamentare në Shqipëri, 30-vjet më vonë. Profesor Rexhep Meidani
ishte Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mars të ’91. Disa vite më vonë, Presidenti Meidani gjatë
një vizite zyrtare nëWashington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991ndaloi
për një vizitë në Zërin e Amerikës (prill, 1999).
Presidenti
Meidani në zyrën e autorit në Washington –kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991
në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri
Presidenti Shqipërisë, Rexhep Meidani pritet nga
Presidenti Bill Klinton dhe Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s Javier Solana ku
ishin të ftuar për darkë pune në Shtëpinë e Bardhë vendet anëtare të NATO-s dhe
të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, (24 prill, 1999)
Roli i ish-Ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Z. Muhamet Kaplani ishte jetik, për të mos thenë i pazevëndsueshëm, gjatë atyre ditëve para nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, 30-vjetë më parë. Komuniteti shqiptaro-amerikan ngulte kembë që në ceremoninë e nënshkrimit në Washington të merrnin pjesë edhe dy liderët e atëhershëm të Partisë Demokratike, pasi përfaqsues të komunitetit refuzonin që rivendosja e marrëdhënieve me mikun historik të Kombit shqiptar dhe me vendin më antikomunist në botë, të mos bëhej vetëm me përfaqsues të regjimit komunist, i cili një shekull më parë i kishte ndërprerë këto marrëdhënie. Argumenti i tyre ishte që në ceremoni të përfshiheshin edhe grupe të tjera siç ishte Partia Demokratike e posa themeluar, me liderët e saj Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Diplomatët e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork e kundërshtonin pjesëmarrjen e përfaqsuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë në ceremoninë e Stejt Departmentit. Ishte masa e fundit dëshpëruese e përfaqsuesve të një regjimi kriminal komunist që si masë të fundit donin të vononin, që të mos themi të sabotonin një proces historik që ata nuk kishin më mundësi ta ndalonin. Roli i Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së ishte shumë negativ në atë kohë, për të mos thenë armiqësor. Por ka qenë, Ministri i Jashtëm Kapllani që ndërhyri. Berisha e Pashko erdhën në Washisngton dhe morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Respektet e mia për ish-Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani!